Naim Miftari i drejtohet Albin Kurtit me një kërkesë të pazakontë: Ju lutem ndaloni pensionet për veteranë, po përfitojnë matrapazët!

Politika

Naim Miftari i drejtohet Albin Kurtit me një kërkesë të pazakontë: Ju lutem ndaloni pensionet për veteranë, po përfitojnë matrapazët!

Nga: N. Sh. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:21
Naim Miftari

Vetëranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë protestuar javë më parë me kërkesën e vetme, rritjen e pensionit të tyre.

Kjo ka ardhë pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e pagës minimale në Kosovë, por jo edhe për veteranët.

Edhe pse Qeveria ka premtuar një zgjedhje të mirë për ta, veteranët nuk janë përmbajtur, por bllokuan sheshin e Prishtinës dhe Qeverinë.

Pas kësaj proteste, një delegacion i veteranëve kanë takuar kryeminsitrin Albin Kurtin.

Mirëpo, veteranët kanë paralajmëruar përsëri që do të ketë protesta nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet.

Për këtë çështje ka folur veterani i Ushtrisë Çliritmare të Kosovëës, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se protestat e veteranëve janë të orkestruara nga njerëz të politikës.

Sipas tij, veteranët po e implementojnë skenarin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

“Demonstrata e para disa ditëve, para Kuvendit të Kosovës, që u cilësuar si demonstratë dhe protestë e veteranëve të luftës, ishte e orkestruar kryesisht nga shumica e njerëzve të politikës, prej radhëve të opozitës dhe me veteranëve të rrejshëm. Argatët po e implementojnë skenarin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, kurse anash në dy gjunjët duke e lutur e duke e pritur LDK-në se mos po ju bije ndonjë asht a ndonjë kaçik i tenderëve rastësisht në qeveritë e më vonshme të mundshme në mes PDK- LADK-AAK”, thotë Miftari.

Sipas tij, është e pritshme që ditët në vijim do të ketë edhe pjesë të tjera “teatrale” dhe koncerte politike.

Miftari, pohon se, veteranët e luftës u bënë top lajm në televizione dhe kokat kryesore të lajmeve në radio.

“Unë do të kishte një kërkesë shumë konkrete për kryeministrin, si kundërpërgjigje ndaj këtyre veprimeve: Ju lutem kryeministër ndaloni krejt pensionet tona prej 170 euro pasi edhe ashtu për përfitime të votuesëve politik e kanë trefishuar numrin e veteranëve matrapazët, mafia e komandantëve dhe profiterëve të pas luftës”, thotë Miftari.

Ai tutje shprehet se, ushtarët e UÇK-së ishin në luftë më vullnet dhe dinjitet.

Sipas tij, ushtarët e UÇK-së pa asnjë hile kanë luftuar për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë dhe për shtetin tonë.

“Luftën për lirin tonë e kemi konsideruar detyrë, e detyra nuk paguhet me asgjë”, shton ai.

“Unë do të ju kërkoja si ish-ushtar dhe epror i UÇK-së, që ato para të cilat tani shkojnë për “veteranët”, e ku shumica e përfituesve prej mbi 70% janë veteranë të rrejshëm, veteranë personal të Hashimit, Ramushit e të Isës, le të destinohen për armatimit të ushtrisë tonë”, përfundon Naim Miftari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat