Arrestimi i ‘peshqve’ të mëdhenj/ Vjen paralajmërimi për Albin Kurtin

Politika

Arrestimi i ‘peshqve’ të mëdhenj/ Vjen paralajmërimi për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 5 qershor 2022 Në ora: 09:01
Kryeministri Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para se të zgjidhej kryeministër kishte premtuar ndaljen e korrupsionit dhe burgosjen e të gjithë të përfshirëve në korrupsion. Madje ishte paralajmëruar se gjatë qeverisjes Kurti, “peshqit” e mëdhenj do të përfundonin në burg.

Por kur ka kaluar 30% e mandatit të Qeverisë Kurti, arrestimi i ‘peshqve’ të mëdhenj nuk ka ndodhur.

Për mos burgosjen e ‘peshqve’ të mëdhenj të përfshirë në korrupsion gjatë qeverisjes së PAN-it, kritika për qeverinë Kurti po drejton analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti.

“Me moton" hajnat në burg " ka ardhur në pushtet Kurti, e cila deri tani nuk është zbatur në masën më të madhe të mundshme. Megjithëse ka pasur disa arrestime, " kokat e mëdha" kanë mbetur të lirë. Pa bërë Vettingun nuk mund të ketë drejtësi të merituar për të cilin vendi ynë ka nevojë më së shumti”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, arrestimi i ‘peshqve’ të mëdhenj nuk po ndodhë për dy arsye.

“Vetëm Vettingu në kuadër të reformave të mëdha sjellë ndryshimet e merituara, ndryshime të cilat para ligjit do të trajtojnë njësoj të gjithë qytetarët. Pastaj mundtë ketë arrestime, e të cilat vështirë të jenë të nivelit të lartë për dy arsye: një pjesë e madhe e “peshqve” të mëdhenj janë në Hagë, pjesa tjetër është e penguar nga prokurorët dhe gjykatësit e futur po nga ata në punë”, deklaron analisti Mehmeti.

Për fund, ai thotë se nëse nuk ndodhë arrestimi i ‘peshqve’ të mëdhenj dhe Vettingu, atëherë kjo do të jetë një dështim për Qeverinë Kurti.

“Kështu që, brenda mandatit të tij të parë, do të ishte sukses nëse bëhet Vettingu, e tek pastaj nëse fiton përsëri në mandatin tjetër mund të ketë arrestimet e pritura, dhe njëkohësisht të nevojshme. Nëse nuk bëhet as Vettingu dhe as arrestimet, do të jetë dështim për qeverinë Kurti, në emër të së cilave ka ardhur në pushtet”, përfundon për “Bota sot” analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat