Kjo është e tmerrshme/ “Thaçi, Haradinaj dhe Mustafa ishin të ndikuar nga Rusia e Serbia” – Ja si ishte shpreh Thaçi në takim me Putinin!

Politika

Kjo është e tmerrshme/ “Thaçi, Haradinaj dhe Mustafa ishin të ndikuar nga Rusia e Serbia” – Ja si ishte shpreh Thaçi në takim me Putinin!

Nga: N. Sh. Më: 20 qershor 2022 Në ora: 17:05
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa

Në Kosovë është raportuar se ka filluar një ndikim i qeverive të jashtme e që janë kundër Qeverisë së Kosovës dhe vet shtetit tonë.

Për këto ndikime edhe raporti i Freedom House ishte marr në publikimin e fundit për Kosovën.

Atu është përmendur ndikimi i qeverive te huaja në qeveritë e Kosovës në këto 20 vjetet e tranzicionit.

E kjo do të thotë së qeveritë e më hershme janë ndikuar në vendimet e tyre nga qeveritë e huaja si ato si cekën në raport e siç ishin qeveria ruse, kineze, turke e të tjera.

Në lidhje me ndikimin e jashtëm në Kosovë, ka folur profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai thotë se, këtyre ndikimeve të huaja iu kanë pri liderët shtetëror.

“Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj por edhe Isa Mustafa e të tjerë ishin nën ndikim permanent të qeverisë se Serbisë e në veçanti të  Vuçiqit, por edhe të Rusisë, sepse liderët e Kosovës ishin të brisht, të korruptuar të cilët e korruptuan edhe vet sistemin juridik, prokuriral dhe atë gjyqësor. Vlenë këtu të përmendet roli degradues i Hashim Thaçit gjatë procesit të dialogut me Serbinë i cili lëshoi pe aq shumë sa që u poshtërsua para botës me lëshimet përmanente që ia bënte Serbisë. Me eklatanti ishte takimi Hashim Thaçit me presidentin rus Vladimir Putin, ku biseduan për shumë tema në dëm të Kosovës, bile Thaçi para tij e hapi edhe çështjen e ndarjës së Kosovës”, shprehet Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, në veçanti këtu duhet të potencohet ndikimi makabër i Listës Serbe e ndikuar nga Beogradi e cila në shumë raste e luante lojën e djallit me qeverinë e Kosovës.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Pra, ushtronte ndikim në mënyra të ndryshme sipas porosive të Beogradit dhe Rusisë. Lista Srpsa e drejtuar nga Beogradi e luante lojën e djallit sipas Serbisë duke ngritë tensione të kohëpaskohëshme të situatës edhe ashtu të brishtë në veri. Në kuader të kesaj shkon edhe rasti i Gylenistëve në Kosovë të cilët u deportuan jashtë Kosovës me kërkesën e qeverisë Turke përmes Hashim Thaçit, por qeveria turke shkonte aq larg se që hapatas Erdogani pat deklaruar me një rast në një vizitë në Prizren ku decidivisht tha se “Kosova është Turqi””, thekson ai.

Sipas ti, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Hrajdinaj jo vetëm që lejuan nidikimin e qeverive të huaja në në Kosovë, por në raportin e Freedom House u veçuan edhe për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Është e rrugës dhe detyrë e qeverisë së re në krye me Albin Kurtin që të veprojë sa më shpejtë sipas raportit të Freedom House, t’i analizoj të gjeturat nga ky raport, të veprojë në drejtim të nxjerrjes para drejtësisë liderët e korruptuar, liderët që për të gjitha këto vite e mbajtën të zapuar, të kapur shtetin në të gjitha segmentet, në të kundërtën liderët e korruptuar do të vazhdojnë edhe më tutje me korrupsion dhe krim të organizuar, sespe ndikimi i tyre është ende i madh në jetën politike”, pohon ai.

“Dhe në fund duke e pas parasyshë situatën politike, të sigurisë dhe gjeostrategjisë pas luftës Rusi Ukrainë e cila po lenë shqetësime të medha në Evropë por edhe në Ballkanin Perëndimor si regjion frangjil me një jo stabilitet të mjaftueshëm, por edhe me interesim të madh nga ana e Rusisë që përmes Serbisë të ndikoj në stabilizimin e rajonit sidomos në Bosnje përmes Dodikut i cili veç moti nën ndikimin e agjenturave pro ruso-serbe po bën plane për destabilizimin e Bosnjes dukte tentuar që ta ndaj atje Republikën Serbe, por edhe në Kosovë, Rusia përmes Serbisë po tenton të destabilizon Veriun e Kosovës përmës Listës Serbe duke krijuar tensione si pretekst për të ndërhy Serbia në Kosovë për ta shkëput Veriun e saj, të cilën gjë Serbia e konsideron si interes nacional siç është shpreh shpesh gjatë dialogut me Kosovën se nuk do të tërhiqet dhe nuk do ta njoh Kosovën pa “marrë pjesen e vetë””, shton ai.

Maxharraj thekson se, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të shmangur destabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor nga ana e Rusisë dhe Serbisë e cila këto ditë veç u rreshtua në krah të Serbisë duke i kthye shpinën Perëndimit.

“Prandaj, Amerika dhe BE e kanë për detyrë ta ndalin Serbinë që të mos hajë me dy lugë, sepse njëra i jetë në fyt, ajo pra duhet të deklarohet haptas a do me Lindjen apo me perëndimin, a do me vlerat e demokracisë perëndimore apo me vlerat e autokracisë sllave të Lindjes. Në nivel politik, është e domosdoshme që Evropa t’i përgjigjet thirrjeve në të gjithë rajonin për të përshpejtuar integrimin në BE në kontekstin e luftës në Ukrainë. Një proces i ringjallur i anëtarësimit, do të nxiste përparimin në reformat shumë të nevojshme të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në këto vende. Ndërkohë, duhet që Bashkimi Evropian dhe NATO në bashkëpunim edhe me Amerikën të rrisin mbështetjen e tyre për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e sundimit të ligjit dhe inkuadrimin e tyre sa më të shpejtë ne BE dhe ne NATO”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat