Kelmendi: Vettingu dhe çështja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë të domosdoshme për shtetin ligjor

Politika

Kelmendi: Vettingu dhe çështja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë të domosdoshme për shtetin ligjor

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2022 Në ora: 17:02
Komisioni i Venecias

Komisioni Evropian për Demokraci, përmes Ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias, ka mbështetur draft-dokumentin për vetingun të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Dhe, një gjë e tillë është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës.

Jursti Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Vetingu dhe Byroja e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë domethënëse se në Kosovë.

“Dhënia e mendimit pozitiv nga Komisioni i Venecias per VETTING- në dhe për Byron e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme janë shenja domethënëse se në Kosovë drejtësia ka vështirësi të mëdha dhe se kriminaliteti si bazë e krijimit të pasurisë është mjaft e lartë. Natyrisht se për të funksionuar shteti i së drejtës kërkohen edhe disa ligje tjera të nxirren, të cilat do të bënin Kosovën funksionale në fushën juridike. E kam fjalën këtu për Ligjin mbi Lustracionin, për Ligjin Zgjedhor dhe për Ligjin mbi Çështjet Sociale dhe të Pensionit. Me anën e këtyre ligjeve shteti i së drejtës do të ndërtohej dhe do të kishim shumë funksionalitet organet e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo do të thotë se në Kosovë po krijohet një infrastrukturë juridike, mbi të cilën do të ndërtohen organet dhe do punohet në fushat e tilla.

“Mendimet e dhëna nga Komisioni i Vennecias mbi vettingun dhe për Byron e Konfiskimit të Pasurisë së krijuar me krim jep mundësi që Kosovë të fillon dhe të ndërton një infrastrukturë juridike, mbi të cilën do të ndërtohen organet dhe do punohet në fushat e tilla. Ligji mbi VETTING, kam deklaruar në të kaluarën, tash me forcë jam për atë, që në përgatitjen e ligjit dhe në punën e saj, pa përkrahje të UE, të Anglisë dhe të SHBA-ve nuk mund të bëhet”, deklaron ai.

Në fund, juristi shpreh frikën e tij, se dallimet e mëdha mes opozitës dhe pozitës mund të përbëjnë konflikt, për vettingu apo edhe byron e konfiskimit të pasurisë.

Ai shpjegon edhe juridikisht procesin se si duhet shkuar tutje me vettingun dhe byron.

“Janë tepër të ashpra marrëdhëniet në Kosovë midis anëve të kundërta. Kemi shumë konflikte midis pozitës dhe opozitës. Janë shumë veta që janë të fuqishëm që vetëm për vetëm, pa ndihmën e përmendur, nuk realizohen sukseset e pritura nga VETTING-u. Po kështu është anomali nëse nuk lejohet që ndaj punës së Byros për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifiikueshme mos të ketë procese gjyqësore. Si ndaj vendimeve të VETTING-t, ashtu edhe ndaj vendimeve të organeve administrative për konfiskimin e pasurise se krijarr mbi baza kriminale, duhet domosdo të jepen afatet ligjore për të shkuar lënda me padi nëpër gjykatat kompetente. Dhe, natyrisht se brenda këtij afati per paraqitjen e mjetit juridik, kurrsesi vendimet nuk duhet te behen te plotfuqishme. Vendimet mund të ekzekutohen vetëm pas kalimit të afatit ligjor dhe kur shterrohen mjetet juridike të ankimimit. Çështjet e tilla kërkohet të jenë pjesë e ligjit dhe me ligj të veprohet nga ana e organeve. Mbështetja e punës në ligj i bënë shumë funksionale organet kompetente dhe çështja për të cilën punohet realizohet në përputhje me shtetin e së drejtës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat