Akuza për Edi Ramën: Ky është synimi i tij - Ja dy përplasjet me...

Politika

Akuza për Edi Ramën: Ky është synimi i tij - Ja dy përplasjet me...

Nga: P.R Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:24
Edi Rama

Kryeministri Shqipërisë, Edi Edi Rama teksa foli në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë, pasi Shqipëria ka marr kryesimin e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, tha se viktimave të pafajshme, Këshilli i Sigurimit i detyrohet me vepra dhe jo me fjalë, ku përmendi ato të Srebrenicës, gjenocidit apo 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë spastrimit etnik.

“Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë përballë përpjekjeve për të vënë në vend të drejtësisë. Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktima të gjenocidit në Srebrenicë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorë”, tha Rama.

Por për dallim nga këtu, veprat e Edi Ramës flasin ndryshe. Ishe pikërisht partia e Edi Ramës, Partia Socialiste e Shqipërisë e cila javë më parë votoi kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë.

Image
Rexhep Shahu

Pas deklaratave të Ramës, publicisti dhe analisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu hedh kritika ndaj kryeministrit Rama.

“Kur e lexon këto fjalë të Edi Ramës në Këshillin e Sigurimit thua është shumë e guximshme për të qenë e vërtetë, është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Kjo oratori të frymëzon e të lë pa frymë por harrojmë se është në stilin internacionalist të mos përputhet e thëna me të verën, të mos jenë njëlloj fjale me vepre. Fjalë të arta kishte edhe Enver Hoxha por punë të zeza kishte e bënte”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, në këtë kohë, Edi Rama i ka dy përplasje me veten.

“Për të është më i keq Sali Berisha se sa presidenti serb Vuçiq pasi Rama nuk votoi dënimin e masakrës së Srebenicës me gjithë parlamentin që ai udhëheq për inat të Sali Berishës duke treguar se ai politiken kombëtare e ka punë qejfi dhe jo obligim kombëtar. Dhe e dyta, ai shfaqet me prift se Papa dhe këmbëngul në Open Ballkanin edhe pse nuk do Kosova edhe pse nuk i bjen mirë as Kosovës as shqiptarëve”, deklaron Shahu.

Shahu thekson se Edi Rama synon që të hyjë në histori me pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve.

“Por Edi Rama i beson vetes së tij dhe nuk i intereson gjë tjetër veç të hyjë në histori si lideri shqiptar që luftoi të pajtojë serbët e shqiptarët në dëm të shqiptarëve. Këndej është për Open Ballkanin ku fitojnë serbët e jo shqiptarët, këndej nuk miraton rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Srebenicë, këndej reciton avokati për të masakruarit në Srebenicë e përdhunimet në Kosovë”, shprehet Shahu.

“Cilit Edi Ramë duhet t’i besohet se ai është me disa shfaqje e disa plane. Nëse u detyrohesh viktimave serbe në Kosovë cfarë bëre për to, çfarë padie bëre kundër Serbisë si shtet shqiptar, çfarë përkrahje i dhe Kosovës si shtet shqiptar. E gjithë hipokrizi me duket derisa nuk veprohet për të dënuar krimet, por bëhet retorikë për televizione e pallavra patriotike”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat