Dorëzimi i Vuçiqit përballë kancelarit gjerman/ Ja si i dështoi presidentit serb kurthi ndaj Kosovës – kjo ishte lëvizja taktike e Kurtit!

Politika

Dorëzimi i Vuçiqit përballë kancelarit gjerman/ Ja si i dështoi presidentit serb kurthi ndaj Kosovës – kjo ishte lëvizja taktike e Kurtit!

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:59
Kryeministri Kurti dhe Kancelari Olaf Scholz në konferencën e përbashkët

Së fundmi, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka realizuar disa vizita diplomatike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kancelari gjerman foli edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe synimet e tyre për anëtarësim në BE.

"Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjetrin, të bëhen anëtarë të BE-së”.

E kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi reagime të shumta në Beograd.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” e komentoi vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkanin Perëndimor.

Image
Dedë Preqi
Ai tha se vizita e Scholz në Kosovë erdhi në kohën e duhur dhe ishte shumë e nevojshme, shkaku i marrëdhënieve me Serbinë.

Duhet ta kemi parasysh vizitën e kancelarit të Gjermanisë, zotëri Olaf Scholz, e cila vizitë do të jepte mesazhin më të qartë për Ballkanin perëndimor, në veçanti për Serbinë dhe Kosovën, ndërsa për më tepër kjo vizitë për Kosovën do të ishte në çastin e duhur dhe shumë të nevojshëm, kur vendi jonë gjendet në një situatë të brishtë dhe të trishtë në marrëdhëniet me Serbinë.

Kancelari Scholz, me qëllim të veçantë e zgjodhi Kosovën, që të ia bëjë vizitën në këto momente dhe ndër të parën e vuri në shënjestër, i cili qoftë edhe si një kërkim për vendin tonë, që të gjejmë një figurë politike dhe të barabartë, ose edhe të lartë, që i njeh shumë bukur lojërat dhe lajkat e Serbisë, në fakt për të sqaruar edhe opinionet e shtetit gjerman ndaj një çështje të zvarritur nga Evropa, e cila ka mundur së paku të bëjë një lloj balancimi më të cilësuar dhe efikas”, deklaroi opinionisti.

Sipas Preqit, Gjermania ka qenë përherë aleat i Kosovës, ku iu ka gjendur vendit tonë në kohët më të vështira.

Bazuar në situatën aktuale, ai vlerëson se shteti gjerman synon që e çdo kusht tejkalimin e konflikitit mes Kosovës dhe Serbisë.

Shteti i Gjermanisë dhe qeveria gjermane në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është dëshmuar i gatshëm ta ndihmojë popullin e Kosovës, si në kohën e luftës, por edhe pas çlirimit, në gjitha format dhe ecuritë në arritjet e një shteti demokratik e prosperues, për të cilat populli i Kosovës, është shumë mirënjohës dhe llogarit më tej në ecurinë e miqësisë dhe partneritetit me popullin mik gjerman.

Në fakt, ne mund të vërejmë se makineritë politike të shtetit të Gjermanisë, janë të drejtuara dhe kanë një qëllim të tejkalimit të konfliktit që të pajtohen të dyja palët, ajo serbe dhe shqiptare, por edhe përmes Procesit të Berlinit, të arrihet përmbushja e gjitha qëllimeve dhe përfitimeve të përllogaritura në mënyrën më parimore dhe funksionale për lëvizjen e lirë dhe tregtinë e lirë në mes palëve, që do t`i konvenonte edhe palëve tjera në rajon”, vlerësoi ai.

“Procesi i Berlinit me Open Ballkan, kanë dallime njëra me tjetrën, edhe pse qasja e tyre duket e njëjtë”

Në vazhdim, opinionisti përmendi edhe dallimet mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur.

Ndonëse, në shikim të parë duken të ngjashme, ai u shpreh se në projektin e “Ballkanit të hapur” qëndron një kurth e kurdisur e Vuçiqit për Kosovën,

Procesi i Berlinit me Open Ballkan, kanë dallime njëra me tjetrwn, edhe pse qasja e tyre duket e njëjtë, sepse fantazia e Vuçiqit me «Ballkanin e Hapur» ka një magji brenda kësaj strukture, e cila është e kurdisur nga një kurth e veçantë dhe e rrezikshme në veçanti për Kosovën, ndërsa «Procesi i Berlinit», në strukturën e vet, është i krijuar nga një këndvështrim i përgjithshëm dhe pa bishtërime, si edhe mbi procese që i përmbushin nevojat e gjitha palëve pa dallime dhe anime.

Duke filluar dhe u ndalur në qëllimet politike të Beogradit dhe Vuçiqit, si shprehje e koncentruar kundër Kosovës, dhe integrimit të saj në rrjedhat demokratike dhe Evropiane, është një signal i qartë se, rreth kësaj çështje duhen vetëm analiza të thjeshta, sepse Serbia, gjithherë ndaj Kosovës, ka krijuar mjegulla dhe pa qartësi, që përmes kësaj forme, apo «Open Ballkanit» pretendon ti kryej planet dhe programet e veta, të cilat i ka vënë në lëvizje aktive shekuj me radhë”, nënvizoi Preqi.

Bazuar në këtë, ai tha se kryeministri Kurti kërkon me ngulm avancimin e Kosovës dhe integrimin e Kosovës në BE.

Po ashtu, opinionisti konsideroi se vendi ynë do përfitojë shumë nga vizita e kancelarit gjerman.

Prandaj, Kosova dhe kryeministri Albin Kurti, kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve, duke u nisur që nga Brukseli zyrtar, dhe duke e vulosur me mbështetjen e SHBA-ve, si shtylla e gjitha forcave demokratike, që shteti demokratik i Kosovës, të avancohet dhe të mos pengohet në rrugëtimin e vet drejtë integrimit dhe anëtarësimit në Evropën e bashkuar, si rruga e vetme dhe historike që njerëzit e këtyre vendeve dhe rajonit, do të gjejnë qetësi dhe rehati në jetën e tyre.

Kosova do të përfitojë shumë nga mbështetja e qeverisë gjermane dhe kancelarit Olaf Scholz, sepse kultura dhe politika që i paraprinë këtij shteti, karakterizohet nga fakti se, profili i politikës gjermane është i qartë dhe pa anime, që zotërohet në mënyrë progresive dhe nuk ndikohet nga vorbullat e kohës, duke ditur se përpjekjet e shtetit gjerman janë përpjekje serioze dhe nuk dështojnë si të tilla për një Evropë, të bashkuar dhe pa probleme…”, shpjegoi opinionisti.

“Scholz, ia bëri të qartë Serbisë, se rruga drejtë BE-së, i ka edhe kushtet e veta të veçanta”

Më tej, Preqi potencoi se shteti gjerman ishte i parë që ngriti zërin kundër ndarjes së Kosovës dhe e ndaloi atë.

Ai beson se Procesin i Berlinit do të jetësohet shumë shpejt dhe Serbia do të detyrohet të përmirësojë raportet me Kosovën.

Prandaj, sikur edhe më herët qeveria gjermane dhe tani kancelari Scholz, ia bëri të qartë Serbisë, se rruga drejtë BE-së, i ka edhe kushtet e veta të veçanta, të cilat duhet të plotësohen, sikur që janë problemet fqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përmirësohen dhe njohja reciprokeve në mes palëve të realizohet, përndryshe anëtarësimi në BE-, është i pa mundur dhe nuk do realizohet pa mbështetjen e shtetit gjerman.

Gjermania dhe qeveria e këtij shteti me kancelaren Merkel, e ngritën zërin ndër të parët duke parandaluar ndarjen e Kosovës, dhe opsionet e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Deputetët e Bundestagut gjerman edhe sot e përditë kërkojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar liberalizimin e vizave të tyre, të cilët i ndau Evropa, duke i cilësuar si qytetarë të dorës së dytë në këtë familje.

Vizita e kancelarit gjerman, z. Olaf Scholz, në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit, e ka edhe një sinjal të qartë se «Procesi i Berlinit» do të vitalizohet dhe rijetësohet shumë shpejtë në Berlin, i cili ka për qëllim bashkimin e gjitha vendeve ballkanike, të përfaqësohen në një sistem të lirë dhe të barabartë me lëvizjen e lirë dhe tregtinë e mallrave, që ka në themelet e veta besimin dhe seriozitetin pa ua prekur lirinë dhe dinjitetin e popujve tjerë”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, opinionist parashikoi dorëzimi i Vuçiqit para presionit të Scholz.

Ai beson se në rast se Serbia do vazhdojë marrëdhëniet e saj me Kinën dhe Rusinë, atëherë do të rrezikohet Evropa nga zgjerimi i shtetit rus.

Serbia dhe Vuçiqi, duhet të dorëzohen shumë shpejt para një realiteti të ri që koha dhe njerëzimi e ka krijuar dhe po dëshmon koha në të cilën gjendemi, prandaj mos dorëzimi i Vuçiqit, do t’i kushtojë edhe më shumë, nëse ky vend dhe ky mentalitet do të jetojë vetëm në çastin aktual, duke u mbështetur nga Rusia dhe Kina, me tipare dhunuese e pushtuese, që Serbia, këto tipare i ruan me shumë simpati në shpirtin e vet, në vend që të arrijë të krijojë një shtet paqësor dhe modern me tipare euroatlantike.

Një rrezik i përgjithshëm qëndron sot për Evropën dhe botën, nëse Rusia zgjerohet me luftën e saj ndaj Ukrainës, por edhe ndaj vendeve tjera demokratike, ndërsa Serbia, tregohet si bashkë aleate e saj, e cila nuk e mbështet palën e sanksioneve kundër këtij vendi, por dëshiron të hajë me dy lugë, e cila priret në këtë mënyrë, duke i ruajtur marrëdhëniet me Rusinë, po ashtu edhe me Evropën”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat