“Komunisti që i shërbeu Jugosllavisë”/ Shpërthen Naim Miftari – Këto janë akuzat drejtuar Isës, Hashimit, Ramushit, Kadriut  e Fatmirit

Politika

“Komunisti që i shërbeu Jugosllavisë”/ Shpërthen Naim Miftari – Këto janë akuzat drejtuar Isës, Hashimit, Ramushit, Kadriut  e Fatmirit

Nga: N. Sh. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:28
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Qeveria Kurti javëve të fundit po përballet me shumë ultimatume, kërcënime e protesta.

Sindikata e Arsimit, ajo e Mjekësisë, dhe organizatat e dala nga lufta OVL-UÇK, po kërcënojnë në vazhdimësi për rritje të pagave.

Madje kemi pasur edhe një protestë këto ditë nga veteranët e luftës të cilët kërkun që paga e tyre të rritet së bashku me pagën minimale.

Mirëpo, me këto protesta nuk po pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se OVL-UÇK është lodër politike e PDK-së dhe AAK-së.

Sipas tij, kur dihet ky fakt, atëherë del se të gjithë këta 100% i mbrojnë interesat e këtyre dy partive, shpesh duke dalë edhe kundër vetvetes, sidomos me çështjen e veteranëve të rrejshëm dhe Gjykatës Speciale që nuk ka fare të bëjë me Qeverinë Kurti.

Miftari ka reaguar edhe ndaj Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

“Sa i përketë akuzës së Isa Mustafës, komunistit që i shërbeu me zell Jugosllavisë së Titos dhe një kohë edhe Serbisë së Millosheviqit, se kinse serbët në veri po u dashka me i lutë me mbajt rregull, që ata me i respektua ligjet dhe shtetin e Kosovës, kjo lutje tregon vetëm pansllavizmin e komunistëve klasik që jetojnë në Kosovë, por mendjen e kanë në Beograd, dhe tregon se apetitet e Beogradit në veri i kanë rrit pikërisht servilët si Thaçi e Mustafa me klanet e tyre politike që për të mbetur apo për tu kthyer në pushtet janë në gjendje edhe gjysmën e Kosovës me ja dhënë Serbisë veç me qenë vetë në fotele”, shprehet Miftari.

Sipas tij, këtë këta e bëjnë pasi që, iu mungojnë milionat dhe tenderët nga qeveria, nga tenderët në rrugë, nga grandet bujqësore dhe nga firmat të cilave ua vjedhshin qindra miliona për çdo vit.

“Prandaj, duhet kuptuar ato pllatjet e përditshme që vijnë sot, si ato të Kamishit të PDK-së, po ashtu të Ramushit e Ramushave të AAK-së dhe Isa Mustafavë të LDK-së, sikurse ato të e Limajve dhe Pacollave, nga NISMA e AKR. Shteti i Kosovës në veriun e Kosovës duhet ta imponon me të gjitha mjetet vetëm sundimin e ligjit, të funksionimit të plotë të doganës që është institucion i Republikës së Kosovës dhe asgjë më shumë”, shton Miftari.

Ai pohon se, pakica serbe sot ka më shumë të drejta në Kosovë që për modele të tilla nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë.

“Si pakicë pra janë super pakicë, me super të drejta kurse këta ish pushtetarët mafioza politik nga uria për pushtet janë në gjendje veriun e Kosovës ta avancojnë dhe të bëjnë edhe Republikë Serbe vetëm që këta të mbeten vetë në pushtet. Janë aq të lig sa që nuk ia vlenë as me u marr me pëllitjen e ish pushtetarëve të shantazhuar e të korruptuar. Nga kjo kastë e inkriminuar vetëm Vettingu i organeve ligj zbatuese në drejtësi e shpëton Kosovën. Vetëm sundimi i ligjit e bënë të qëndrueshme edhe strategjinë zhvillimore të qeverisë me Sundim të plotë të ligjit shpëtohet Kosova nga zhvatësit e dekadave të kaluara dhe vendoset rregulli e perspektiva për zhvillim”, thekson Miftari.

Ai pohon se, shpresa e vetme është funksionalizimi i një drejtësie të paanshme.

“Vetëm duke instaluar në sistem të drejtë të zbatimit të ligjit, do të arrihet kulmi i luftimit të krimit e korrupsionit, ndëshkimi i ish pushtetarëve që kanë vjedhur miliona e miliona, e që nga kjo drejtësi e lidhur me krimin kinse po dënohen me nga 6 muaj burg, e që në fakt ata shumica dënohen me kusht, kurse një qytetar i ngratë e i varfër që ka vjedhur një pulë e disa pata, apo dru për ngrohje në pyll, dënohen nga 6 vite burg nga “drejtësia" e Kosovës. E ku ka këtu drejtësi?!”, pyet Miftari.

Sipas tij, me këtë sistem të instaluar e të lidhur me krimin e organizuar ligji vepron vetëm kur i akuzuari është një qytetar i pakrah dhe i varfër, por jo kur i akuzuari është vartës i ish pushtetarëve të korruptuar që kanë bashkëjetuar me krimin e organizuar.

“Akuzat ndaj Qeveris Kurti, nëse janë akuza me vend duhet përkrahur. Drejtësia duhet të veproj pa dallim ndaj secilit që abuzon me ligjin dhe kundër interesit publik. Por kur e sheh sot se kush i bënë ato akuza, këta vartësit e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, apo si Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, kinse në të mirën e popullit, kjo tregon qartë se Qeveria Kurti ka arrit me ndal shumë korrupsionin”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat