Është e pamundur të mendohet agresion i hapur ndaj Kosovës

Politika

Është e pamundur të mendohet agresion i hapur ndaj Kosovës

Nga: M.H. Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:39
Njësia speciale e Kosovës

Veriu i Kosovës po vazhdon të jetë cak i sulmeve nga serbët.

Të njejtit me këto sulme po arrijnë të sjellin tensione të mëdha në vendin tonë, ani pse institucionet e sigurisë po marrin masat e duhura.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur studiuesi i sigurisë, Armend Halimi.

Ai u shpreh se Serbia pra të vetmen mundësi dhe mjet ka inkurajimi, rekrutimin e grupeve brenda qytetarëve në veri me sponzorizim apo suport nga grupe të importuara nga Serbia për të prodhuar ndonjë sulm sporadic.

Sa i përket veriut, Serbia pra të vetmen mundësi dhe mjet ka inkurajimi, rekrutimin e grupeve brenda qytetarëve në veri me sponzorizim apo suport nga grupe të importuara nga Serbia për të prodhuar ndonjë sulm sporadik apo rezistence siç jemi mësuar të shohim”, thotë ai.

Studiuesi tutje thekson që është e pamundur të mendohet një aggresion i hapur ndaj Kosovës.

Por është e pamundur të mendohet agresion i hapur ndaj Kosovës, pra me sulm shtetëror, ngase përveç se e përcjell fati sikurse i Rusisë nga arena ndërkombëtare, e ka parasysh edhe rezistencën e fortifikuar nga KFOR-i dhe institucionet tona të sigurisë”, nënvizoi Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat