Porosi deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: Mosvotimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit serb sjell konflikt të ashpër dhe ndarje nga Kosova

Politika

Porosi deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: Mosvotimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit serb sjell konflikt të ashpër dhe ndarje nga Kosova

Nga: M.L. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Janë deputetët e Partisë Socialiste, ata të cilët po hezitojnë votimin e kësaj rezolute, shkruan "Bota sot".

Madje, ka nga ata që mendojnë se votimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë do të binte ndesh me projektin “Ballkani i hapur”, ku Kosova nuk dëshiron të jetë pjesëmarrëse.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i çështje juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kuvendi i Shqipërisë duhet të nxjerre rezolutë mbi gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas tij, si shtet i gjithë shqiptarëve, Shqipëria ishte gjatë kohës në anën e lëvizjes çlirimtare në Kosovë.

Shumë herë e ka dënuar dhunën dhe terrorin, aktet gjenocidiane në Kosovë. Edhe tash pritet të veproi në formën e njëjtë.

Shpejt pritet të diskutohet nga kuvendaret e shtetit shqiptar çështja e gjenocidit serb në Kosovë.

Vet Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, nxori Rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë dhe e krijoi Tribunalin për gjenocid.

Besoj se kështu do të veproje edhe Shqipëria. Nuk ka arsye që Shqipëria mos të dënojë”, ka thënë profesori.

Ai ka shtuar se shembulli i veprimit të Kuvendit të Kosovës është dhe duhet të jetë bazë e veprimit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Vota kundër Rezolutës në Tiranë nuk mund të kuptohet. Është humbje e madhe për shqiptarët mos nxjerrja e Rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë. Asnjë fakt nuk duhet të ndaloj Kuvendin nga kjo nxjerrje e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Dihet se konfliktet në Kuvend të Shqipërisë janë të ashpra. Lufta politike ndërmjet pozitës dhe opozitës është e ashpër. Inatet janë thelluar dhe kanë marre dimenzione të gjëra. Mirëpo, kjo nuk duhet të ndaloi Kuvendin në nxjerrjen e Rezolutës. Përkundrazi!”, ka theksuar profesori.

Kështu, sipas Kelmendit, rezoluta e tillë duhet të bashkoje pozitën dhe opozitën në Tiranë.

Konfliktet edhe për këtë janë shumë të dëmshme.

Jo, për te konstatuar se ky apo ai politikanë, subjekt politike apo një deputete është armike a vegël e shtetit serb.

Bashkimi në këtë temë tregon unitetin e kombit dhe pikëmbështetjen e përbashkët të të ardhmes së shqiptarëve.

Ikja nga dënimi i gjenocidit serb në Kosovë nuk guxon të ndodhi në Kuvend. Ashtu tregohet një konflikt i ashpër dhe ndarje nga Kosova.

Kjo nuk ndikon në unitet politik dhe kombëtar, por në ndarjen e kombit dhe në grimcimin politik të çështjes.

Këtë nuk duhet lejuar!”, ka përfunduar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat