‘Projekti vdekjeprurës”/ Vjen alarmi: Kujdes, Serbia po përgatitet për copëtimin e Kosovës!

Politika

‘Projekti vdekjeprurës”/ Vjen alarmi: Kujdes, Serbia po përgatitet për copëtimin e Kosovës!

Nga: A.M Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:35
Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot"

Projekti i “Ballkanit të Hapur” është një nga temat kyçe të rajonit, ku Kosova po e kundërshton ashpër këtë, derisa Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e çdo kusht synojnë formimin e tij.

Ky projekt i cili cilësohet si serbo-rus, synon një formë largimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor nga Procesi i Berlinit, për përfitime të Vuçiqit dhe Ramës.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi foli për projektin e “Ballkanit të Hapur” dhe rreziqet që i vijnë Kosovës nga formimi i Asociacionit të komunave serbe.

Fillimisht, ai u shpreh se në vendin tonë të gjithë janë kundër këtij projekti, pasi “Ballkani i Hapur” është formuar nga shteti serb, e që fatkeqësisht po përkrahet edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi

“Mbi "Ballkanin e Hapur" është shkruar shumë dhe pothuajse të gjithë nga Kosova janë kundër këtij mekanizmi. "Ballkani i Hapur" është projekt i krijuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Natyrisht, se nuk ka ndonjë subjekt ndërkombëtar si garantues, nuk është as BE, as SHBA dhe ndonjë subjekt ndërkombëtar tjetër relevant. Në këtë kuadër e kemi qëndrimin e Berlinit për Procesin e Berlinit si formë e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Parisi qëndron për një mekanizëm të vetëm të shteteve të Ballkanit”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Kelmendi foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku sipas tij nuk po merret asnjë iniciativë pozitive për Kosovën, ku deklaratat e Lajçakut janë vetëm për konsum politik, për asgjë tjetër.

“Duket se disa shtete të kësaj ane as anëtarësimin e tyre në BE nuk po e presin si formë të punës në të ardhmen.

Ndërsa, çështja e raporteve Kosovë-Serbi nuk ka marrë ndonjë zgjidhje dhe nuk ka as ndonjë iniciativë të re pozitive dhe që garanton tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës. Çështja ka mbetur në vend, deklaratat e z. Lajçak janë thjeshtë për konsum politik. Në kuadër të BE-së ka ndarje dhe dallime të mëdha për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit”, theksoi ai.

Më tej, profesori vlerësoi se Serbia ka një pozicion më favorizues se Kosova, pasi krah saj po qëndrojnë disa shtete të fuqishme si Franca dhe Spanja.

“Në kuadër integrues shumë më afër se shtetet tjera është Serbia. Ky shtet e ka statusin e kandidatit për BE. Shqipërisë po i ofrojnë statusin e asociimit, që aktualisht e ka Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia etj. Ky është një status refuzues për integrim në kuadër të BE-së.

E Kosova nuk ka asnjë status. Kosova nuk e ka as liberalizimin e vizave, e as ndonjë status tjetër nuk është në diskutim në kuadër të BE-së. Edhe çështja e zhvillimit dhe e raporteve investuese në Ballkanin Perëndimor nuk është e njëjtë. Serbia merr investime shumë më shumë se shtetet tjera. E kanë një pozitë shumë të privilegjuar dhe qëndron shumë afër me politikën e Francës, Spanjës dhe të disa shteteve tjera”, potencoi Kelmendi.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe formimin e Asociacionit të komunave serbe, e që sipas tij ky është një projekt vdekjeprurës për Kosovën, ku shteti serb do ta përgatiste terrenin për copëtimin e shtetit tonë.

“Franca është shumë afër Serbisë dhe po bënë veprime në llogari të saj. Në BE kemi një frenim në ndërtimin e raporteve të njëjta për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Franca dhe shumë shtete tjera janë pro dhe kanë deklaruar Asociacionin serb në Kosovë si formë të zgjidhjes gjoja të raporteve Kosovë-Serbi.

Për Asociacion është edhe SHBA, RFGJ, Italia, Spania. Është vetë Bashkimi Evropian.

Këtej gjendet Kosova në pozitë të rëndë. Duket se BE përsëri, si në të kaluarën që veprojë Evropa, qëndron përkrah shteteve sllavo-ortodokse.

Asociacioni serb është vendim vdekjeprurës për Kosovën, ai krijon shtet serb dhe ndarja e copëtimi i Kosovës veç para programohet. Ky është vendim vdekjeprurës për Kosovën”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat