Kush do t’i ‘pushtojë’ zemrat e diasporës - A do t’i kthehen LDK-së? / PDK-ja dhe AAK-ja provojnë ta lajnë turpin

Politika

Kush do t’i ‘pushtojë’ zemrat e diasporës - A do t’i kthehen LDK-së? / PDK-ja dhe AAK-ja provojnë ta lajnë turpin

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 8 qershor 2022 Në ora: 11:42
Ilustrim/Bota sot

Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja, ia kanë mësyrë diasporës. Edhe LDK-ja, po vepron njësoj me mërgatën. Madje LDK-ja është partia e parë që prej shumë kohësh filloi një fushatë takimesh dhe organizimesh me shpresë për kthimin e lavdisë së dikurshme.

Sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, në mërgatë partitë tjera thuajse nuk ekzistonin. Pas vdekjes së Presidentit, dhe futjes së qeverisjes në një vorbullëkemenaxhimi dhe me vendime të dyshimta kombëtare, interesimi edhe për LDK-në ra.

Madje kufirin ekstrem ajo e preku nga keqqeverisja partiake në LDK e Isa Mustafës. Kjo bëri që Vetëvendosje të fitonte terren agresiv tek votuesit në diasporë. Në zgjedhjet e fundit nacionale, ishin këta votues, nga votimi atje dhe që erdhën me të madhe në Kosovë, që përcaktuan një fitore plebishitare për koalicionin Albin Kurti-Vjosa Osmani!

Por, me kalimin e atij ‘gazmendi’ të fitores, gjërat kanë filluar të qetësohen.

Kështu për disa ditë kreu i LDK-së ka qëndruar në disa shtete, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, bazuar nga informacionet kryesisht të publikuara në fb dhe nga vetë takimet e mbajtura nga LumirAbdigjiku, duket një entuziazëm i lehtë tek mbështetësit e kësaj partie në Perëndim.

Si duket të zgjuara nga ankthi i humbjes së pushtetit një vit më parë, edhe PDK-ja e AAK-ja, po synojnë që të godasin në diasporë, në njërin prej baseneve më të mëdha të votuesve, dhe të pashfrytëzuar as në gjysmë të potencialit që mban.

Me sa duket partitë opozitare kanë reflektuarpër faktin që edhe mërgata luan rol shumë të rëndësishëm në proceset zgjedhore në Kosovë.

Por, a është qëllimi i tyre dëmtimi i bastionit të ri të Lëvizjes Vetëvendosje apo një përpjekje për rikuperim humbjesh?

Maloku: Lëreni diasporën unike, e mos e përçani (në emër të ideologjisë dhe një grusht votash) as kombin e as shtetin e Kosovës

Image
Fadil Maloku

Sociologu dhe profesori Fadil Maloku, në një përgjigje për “Bota sot” thotë se aktivizimi i subjekteve politike në diasporë është demode.

“Çështja dhe ideja e krijimit të subjekteve politike në diasporë, nga cilido qoftë subjekt kosovar që vjen, është në fakt jo vetëm një aktivitet demode por, edhe absurd e i paefektshëm për interesat kombëtare e shtetërore të Kosovës”, thotë profesori.

Ai rendit edhe disa nga arsyet pse një gjë e tillë është e paefektshme, e që sipas tij, “aktivizimi” mund të supozohet se ka shanse të shndërrohet në një "hambarë" të përkohshëm të votave, por që dëmi afatgjatë është shumë më i madh se sa “dobia” afatshkurtër.

“Arsyet janë të shumta; E para, ka kaluar koha e rirreshtimit kombëtar dhe ruajtja e kultivimi i kohezionit të njëjtë, me vetë faktin që Kosova tani ka institucionet e veta, ka shtetin, ka përfaqësitë dhe komunitetet përfaqësuese nëpër gjithë globin; E dyta, përfaqësimi ideologjik, partiak e sido që të doni ta quani këtë lloj"aktivizimi të subjekteve politike... në diasporë, është absurd, i panevojshëm dhe do shtoja edhe i dëmshëm në faza afatgjata (ngase fut virusin përçarës mes diasporës); E treta, "aktivizimi..." mund të supozohet se ka shanse të shndërrohet në një "hambarë" të përkohshëm të votave! Ama dëmi afatgjatë është shumë më i madh se sa "dobia" afatshkurtër. Kështu që këshilla ime për gjitha subjektet politike në Kosovë, është; lëreni dallimet (normale) ideologjike të diasporës, që t'i artikulojnë institucionet shtetërore e jo "kompetentët" matrapaz partiak e ideologjik. Pra, lëreni diasporën unike, e mos e përçani (në emër të ideologjisë dhe një grusht votash) as kombin e as shtetin e Kosovës! Sepse, Kosova ka ende nevojë për unitet dhe kohezion social, e politik...”, përfundon Fadil Maloku.

Mehmeti: Mërgimtarët nuk blihen as nuk shiten

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti Faton Mehmeti, deklaron se synimi i partive me aktivizimin në diasporë e ka për qëllim dëmtimin e LVV-sëdhe Listës Guxo.

Sipas tij, votat e mërgimtarëve nuk fitohen nga tenderët.

“Synimi është mjaft i qartë, dëmtimi i VV dhe Listës Guxo, të cilat gëzojnë mbi 90 % të mbështetjes së mërgatës. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, ato më duken të kota. Mërgimtarët nuk janë të varur nga pozitat, nga tenderët, ata nuk blihen dhe as nuk shiten, ata mbështesin dhe votojnë atë që mendojnë se është më e mira për Kosovën”, thotë ai.

Tutje analisti thekson, se PDK-ja dhe AAK-ja, nuk mund të marrin vota nga diaspora derisa për LDK-në, thotë se ka traditë atje fal ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

“PDK s’mund të bëjë vota, aty ku s’ka dallavere, tenderë dhe mashtrime. Në diasporë këto gjëra janë anomali, andaj PDK-ja nuk mund të ketë vota atje dhe as AAK-ja, kjo e fundit ndodhet në prag të shuarjes. LDK-ja ka traditë në diasporë, fal Rugovës dhe vizonit të tij, derisa VV-ja e projekton shtetin të cilin ata po e qeverisin, andaj e mbështesin VV-në”, thotë ai.

Sipas Mehmetit nuk ka shpresa më të mira as në Kosovë për të dyja këto parti.

“Nuk shoh shpresë për PDK-në dhe AAK-në as në Kosovë, aq më pak në diasporë”, thotë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat