“Akuza për mbi 100 vrasje”/ Propaganda e Edi Ramës me Hashim Thaçin karshi pazareve me Vuçiqin

Politika

“Akuza për mbi 100 vrasje”/ Propaganda e Edi Ramës me Hashim Thaçin karshi pazareve me Vuçiqin

Nga: P.R Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:08
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Këshillit të Evropës, lidhur me pabazushmërinë e raportit të Dick Martit, derisa e ka quajtur një farsë, arrestimin e Hashim Thaçit dhe ish udhëheqësve të tjerë të Kosovës të cilët mbahen në Hagë, ku ndër të tjerash Gjykata Speciale i ngarkon edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik, Ibrahim

“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkojë personalisht në Strazburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse në këtë përrallë të një shtëpie të verdh dhe trafikut të organeve”, tha Rama, duke mos përmendur farë vrasjet politike që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.

E këtë paralajmërim të Edi Ramës, po e quan propagandë analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk besoj se mundet një fushatë politike të prevalojë mbi Gjykatën Speciale. Po të ishte kështu asnjë nga të arrestuarit e më hershëm në Hagë, pavarësisht nacionalitetit, kështu që kjo është propagandë e Ramës dhe populizëm karshi pazareve të tija me Vuçiqin”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, Edi Rama nuk dëshiron zbardhjen e vrasjeve politike, andaj edhe i pengon puna e Gjykatës Speciale.

“Nën mbrojtjen e emblemës së luftëtarëve të UÇK, Edi Rama po synon të hedh sy për planet e tija me Vuçiqin e për të cilat ka luftuar kundër Adem Jashari. Edi Ramës nuk intereson për vrasjet e anëtarëve të LDK-së, populizmi i tij shkel mbi gjakun e Adem Jasharit, Fehmi Aganit, si dhe të atyre që u vranë tinëzisht paslufte si rasti i Xhemajl Mustafës, si dhe gazetarëve të guximshëm si Bardhyl Ajeti e për të cilët dikush në Hagë do të jep përgjegjësi”, shprehet Mehmeti.

Për fund, Mehmeti deklaron se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e të tjerët, do të ballafaqohen me akuzën për mbi 100 vrasje.

“Vrasjet politike janë kryesore në dosjen e Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së, të cilët do të ballafaqohen me akuzën për mbi 100 vrasje. E vërteta do të del, e të cilën Edi Rama duket se nuk është interesuar ta di. Edi Rama ka nevojë që me folklor politik të hedh hi syve, nuk intereson për vrasjet e pasluftës”, përfundon analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat