“Ende sillet si fantazmë. Është përmendur edhe në Kuvendin e Kosovës”/ Profesor Maxharraj: SHIK-u dyshohet për shumë vrasje politike!

Politika

“Ende sillet si fantazmë. Është përmendur edhe në Kuvendin e Kosovës”/ Profesor Maxharraj: SHIK-u dyshohet për shumë vrasje politike!

Nga: N.Sh. Më: 30 maj 2022 Në ora: 11:49
Ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli

Agjencioni kosovar i Inteligjencës dhe SHIK-ut, po konsiderohen si fantazmë në Kosovë.

Kështu po pretendon analisti politik, prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se, duhet të hetohen këto organizata, e sidomos SHIK-u.

Në një prononcim për gazetën ‘Bota sot’, Maxharraj potencon se, AKI-ja nuk ka kuadro të forta dhe të besës që t’i shërbejnë vendit.

Sipas tij, ata merren me problemet e tyre pasi që janë militantë të partive politike.

“Ekziston shërbimi informative inteligjent AKI-a në Kosovë i cili mendoj se nuk ka kuadro të forta siç thuhet ‘të besës’ që t’i shërbej vendit, ata në të shumtën e rasteve përballën me vetveten, me problemet e tyre sepse në të kanë hyrë militantët e partive të ndryshme pa ndonjë kriter të theksuar ku aty pati edhe vrasje, ose rasti i atyre dy agjentëve të cilëve iu ndërrua emri për të dëshmuar  rrejshëm në gjykimin “Syri i popullit” i cili doli të jetë inskenim i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, thotë Maxharraj.

Ai shton se, AKI duhet të pastrohet me kudra të reja të “besës për kombin” që e mbajnë fjalën, që fjalën e qojnë vetëm aty ku ju thotë Kushtetuta dhe askund tjetër bile edhe me çmimin e jetës.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Por, nga ana tjetër ka ekzistuar edhe një shërbim tjetër i quajtur SHIK .Çdo gjë për këtë organizatë fantome është sekrete, nuk dihet kush e formoi, nuk dihet a është në shërbim të shtetit, sepse askush nuk e di së çfarë bëri ky shërbim sekret i fshehët në dobi të shtetit. Nuk ka bërë asgjë të mirë për shtetin. Nuk dihet në shërbim të kujt është, por të gjithë e dinë se ky shërbim ka ekzistuar gjatë luftës dhe pas luftës deri me 2008 kur edhe gjoja “zyrtarisht” u mbyll, por për të mbet gjallë edhe pas kësaj date”, thekson ai.

Ai shprehet se, SHIK është në shërbim të një PDK-së.

“Nuk dihet vërtetë se si ka ardhë deri te ky shërbim, kush e themeloi, kush e financoi deri në mbylljen e tij. Nuk dihen hapat se ky shërbime ka bërë ndonjë punë të mirë në dobi të shtetit, por dihet se ky shërbim fantazmë vepron edhe sot, është i pranishëm çdo kund, në çdo skutë, në çdo institucion shtetëror”, potencon Maxharraj.

Profesori shton se, ende nuk dihet gjithashtu se me çka merret SHIK-u, me zbulimet armiqësore të agjencive tjera të huaja, jo.

Image
Ilustrim

“Por dihet se SHIK nuk përballet për zbulimin e rreziqeve që i vijnë shtetit as nga jashtë as nga brenda, sepse nuk është shtetëror edhe nuk ka kujt t’i raporton, nuk përballet me agjencitë inteligjente të huaja. Por, një gjë dihet se SHIK-ku kjo organizatë fantome si fantazmë sillet dhe rrotullohet edhe kësaj dite nëpër Kosovë, atë e gjeni kudo, në çdo institucion, rrugë, skutë”, thotë ai.

Maxharraj pohon se në opinion SHIK-u njihet si organiyatë që dyshohet se merret me shqiptarë, pasi është e akuyuar për shumë vrasje të patriotëve.

E këto dyshime sipas tij, janë përmendur edhe në Parlamentin e Kosovës.

“Në opinion njihet si një organizatë që dyshohet së merret vetëm me shqiptarët, akuzohet në opinion si i dyshuar për shumë vrasje të patriotëve dhe aktivistëve të partive tjera rivale të PDK-së, dyshohet për shumë vrasje politike sidomos të anëtarëve të LDK-së. Dyshime e akuza të tilla janë përmend edhe në Parlamentin e Kosovës. Është e çuditshme se si gjatë gjithë pasluftës disa herë u tentua të formohet një komision parlamentar për hetimin e SHIK-ut por pa sukses, bile edhe LDK ishte kundër”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat