Deklarata ‘bombë’ që tronditi Vuçiqin/ Scholz nuk e la në ‘baltë’ Kosovën – ja si e injoroi Thaçi me shokë Gjermaninë!

Politika

Deklarata ‘bombë’ që tronditi Vuçiqin/ Scholz nuk e la në ‘baltë’ Kosovën – ja si e injoroi Thaçi me shokë Gjermaninë!

Nga: A.M Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:27
Olaf Scholz dhe Albin Kurti

Gjermania vazhdon të jetë një nga aleatet më të fuqishme të Kosovës.

Në vazhdimësi shteti gjerman ka ofruar mbështetje dhe ndihmë ndaj vendit tonë.

E këtë gjë, më së miri e vërtetoi kancelari gjerman Olaf Scholz me vizitën e tij në Kosovë javë më parë.

Për të folur për raportet Kosovë-Gjermani “Bota sot” kontaktoi me publicistin nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Ai fillimisht komentoi mbështetjen e Amerikës, veçanërisht të Gjermanisë për Kosovën.

Sipas tij, raportet në mes dy shteteve të lartpërmendura ka tha se në disa raste rivalizojnë njëra-tjetrën edhe pse janë aleate.

Sipas tij, Rusia do ta shkatërronte Evropën nëse nuk do ishte Amerika.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

“Gjermania dhe Amerika, edhe pse aleatë, në disa raste rivalizojnë njëra-tjetrën. Dihet se Evropa pa Amerikën, do të gëllabërohej nga Rusia. Është vlerësuar, meritueshëm, kancelarja Merkel dhe gadi sa nuk e barazoi pararendësin e saj Kohl. Por, kokëtimi i Merkel me Rusinë, në veçanti, në kontraktimin prej miliarda euro të gazit rus, përkundër mospajtimit amerikan, zvetnon, në një masë, shkëlqimin enormë të - Mama Merkel -. Dhe, kjo u dëshmua, qartazi, në sulmin, për "pikë të qejfit", me bombardimet e Rusisë barbare, kundër Ukrainës sovrane”, deklaroi ai.

Zeqiraj përmendi edhe ish-kancelarin gjerman që kishe raportet të ngushta me Serbinë.

Mirëpo, i cili u ‘ndalua’ pas dyshimeve për flirtim me Rusinë.

“Schröder, duke qenë kancelar, i fitoi zgjedhjet edhe për një mandat të dytë. Por, SHBA, duke i parë flirtimet e tij të dyshimta me Rusinë, e stopoi atë, duke ia pamundësua çfarëdo koalicioni me subjektet politike, të domosdoshëm, për ta krijuar qeverinë.

Ishte ky ish-kancelar, me një pjesë të deputetëve të SPD-së dhe të majtës gjermane, me miqësi ideologjike me Serbinë, që akuzuan ministrin e Mbrojtjes, Rudolph Scharping, kinse, alarmoi, falsifikueshëm, Bundestagun gjerman, për krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe, informacionet e tij "alarmuese", e bindën Bundestagun, duke e bërë Gjermaninë pjesë të sulmeve bombarduese, kundër Serbisë agresive e luftënxitëse, në Ballkan e përtej”, theksoi publicisti.

Po ashtu, ai nuk harroi ta përmendte edhe ministrin gjerman, Schaprping, i cili solli fakte tronditëse të krimeve të soldateskës serbo-sllave, nën komandën e kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

“Ministri i Mbrojtjes, Scharping, i bindur dhe krenar, për Gjermaninë e tij, e cila u bë pjesë e një lufte të drejtë, për ta shpëtuar dhe çliruar Kosovën, solli fakte, sa bindëse, aq edhe tronditëse, të krimeve të soldateskës serbo-sllave, nën komandën e kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ministri Scharping, me dëshmitë e tij, serioze dhe dinjitoze, i mundi nostalgjikët e komunizmit sovjetik-stalinist, të kontrabanduar në Bundestagun gjerman, lakej të Schröderit. Ai e quajti misionin e tij politik të përfunduar me nder. Dhe, filloi një romancë dashurie, edhe pse të vonuar, por, gjithësesi, të lumtur, në privatësinë dhe qetësinë e nevojshme shpirtërore, sepse kauza e tij ishte e drejtë dhe fisnike. Ai u bë pjesë e lirisë të popullit të Kosovës. Dhe, këtë po e përjetonte edhe si fitore të popullit gjerman dhe të popujve liridashës botërorë. Nder e mirënjohje të pakufishme, për ushtarakun, e rreptë dhe të drejtë, Rudolph Scharping!”, nënvizoi Zeqiraj.

Më tej, publicsti tregoi se si Thaçi me shokë e shpërfillën Gjermaninë, për t`u përqendruar vetëm tek SHBA. "Amelika", "Amelika", e Hashimit, siç thoshte Albini.

Megjithatë, ata gabuan deri në trupërim, pasi ishte pikërisht kancelari gjerman Schol që lëshoi deklaratën bombë, ku i kërkoi Serbisë nga Prishtina që ta njoh Kosovën.

“Ish-kancelari Schröder, edhe pas pavarësimit të Kosovës, si aleat personal i Rusisë dhe i satelitëve të saj, në këtë rast të Serbisë, do të deklarohej se "nuk kam qenë dhe as nuk jam për pavarësinë e Kosovës"! Politikanët dritëshkurtër të Kosovës, rastin vetjak të Schröder, e shtrinë edhe tek subjekti politik SPD, madje edhe tek CDU. Ata, konkretisht, Hashimi me shokë, shpërfillën Gjermaninë, për t`u përqendruar vetëm tek SHBA. "Amelika", "Amelika", e Hashimit, siç thoshte Albini, e përsëritur, hipokrizisht, tani, nga Ramushi, e lënë në harresë Gjermaninë.

Por, u gabuan, deri në turpërim! Është kancelari Olaf Scholz, i SPD, që lëshon deklaratën bombë në Prishtinë, për ta përsëritur edhe në Beograd: "Mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të këtë njohje reciproke". E thënë kjo në vendin dhe kohën e duhur, nga shefi i kryeshtetit evropian, me ndikim parësor ekonomik dhe politik, siç është Republika Federale e Gjermanisë, u bë kryetemë botërore, se "kur është mjaft, është mjaft", me tolerancën dhe durimin kristian, që bënë Evropa dhe bota demokratike, ndaj Serbisë mashtruese e shumë-fytyrëshe”, potencoi ai.

Ndër të tjera, shtoi edhe deklaratë e ish-ministrit gjerman, ku tha se askush në Evropë nuk ka folur, për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“I entusiazmuar, me thirrje, deri në bërtimë, reagoi Ëolfang Ischinger, ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, për Kosovën: "Bravo Scholz! Me gjuhë të qartë ia bëre me dije Serbisë, se duhet ta njohë Kosovën. Askush në Evropë nuk ka folur, për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam, për herë të parë. Është një surprizë e madhe për ne".

Dhe, vërtet, ishte një mbështeje aprovuese, madje e njëzëshme, e deklaratës domëthënëse të kancelarit Olaf Scholz”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat