Tërnava flet për spiunët rus, tregon se a është e rrezikuar Kosova!

Politika

Tërnava flet për spiunët rus, tregon se a është e rrezikuar Kosova!

Nga: M.H. Më: 22 maj 2022 Në ora: 23:19
Hajrullah Tërnava

Që nga lufta e krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë, zhvillimet e mëdha dramatike po vazhdojnë të jenë prezente.

Së fundmi Agjencia Suedeze e Kërkimeve të Mbrojtjes (FOI) ka paralajmëruar tani për rritjen e aktiviteteve të inteligjencës nga fuqitë e huaja në zonën e BE-së, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

SÄPO vlerëson se një e treta e personelit në ambasadat ruse janë zakonisht oficerë të inteligjencës duke shtuar këtu që edhe Kosova mund të jetë pjesë e këtyre personave.

Se sa është e rrezikuar Kosova nga spinuët rus, për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Tërnava, u shpreh se çdo shtet ka një shërbim sekret për personat e besueshëm të atij shteti dhe shumica e tyre janë rusë prandaj edhe komentohet e kaluara e Putinit, i cili ka qenë nën shërbimet e Gjermanisë para shkatërrimit të murit të Berlinit.

Çështja e sigurisë së një shteti është çështje mjaft e ndërlikuar, sepse përpos policisë, gjyqësisë shërbimit intelegjent-sekret e shumë shërbimëve tjera që kontribojnë në jetësimet e ligjëve të atij shteti. Çdo shtet sikur që e ka shërbimin sekret që është shërbimi më i besueshëm i atij shteti, dhe që në të shumtën e rasteve ato shërbime sekrete me njerëzitë e tyre të atij shërbimi janë më të besueshmit e shteti. Prandaj edhe sipas SÄPO shërbimit intelegjent suedez, e thënë se një e treta e personalitetit në ambasadat ruse janë zakonisht oficer të intelegjencës ruse. Prandaj, jo rastësisht edhe e kaluara e Putinit që ka qenë në shërbimet sekrete ruse, edhe ai vetë ishte i angazhuar në këto shërbime në ish DDR e Gjermanisë ende para shkatërrimit të murit të Berlinit të viteve të 80-ta, e që ai sot sikur që dihet është Kryetar i Rusisë”, tha ai.

Sipas ekspertit të sigurisë çdo shtet në brendësin e saj duhet të është në nivel të këtyre dukurive dhe s’duhet të befasohemi për asnjë shtet që i ka ambasadat e tyra në shtetin tonë.

“Shteti që i angazhon strukturat e tilla në shërbime sidomos të ambasadave të tyre, qoftë edhe përmes UNMIK-ut, në veri apo edhe në tjerat vende me shumicë serbe si dhe në të gjitha pjesët tjera të Kosovës, dhe i përdorin si kultura që ata duhen t’i zhvillojnë ato politika të shtetit të tyre, në vende të ndryshme atje ku janë të angazhuar, për me i arrit ato qëllime çfarë kanë në planë t’i arrijnë. Këto taktika të angazhimit të njerzëve të shërbimeve sekrete i përdorin edhe shtete tjera të botës. Prandaj çdo shtet në brendësin e saj duhet të është në nivel të këtyre dukurive dhe s’duhet të befasohemi për asnjë shtet që i ka ambasadat e tyra në shtetin tonë”, u shpreh Tërnava.

Në bisedë e sipër ai thotë që të gjithë bashkëpunëtorët që paguhen nga shteti për të mbledhur informacione munden edhe të zhvillojnë propaganda të ndryshme nga shteti përkatës që paguhen.

E shpjegova se ambasadat e huaja i angazhojn në shumë raste njerëzë të shërbimeve sekrete të shtetit te tyre në ato vende nëpër ambasada, sepse ata veprojnë në shumë drejtime e sidomos edhe në ato drejtime që iu nevoiten shtetit që t’i arrijnë ato qëllimet e tyre për të cilat janë të interesuar, që ju interesojnë shtetit që i ka angazhue ata persona.

Prandaj angazhimet e bashkëpuntorëve që paguhen nga ai shtet i cili i ka angazhuar ata bashkëpunëtor mbledhin informata të interesit për atë shtet për të cilin janë të angazhuar, si dhe në raste të ndryshme munden të zhvillojnë edhe propaganda të ndryshme për qëllime të atij shteti i cili i paguan ata bashkëpuntorë”, thotë ai.

Në fund, Tërnava kujton një fjalë të urtë popullore duke lënë mesazh për shërbimet tona të sigurisë për të qenë sa më vigjilent në këto aspekte.

Çdo ambasadë që funksionon si e tillë në një shtet tjetër e ka mundësinë e angazhimeve të njerzëve të shërbimëve intelegjente-sekrete, prandaj fjala e urtë popullore që thuhet se: “besnik bëhu mirëpo besë mos i zë askujt” e ka kuptimin e saj të plotë në këtë pikëpamje, dhe nëse shërbimet tona të sigurisë dhe të tjera do të jenë vigjilente dhe në nivele të detyrave të tyre të përditshme në mbrojtje të vendit tonë,çështja e sigurisë do të ishte më e sigurt dhe në nivele të përditshmërive të jetës së qytetarëve tonë”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat