Individë të shitur e të inkriminuar të PDK-së, e atakojnë çmendurisht Donika Gërvallën

Politika

Individë të shitur e të inkriminuar të PDK-së, e atakojnë çmendurisht Donika Gërvallën

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 qershor 2022 Në ora: 10:05
Donika Gërvalla

Më 12 qershor ishte Dita e Çlirimit të Kosovës. Të gjithë krerët e vendit uruan në mënyrën e tyre këtë ditë. Por ajo, që ra në sy dhe u kritikua ashpër ndoshta edhe pa të drejtë ishte urimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në shkrimin e saj nuk u përmend me emër apo shkurtesa Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por ajo i falënderoi kur i përmendi, “ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme”.

Por, propaganda agresive e udhëheqësve të krimit të organizuar që synon çdo kë ta komprometojë, u kap tek mungesa akronimit, dhe jo tek substanca. Të motivuar nga këta njerëz ajo mori ofendime e kërcënime të ndryshme nga individë të ndryshëm.

“Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar”, thuhej ndër të tjera në urimin e saj.

Derisa edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për 20 vjetorin e çlirimit të vendit nuk e kishte përmendur fare UÇK-në. Dhe atij, në atë kohë nuk iu bë asnjë presion i tillë, as që u përmend.

“Sot u bënë njëzet e një vite çlirim. Sot, Aleanca Veriatlantike, i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë. Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme.

Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre qëçdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë! HTH”, ky ishte shkrimi në vitin 2020, nga ish-presidenti Thaçi.

Qarri: Donika Gërvalla nuk është pre që mposhtet aq lehtë siç mendojnë ata

Image
Gani Qarri

Analisti Gani Qarri për “Bota sot” ka thënë se elementët tradhtar, individ të shitur e të inkriminuar të PDK-së, filluan ta atakojnë çmendurisht Donika Gërvallën si shkaktare të dështimit të tradhtisë kombëtare të kuislingut Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste.

“Menjëherë pas vizitës së suksesshme, historike dhe me rëndësi të veçantë të kancelarit gjerman OlafScholz, i cili me të arritur në Kosovë, kërkoi publikisht nga Serbia njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, si kusht për integrim në BE, elementët tradhtar, individ të shitur e të inkriminuar të PDK-së, filluan ta atakojnë çmendurisht Donika Gërvallën si shkaktare të dështimit të tradhtisë kombëtare të kuislingut Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste. Madje, Donika Gërvallën Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe bijën e heroit Jusuf Gërvalla, ata kanë filluar ta shohin si fajtore edhe pse ajo është lindur e rritur në Gjermani dhe ka marrëdhënie të ngushta me kancelarin OlafScholz.

Dhe nga pezmatimi i madh për shkak të dështimit të tradhtisë kombëtare të kuislingut Thaçi &Co, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste, aventurë të cilën elementët e dyshimtë të PDK-së si Ramë Buja e Vlora Çitaku, vazhdojnë ta kërkojnë edhe sot, eksponentët e inkriminuar dubiozë të kësaj partie të lidhur me rrjetet e krimit të organizuar, kanë filluar të krrokatin kot si korbat, duke e kritikuar padrejtësisht në formën më të paprecedent dhe në mënyrë shumë të sofistikuar Ministren e Punëve të Jashtme, për shkak të qëndrueshmërisë e sukseseve të saj, si dhe të Qeverisë Kurti veçanërisht në politikën e jashtme të Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, Donika Gërvalla dhe Qeveria Kurti janë bërë cak i sulmeve nga PDK dhe SHIK-u, pasi sa herë po ndriçohen dështimet e tyre po e shohin rrezikun, andaj po përdorin linçimet më të rënda publike.

“Donika Gërvalla dhe Qeveria Kurti janë bërë cak i sulmeve nga elementët konspirativ të SHIK-ut dhe PDK -së edhe për faktin e Vetting-ut, reformave në drejtësi dhe ligjin për konfiskimin e pasurive të paligjshme, të elementëve dekonstruktiv, të cilët në emër të UÇK-së jo vetëm që dyshohen të kenë vra e pre, por i kanë shkaktuar edhe dëmet më të mëdha të mundshme popullit dhe shtetit të Kosovës, për të cilët me miratimin e ligjeve të reja, po afrohet dita që të ulen në bankën e të akuzuarve dhe të marrin dënimin e merituar. Prandaj nuk është hera parë as e fundit që PDK-ja, si parti me më së shumti element të inkriminuar dhe mungesë fondamentale të demokracisë brenda vetes, sa herë ndriçohen dështimet e saj dhe sheh rrezikun për përballje me ligjin, të përdor linçimet më të rënda publike për secilin individ apo udhëheqës a politikan që i del përpara dhe nuk pajtohet me veprimet e tyre”, shprehet ai.

Tutje, thotë se ata po përdorin emrin e UÇK-së, për të mbuluar veprimet e veta të ndyta dhe maskarallëqet më të mëdha që kanë ditur ti bëjnë shtetit dhe popullit të Kosovës, duke mos kursyer as Donika Gërvallën, e që sipas tij, këto sulme po bëhen në mënyrë të sinkronizuar, me qëllimin dhe shpresën për futjen e përçarjes së koalicionit qeveritar VV-Lista Guxo.

“E ajo që habit më së shumti qytetarët e Kosovës, është fakti se ata nuk hezitojnë të keqpërdorin si mburojë, në mënyrën më perfide, emrin e UÇK-së dhe simbolin më të shenjtë të luftës sonë për liri, për të mbuluar veprimet e veta të ndyta dhe maskarallëqet më të mëdha që kanë ditur ti bëjnë shtetit dhe popullit të Kosovës, duke mos kursyer as Donika Gërvallën, sulme të cilat bëhen në mënyrë të sinkronizuar, me qëllimin dhe shpresën për futjen e përçarjes së koalicionit qeveritar VV-Lista Guxo! Por përkundër të gjitha sulmeve dhe inskenimeve të pista agjenturore, bija e heroit Jusuf Gërvalla dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika nuk është pre që mposhtet aq lehtë siç mendojnë ata, madje as shpifjet e ulëta dhe orkestrimet e sulmeve të vazhdueshme, që asaj i bëhen në mënyrë të sinkronizuar me qëllim të dëmtimit të imazhit të saj dhe nxitjen e konfliktit ndërmjet koalicionit qeverisë, nuk do të kenë sukses, edhe për faktin e ditur, se për kohë tejet të shkurtër, shumë element të dyshimtë, që sot prodhojnë atakë e shpifjet më vulgare, mund të gjenden në bankën e të akuzuarve që nga vrasjet e kërcënimet deri te zhvatja dhe gllabërimi i pasurive të Kosovës, për të cilat, nga i pari deri tek i fundit, me miratimin e ligjeve të reja dhe futjen e Vetting-ut në drejtësi, do të marrin dënimin e merituar, sipas fajit që ka bërë, për tu çliruar edhe Kosova, përfundimisht nga mëkatet e tyre”, përfundoi analisti Gani Qarri.

Mehazi: Përveç serbëve askush nuk e mohon UÇK-në

Image
Sulejman Mehazi

Edhe profesori Sulejman Mehazi, thotë se kritikat ndaj ministres Gërvalla janë sajesa, por që nuk janë të rastësishme.

“Të thuhet për shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gervallën, se është kundër UÇK-së është njësoj sikur të thuhet se ministrja Gërvalla është kundër babait dëshmor të saj, JusufGërvallës, jo assesi, përveç serbëve askush nuk e mohon UÇK-në. Prandaj kritikat ndaj ministres Gërvalla janë sajesa të partive opozitare e asgjë më shumë. Këto sulme ndaj Gërvallës nuk janë të rastësishme pasi vijnë pikërisht në kohën e krijimit, formimit e konsolidimit të strukturave të Listës Guxo të Vjosa Osmanit në gjitha vendbanimet e Kosovës, e për shkak konsolidimit të Listës Guxo sulmohet Gërvalla nga partitë opozitare të dalura nga lufta e UÇK-së: PDK e AAK, sulmet ndaj ministres Gèrvalla bëhen për shkak frikës konkurruese partiake”, deklaron ai.

Tutje, profesori shprehet se ideja e atyre se Gërvalla është kundër UÇK-së, është e pabesueshme dhe joargumentuese, sa edhe qesharake.

Ai shton se edhe këto sulme vijnë nga frika e partive opozitare ndaj fuqizimit të partisë Guxo.

“Të kritikohet zonja Donika Gërvalla që me rastin e 23 vjetorit të çlirimit në Facebookun e saj ka thënë se: “fitimtarë jemi gjithmonë atëherë kur jemi të bashkuar.
Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, se paska qenë kundër UÇK-së sa është e pabesueshme dhe joargumentuese, po aq edhe qesharake. Qartë, kuptimi i sulmeve ndaj Gërvallës shpreh frikën e partive opozitare ndaj fuqizimit të Listës Guxo”,
nënvizon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat