Zhgënjimi i Kosovës për vizat, ky është faji i Francës dhe Holandës, ja pse BE-ja nuk i bën trysni Serbisë

Politika

Zhgënjimi i Kosovës për vizat, ky është faji i Francës dhe Holandës, ja pse BE-ja nuk i bën trysni Serbisë

Nga: H.O. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 22:36
Ilustrim

U përfol se Kosova që nga data 23 qershor do të fitoj liberalizimin e vizave, që ka vite që po e kërkon e po punohet në këtë drejtim. Mirëpo, tre ditë më parë, Kosova mori zhgënjimin e radhës, nuk iu hoqën vizat.

Politikanët siҫ bëjnë zakonisht e hodhën fajin sa të njëri e tek tjetri, mirëpo qëllimi nuk u realizua.

Lidhur më këtë zhgënjim sa i përket vizave, ka reaguar njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai thotë se me shpresa të mëdha u pritë data 23 qershor, se më në fund edhe Kosova, do të ketë liberalizimin e vizave. Zhgënjimi ishte i madh dhe i papritur kësaj radhe, se patem premtime që kjo të ndodhë në Bruksel.

Refuzimi  për liberalizim të vizave  pothuajse nuk u justifikua fare. Kosova e vogël më një grusht banorësh po mbahet e izoluar shumë padrejtësishtë. Mua me duket se ende disa shtete te BE-së nuk janë liruar nga politikat e vjetra e hileqare ndaj shqiptarëve. Franca po i prin vallës në këtë drejtim e pastaj edhe Holanda. Koha po e tregon se Anglia ka vepruar drejtë kur më BREX-it u largua nga struktura politike burokratike e BE-së.Të gjithë në Evropë e pranojnë së Kosova është shteti më properëndimor, e në anën tjetër po veprojnë kundër Kosovës. Bukur shumë pajtoj me disa mendime se mos të ishim më shumicë të konfeksionit fetar mysliman, moti edhe do të kishim liberalizimin të vizave”, thekon ai.

Mulliqi thotë se si është e mundur që Serbia të përafrohet strukturës të BE-së, kur dihet së ky shtet shkaktoj luftë më përmasa të gjenocidit më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë.

“Liberalizimin e vizave serbët e fituan moti , që është dashur mos tu hiqet hipoteka e shtetit gjenocidial për shumë vite me radhë. Si duket Evropa, jo të gjitha shtetet po na mbajnë nën presion të bisedimeve më palën serbe, që është padrejtësi tjetër shumë e madhe. BE-ja kurrë deri më sot nuk ju bëri trysni Serbisë që ajo të pranon pavarësinë e Kosovës dhe që të kërkon falje për vrasje masive, e pastaj të fillojnë bisedimet e ndërsjellta për normalizimin e marrëdhënieve, që zor do të ndodhë nëse kjo punë u lihet në dorë BE-së. Përkundrazi Kosova ishte ajo të cilës i’u bë presion që të zhvillon këto bisedime pa asnjë kusht të vetëm. Dhe kjo ndodhi edhe për fajin e drejtuesve të shtetit të Kosovës. Mirë është që shqiptarët të punojnë në drejtim të bashkimit kombëtar, sepse vetëm bashkimi na faktorizon si popull në Ballkan dhe në Evropë, e deshti dikush apo nuk e deshti. Duhet thënë edhe këtë, se Kosova dhe shqiptarët po bien pre edhe e rivalitetit të Fuqive të Mëdha, dhe interesave të tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson analisti Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat