Të sillen me forcë para Prokurorisë / “Kriminelët e “Listës Serbe” po mbrohen nga Serbia, Rusia dhe disa shtete të BE-së”

Politika

Të sillen me forcë para Prokurorisë / “Kriminelët e “Listës Serbe” po mbrohen nga Serbia, Rusia dhe disa shtete të BE-së”

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 qershor 2022 Në ora: 11:44
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq. Foto nga arkivi.

Serbia po përdorë të gjithë mekanizmat, shërbimin inteligjent, kishën serbe, strukturat paralele, partitë politike serbe, veçanërisht Listën serbe, bandat dhe grupet kriminale, të cilat i krijon dhe kontrollon, për të penguar sundimin e rendit kushtetues dhe ligjit në veri dhe kudo ku ka serb në Kosovë.

Por, për disa nga këto veprime antikushtetuese dhe antiligjore ka nisur koha për llogaridhënie.

Por, Lista Serbe, ka dalur hapur kundër llogaridhënies para gjykatave të Kosovës, pasi drejtues të saj po hetohen për rrezikimin e rendit kushtetues dhe sistemit ligjor në protestat e organizuara po me këtë qëllim, të cilat cak të sulmit kishin zyrtarët policor, pronën shtetërore dhe bën përpjekje të tjera antiligjore.

Propaganda dhe gënjeshtra serbe

Zyrtarëve të saj të lartë u janë dërguar ftesat për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por ata kanë deklaruar publikisht se nuk do t’i pranojnë ato ftesa, dhe se nuk duan të ballafaqohen me drejtësinë.

Sipas një komunikatë të publikuar, ftesat u janë dërguar kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të kryesisë, Slavko Simiq. Ata madje shkeljet ligjore mundohen t’i paraqesin si sjellje në mbrojtje të serbëve, pavarësisht që pa asnjë shkak e kanë rrezikuar jetën e zyrtarëve shtetëror. Por, serbët nuk heqin dorë nga propaganda dhe gënjeshtra.

Në emër të Listës Serbe, mbesim te qëndrimi se asnjë nga personat e asaj liste, duke përfshirë anëtarët tanë, nuk do t’i përgjigjet asaj ftese, sepse është një persekutim i pastër politik që ka për qëllim persekutimin e popullit tonë nga këto hapësira, si dhe se në rast të arrestimit të cilitdo njeri nga ajo listë, do të pasojnë protestat me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, madje edhe zbatimin e mosbindjes civile”, thuhet në deklaratë.

Për ta bërë të plotë gënjeshtrën dhe mashtrimin serb, duke propaganduar, dhe duke i dhënë mbështetje refuzimit për të dalur para trupit gjykues ka reaguar edhe shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tvitter.

Ai ka theksuar se “mashtrohen të gjithë atë që mendojnë se do t’i trembin serbët e Kosovës”.

Këtë nuk ia dolën as më të fortët dhe nuk do t’ia dalë as Kurti, i cili do të donte t’i rrënonte urat e bashkëpunimit dhe paqes. Serbët do të mbeten të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave legjitime”, ka shkruar Petkoviq në Tvitter.

Por, ai ka gënjyer sepse serbët askush nuk i sulmuar, përkundrazi, masa që ka vendosur e reciprocitetit për targat nga Qeveria e Kosovës, po vazhdon të zbatohet. Serbët duke gënjyer kështu, po me të njëjtin motiv për disa ditë rresht i kanë sulmuar me armë zjarri policinë e Kosovës në veri.

Qarri: Prokuroria Speciale, dhe trajtimi ligjor i bandave kriminale serbe, nuk guxon të keqpërdoret nga Lista Serbe

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se vizita e kancelarit gjerman ka arritur të sjellë tensione të mëdha në Serbi duke shtyrë në këtë rast Listën Serbe të refuzoj ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.

Duket se pozicionimi i qartë i kancelarit gjerman Olaf Scholz, pas SHBA-ve, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ka shtyrë kriminelin Vuçiq që të shpik arsye dhe shkaqe, për ngritjen e tensioneve dhe shkaktimin e trazirave në veri të vendit tonë, ndaj Serbia me argatët e saj, kanë vendosur që përmes të ashtuquajturës "Lista serbe" në krye me shërbëtorët e Vuçiqit si Goran Rakiq, Igor e Sllavko Simiq etj, të nisin aksionin e tyre, duke filluar me refuzimin e ftesave të Prokurorisë Speciale, për intervistim të thjeshtë, për shkeljen e ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, Qarri thotë se Rakiqi duhet të respektoj ligjin dhe rendin kushtetues të Kosovës dhe se refuzimi i ftesave është vepër e kundërligjshme, dhe duhet të shpallen flet arrestet policore, për këta persona.

Por, Goran Rakiq, duket se harron me qëllim, se sipas rregullave ligjore e kushtetuese, në cilindo vend të botës përfshirë edhe Kosovën, për shkelje të ligjit dhe rendit kushtetues, kur janë në pyetje cenimi i shtetit të së drejtës, veprimet antiligjore dhe aktet penale kundër kushtetuese, ligji nuk njeh kush është Lista Serbe as Goran Rakiqi.

Megjithëse lidhur me ftesat e pretenduara për intervistim ndaj zyrtarëve të Listës Serbe, përveç informatave në media, vet Prokuroria Speciale, deri më tani, ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar, përderisa Lista Serbe, ka konfirmuar vet më 9 qershor se zyrtarët e saj të lartë i kanë refuzuar ftesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje. Nëse kjo qëndron, atëherë refuzimi i ftesave është vepër e kundërligjshme dhe sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, ndaj personave që kanë refuzuar ftesat, duhet të shpallen flet arrestet policore dhe ata të sillen me forcë para Prokurorisë”, thotë Qarri.

Nga ana tjetër analisti thekson që intervistimi i Rakiqit dhe Simiqit duhet të ndodh dhe për këtë arsye Prokuroria Speciale duhet që sa më shpejt të jep akuza më të detajuara dhe të mos ketë keqpërdorime të mëtejshme.

Intervistimi i Goran Rakiqit e Igor dhe Sllavisha Simiqit nga Prokuroria Speciale, dhe trajtimi ligjor i bandave kriminale serbe, nuk guxon të keqpërdoret nga Lista Serbe as nga Serbia hegjemoniste, në mënyrë që të mënjanohet ngritja e tensioneve dhe tendencat e Qeverisë së Serbisë, për paraqitjen para ndërkombëtarëve, vetëm të një intervistimi të thjeshtë nga Prokuroria Speciale, si “persekutim" të pakicës serbe.

Prandaj, Prokuroria Speciale e Kosovës, duhet të dalë urgjentisht me akuza të detajuara, për veprimet kundërligjore e kundër kushtetuese të Goran Rakiqit, Igor e Sllavko Simiqit dhe të tjerëve, në mënyrë që dërgimi i ftesave për intervistim nga Prokuroria Speciale, dhe trajtimin ligjor i bandave kriminale, të mos mund të keqpërdoret për kërcënimin e gjendjes së sigurisë në veri nga Lista Serbe”, shpjegon analisti.

Ndër të tjera ai thotë që këto ky refuzim ka ardhur nga nxitja e Vuçiqit.

Goran Rakiq është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ndërsa Sllavko Simiq nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, përderisa Igor Simiq deputet i Kuvendit të Kosovës. Pra, që të tre këta mbajnë pushtete dhe pozita të dyfishta partiake e shtetërore, ndaj është shumë e habitshme se si i duan pozitat dhe pushtetin në Qeverinë e Kosovës. Por, refuzojnë ti respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë, madje të nxitur nga Vuçiqi në Beograd. Këta kanë marrë guximin të deklarohen publikisht se i kanë refuzuar edhe ftesat e Prokurorisë Speciale për intervistim dhe nuk duan të dalin as para gjyqit e të sqarohen për veprat penale të shkeljes së ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës duke kërcënuar se nëse arrestohen, do të pasojnë “protesta me të gjitha mjetet demokratike e “jodemokratike””, nënvizoi Qarri për “Bota sot”.

Kelmendi: Shovenoracistë, Rakiç, Simiç, Siliç etj., kanë kryer vepra të terrorizmit të organizuar

Ndërsa, profesori njëkohësisht juristi, Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, përmblodhi një mori ngjarjesh që ndodhën pas luftës në veri të Kosovës, duke theksuar që në atë kohë edhe u formua “Lista Serbe” që është e angazhuar nga Vuçiqi.

Image
Muhamet Kelmendi

Në Kosovë nuk ka përfunduar kurrë veprimtaria çetnike serbe. Menjëherë pas luftës, me ndihmën franceze, u krijua veriu i Kosovës nga ura e Ibrit dhe u detyruan shqiptarët të largohen nga shtëpitë, banesat dhe tokat e veta. U serbizua veriu i Republikës. U larguan me dhunë në vitin 2000/01 nga bandat serbe, me prezencën e ushtrisë franceze, mbi 14 mijë shqiptarë. Në këtë kohë u krijuan grupet e armatosura çetnike serbe. U ndërtua sistemi juridik e politik serb, jashtë sistemit të Kosovës. U krijua grupi kriminal i quajtur “Rojet e Urës” dhe gradualisht veriu u pavarësia nga qendra.

Krahas kësaj, me marrëveshje në mes të Prishtinës e Beogradit, u krijua “Lista Serbe”. Kjo listë punon dhe angazhohet në bazë të urdhrave të kryeçetnikut serb, Vuçiq. Këtë e dinë shtetet e Quintit. “Lista Serbe”, me neoracistët serbë, si Goran Rakiç, Igor Simiç dhe Slavko Simiç, janë vegla të Beogradit. Këta janë të paprekurit dhe këtu qëndron edhe organizimi i veprimtarisë terroriste serbe në Kosovë”, thotë ai.

Profesori përmend edhe vrasjen e policit Zyberi duke shtuar që nga veriu depërton kontrabanda nga Serbia dhe nëpërmjet “Listës Serbe” veprohet me mjete të rrezikshme kriminale.

“Fakt është se të tre këta, si shovenoracistë, G. Rakiç, I. Simiç dhe S. Siliç, dhe shumë të tjerë kanë kryer vepra penale të terrorizmit të organizuar. Shih për këtë vrasjet e bëra. U vra polici në detyrë, i ndjeri E. Zyberi, u vranë policët, u sulmuan policët e Kosovës. Në veri patëm bllokime të tërë shtetit. U sulmuan stacionet e policisë dhe u djegën pikat kufitare shumë herë. Nga veriu depërton kontrabanda nga Serbia dhe nëpërmjet “Listës Serbe” edhe veprohet me mjete të rrezikshme kriminale. Kurrë "Lista Serbe" nuk u distancua nga krimi dhe terrori serb”, potencon profesori.

Në fund, ai thotë që dënimet shkojnë deri në dënim me burg të përjetshëm.

“Veprat janë të karakterit kriminal, kontrabandist mosndëgjueshmëri dhe kundërshtim të shtetit, si dhe terrorizëm të karakterit të rrezikshmërisë territoriale. Këto vepra të ndryshme penale janë të ndaluara me Kodin Penal. Të gjitha ndiqen penalisht. Dënimet shkojnë deri në dënim me burg të përjetshëm”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat