Kërkohet kryqëzimi i Ramës/ Analisti nga Amerika ‘shpërthen’ me kritika: E tmerrshme, skandaloze kjo deklaratë e tij!

Politika

Kërkohet kryqëzimi i Ramës/ Analisti nga Amerika ‘shpërthen’ me kritika: E tmerrshme, skandaloze kjo deklaratë e tij!

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 23:34
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama

"Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit", deklaroi ditë më parë Edi Rama.

Dhe, çuditërisht kjo deklaratë u bë në kryeqytetin e Kosovës, aty ku serbët, përfshirë edhe Vuçiqin kryen masakra dhe përdhunime të tmerrshme.

Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se kryeministri shqiptar, Edi Rama është pro-serb.

Sipas tij, ai është në gjendje ta rrotulloi Kosovën për interesa të Vuçiqit.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Botërisht dihet por edhe cilësohet se Edi Rama është pro-serb. Këtu nuk ka kurrfarë dyshimi, sepse Edi Rama për Serbinë dhe Vuçiqin është ne gjendje ta rrotulloi Kosovën. Madje, për simpatinë ndaj Serbisë dhe Vuçiqit ua kalon të gjithë liderve shqiptar që nga Enver Hoxha e këndej”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Maxharraj theksoi se Rama me Vuçiqin dhe Thaçin ishin gati ta ndajnë Kosovën.

Ai kritikoi ashpër deklaratën e kryeministrit shqiptar në të cilën masakrat dhe përdhunimet serbe në Kosovë si “rrëmujë”.

“Për shtetin serb ky ‘qytyp’ është në gjendje jo vetëm ta rrotulloi Kosovën por edhe ta ndajë me Serbinë e Vuçiqit. Për këtë u zu më “pelë për dore” në Nish. Por e vazhdoi herë tinzarisht e herë haptas me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin.

Ky qytyp edhe masakrat, përdhunimet dhe gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë ku mori pjesë edhe vëllau i tij, Aleksandër Vuçiq i injoroi sikur të mos kishin ndodhur fare, madje shkoi aq largë çfarë ato i krahasoi me ”nje rrëmujë”. Pra, për hirë të Serbisë dhe vëllaut Vuçiq, shkeli mbi masakrat që ai i bëri në Kosovë. Te ai turpi dhe fytyra nuk kanë dallim”, nënvizoi analisti.

Ndër të tjera, potencoi se vizita e Ramës në Kosovë vërtetoi se ai është antishqiptar dhe tradhtar i kombit.

Këtë gjë, analisti e cilësoi si të tmerrshme dhe skandaloze.

“Por, me rastin e ardhjes së tij për vizitë në Kosovë e teproi krejt ia vuri kapakun si antishqiptar dhe tradhtar i kombit. Ai para gjithë botës, haptas pa fije turpi deklaroi në Prishtinë: “Unë Albinin e kam vëlla, por me lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”.

E tmerrshme, katastrofë, skandal kur kjo thuhet nga një kryeministër që i shet interesat e kombit. Tha, Albinin e kam vëlla, jo teveqel nuk e ke e as nuk do ta kesh kurrë përderisa ti më me kënaqësi përqafon Vuçiqin se sa Kurtin.

Por, më pastaj tha “më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”, askush nuk po të ndalon. Megjithatë, mos harro për tu bërë vëlla me Vuçiqin më parë duhet të kryqëzohet në kishë”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat