Nga AKR flasin për raportin Kurti-Rama/ Ja pse dy udhëheqësit nuk kanë “miqësi të ngrohtë”!

Politika

Nga AKR flasin për raportin Kurti-Rama/ Ja pse dy udhëheqësit nuk kanë “miqësi të ngrohtë”!

Nga: M.H. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:47
Albin Kurti dhe Edi Rama

Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdojnë të jenë të “ftohura”.

Një miqësi të ngushtë që kryeministri Rama ka pasur me ish-presidentin Thaçi nuk po e gjen me kryeministrin Kurti.

Deri tek ky raport mes Kurtit dhe Ramës kanë ndikuar një mori faktorësh, e njëri nga ta është iniciativa e “Ballkanit të Hapur”.

Kjo iniciativë e Ramës, Zaev dhe Vuçiq, përcjell “Bota sot”.

Mospjesëmarrja e Kosovës në këtë iniciativë ka arritur të sjellë debate të mëdha.

E në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur sekretari i AKR-së, Vesel Makolli.

Ai u shpreh se kjo që po ndodh sot dhe që ka ndodh menjëherë pas luftës në Kosovë, është déjà vu e kundërshtimëve mes shqiptareve që kanë ndodhur gjatë luftës së parë botërore, gjatë konferencës së paqes në Paris, pas Kongresit të Lushnjes dhe gjatë Mbretërisë Shqiptare.

“Ka qenë e pa imagjinueshme të mendohet se marrëdhëniet ne mes të udhëheqësëve të dy shteteve shqiptare të jenë në këtë nivel në kohen e sotit.

Kjo që po ndodh sot dhe që ka ndodh menjëherë pas luftës në Kosovë, është déjà vu e kundërshtimëve mes shqiptareve që kanë ndodhur gjatë luftës së parë botërore, gjatë konferencës së paqes në Paris, pas Kongresit të Lushnjes dhe gjatë Mbretërisë Shqiptare shtetit të parë modern shqiptar të njohur ndërkombetarisht. Kurse për komunizmin enverist nuk ja vlenë të flasim, ai ka qenë kulmi i së keqes që ju ka ndodhur shqiptarëve”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë që “Ballkani i Hapur” është vetëm njëra nga kundërshtitë në mes të dy udhëheqësive tona.

Shqiptarët asnjëherë gjatë kësaj periudhe historike nuk kanë qenë unik, kanë vepruar me mendësi feudale e bajraktare, kanë luftuar njëri-tjetrin për interesa personale e klanore duke rrezikuar në shumë situata e raste edhe vet ekzistencën e shtetit të tyre.

Në shekullin XXI, në kohën e iluminizmit të kombit mbarë, është non sens i llojit të vet mos koordinimi i politikave të dyja shtetëve shqiptare dhe mos veprimi si një trup i vetëm kur kemi të bëjmë me interesa jetike kombëtare.

"Ballkani i Hapur" është vetëm njëra nga kundërshtitë në mes të dy udhëheqësive tona”, përmbylli Makolli për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat