Kërkohet të goditet fuqishëm krimi – mos të kursehet askush, as edhe Presidenca!

Politika

Kërkohet të goditet fuqishëm krimi – mos të kursehet askush, as edhe Presidenca!

Nga: N. Sh. Më: 7 qershor 2022 Në ora: 17:16
Policia e Kosovës

Qëllimi i vetëm i pushtetarëve të deritashëm ishte pasurimi i tyre dhe punësimi i familjarëve dhe të afërmëve të tyre.

por, tash kanë ndryshuar kohëra, dhe qeveria aktuale nuk duhet të kursej askënd nga hetimi në dyshimet që janë për pushtetarët e përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Kështu shprehet eksperti i sigursë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, ata punësuan familjarët e tyre në vende të rëndësishme të punës ku ishte përfitimi sa më i madh.

Sipas tij, nga ato vende të punës ata u siguruan ‘shefave’ të tyre pasurimin e sigurt.

“Pra, vet ata në ato poste të rëndësishme ku punonin, fitonin rroga të majme, por edhe vazhdonin t’i punësonin familjarët e tyre në vazhdimësi, dhe me këtë vazhdonte për vite të tëra të mbillet krimi nëpër institucione të tëra, dhe s’është tani befasi se ai krim ka lëshua për atë periudhë të gjatë rrënjët e që kësaj qeverie i duhet një kohë e gjatë që t’i çrrënjose ato rrënjë të krimit për ta spastrua këtë shoqëri nga krimet e përgjithshme”, thotë Tërnava.

Sipas tij, tani lidhshmëritë familjare në institucione janë të shpeshta, prandaj shton se, duhet të bëhet ç’mos që të miratohen ligje të ndryshme që në bazë të neneve ligjore të luftojnë këtë dukuri.

Image
Hajrullah Tërnava

“Tani pritet që ligji i vettingut të kontribuon në këtë pikëpamje dhe njëherë e përgjithmonë që kjo shoqëri të spastrohet nga njerëzit e inkriminuar që gjinden nëpër institucionet tona, gjithashtu duhet të miratohen ligjet tjera që e luftojnë krimin sikur që është ligji për konfiskimin e pasurisë të jashtëligjshme, si dhe ligje tjera që e ndihmojnë këtë proces të luftimit të krimit në përgjithësi, por paraprakisht sipas konkurseve të sigurohen kuadro të shkolluara dhe të pastër, sa i përket aspektit kriminal, dhe këta njerëz të rijnë në ato poste që do ti zëvendësojnë ata që e kanë sjell  vendin deri në këtë gjendje të tillë të kriminalizuar”, shton ai.

Tërnava thekson se, të emëruarit në sistem duhet të jenë të përkushtuar se vetëm në baza ligjore të punojnë pastër dhe të përpiket në ligjet që i luftojnë të gjitha dukurit inkriminuese në shtetin tonë.

“Një realizim i këtyre qëllimeve të spastrimit nga krimet e të gjitha llojeve nëpër institucionet e shtetit tonë e do një kohë të konsiderueshme e cila nuk mundet gjithsesi shpejt të arrihet. Por s’paku kjo qeveri duhet edhe me ligjet e tanishme të kontribuoj dhe  ta lufton krimin në përgjithësi me këto ligje ekzistuese. Ka fakte që po punohet në këtë drejtim, sepse i kemi shembujt e spastrimit të Ministrisë së Bujqësisë, rasti i Brezovicës, rasti i përndjekjes së Pal Lekaj për keqpërdorimin e 53 milionëve, burgosja e një numri të madh të policëve dhe shumë raste tjera që janë trajtuar në këtë periudhë njëvjeçare nga kjo qeveri”, shton ai.

Ai pohon se, tani e tutje duhet akoma më ashpër të përndiqet krimi, e kur të miratohen ligjet kjo shoqëri do të sheh akoma më shumë rezultatet e mira.

“Tani Kosovës më nuk do t’i kërkohet ta luftojë krimin ndërkombëtar se ai luftim do të vërehet dhe do t’i jep rezultatet e dukshme, dhe Kosova shpejtë do ta gjenë veten në BE. Ka kaluar vetëm një vit i kësaj qeverie në pushtet, dhe meqë mandati i kësaj qeverie është katër vjeçar, mendoj se nëse kështu vazhdohet luftimi i krimit për këto katër vite, edhe në vepër do të shihen sukseset e atij luftimi. Me ato rezultate kjo qeveri edhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse e luftojnë krimin në këtë mënyrë sikur e kanë filluar, pa dyshim se edhe elektorati prapë do ua beson edhe katër vite të ardhshme”, potencon Tërnava.

Sipas tij, pas miratimit të ligjit vetting, duke mos kursyer as titullar të institucioneve të drejtësisë dhe as ata të politikës institucionet do ta marrin epitetin e tyre të mirëfilltë të institucionit shtetëror e ligjor.

“Nuk duhet të kursehen ministrat e tashëm dhe ish-ministrat, e deri në presidencë duhet të përfundojnë në burg për abuzime gjatë mandatit të tyre. Pra gjithnjë kjo vlenë për ata që ka fakte dhe duhet të arrestohen e bugosën. Gjithashtu duhet të fillon një hetim i ngjashëm i aferave korruptive, duke filluar me tokat, lidhje e tyre me bizneset në fushën e ndërtimeve, përfitimet kriminale nga pronat shoqërore e publike, e deri tek abuzimi me ndërmarrje të ndryshme publike duke përgatitur e manipuluar edhe proceset e privatizimit me çmime tmerrësisht të ulëta vetëm sa për mbulesë të letrave, për interesa të tyre personale, grupore e klanore”, shton ai.

Ai thekson se, një luftim i tillë, do ta spastronte njëherë e mirë shtetin nga krimet e kryera.

“Në këtë vend duhet ta kenë të qartë të gjithë ata që në të ardhmen do të punojnë nëpër institucione të rëndësishme shtetërore, se do të respektohet dhe avancohet vetëm ai që e ka guximin dhe ju përmbahet ligjeve në fuqi, në përpikëri, ndryshe duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë dënimi  do i pret ata që zbulohen si shkelës të ligjeve”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat