Ofensiva kundër Speciales/ Në vend të Thaçit, Veselit, Selimit... Të vizitohen varret e Enver Malokut, Xhemail Mustafës...

Politika

Ofensiva kundër Speciales/ Në vend të Thaçit, Veselit, Selimit... Të vizitohen varret e Enver Malokut, Xhemail Mustafës...

Nga: P.R. Më: 20 korrik 2022 Në ora: 08:05
Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli

Tashmë edhe zyrtarisht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur misionin e tij për pengimin e punës së Gjykatës Speciale, me synim që ta shpëtojë shokun e tij, ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin ndër tjerash, Gjykata Speciale e akuzon për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

Përveç Thaçit, nga Specialja akuzohen edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Salih Mustafa.

Në misionin e Ramës, janë bashkuar edhe politikanë, gazetar dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, të cilën në vend që të bëjnë thirrje që Gjykata Speciale të zbardh vrasjet politike që kanë ndodhur, ata po bëjnë thirrje për shfuqizimin e Speciales.

E kritika për këtë po adreson Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.

Image
Saim Tahiraj

Në një shkrim timin, për të njëjtën temë pata theksuar se korit i LPK-së i përberë nga pjella e sajë; PDK, AAK, VV i është bashkangjitur edhe krye dirigjenti i tyre Rama dhe publikisht janë hedhur në ofensivë për ta zhbërë Gjykatën Speciale. Në ditët e fundit kemi vërejtur se këtij kori çoroditës i janë bashkuar edhe gazetarë (ndonjëri nga ta i kërcënuar nga këta), pjesëtarë të shoqërisë civile dhe individ të caktuar. Të gjithë të bashkuar, secili për interesa të caktuara janë hedhur në ofensivë kundër Gjykatës Speciale me qëllim zhbërjen e saj. A ka popull më vetëvrasës se ne shqiptarët?”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, sulmet ndaj Gjykatës Speciale janë të dirigjuara nga Edi Rama.

Një krijesë që e krijoj parlamenti i Kosovës, si e vetmja shpresë për shumë familje që ju vranë anëtarët e tyre për të vetmin faj që ishin veprimtarë të LDK-së. Nuk habitem fare se pse e sulmojnë Gjykatën Speciale orkestra e LPK-së dhe krye dirigjenti i tyre Rama, sepse përfaqësuesit e tyre po gjykohen si të dyshuar në Hagë dhe kush e di se çka do të dali në shesh gjatë gjykimit!

Ndoshta do të dalin edhe emra të rijnë nga kjo orkestër si pjesëmarrës në veprime të përbashkëta kriminal”, thekson Tahiraj.

Mua më çuditë fakti se pse kanë vërshuar drejt Hagë, gazetarë të ndryshëm, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe individ të caktuar? Pse dhe cili është misioni i tyre në përbërjen e kësaj orkestre të çoroditur? A janë të paguar, të shantazhuar apo e bëjnë me vullnet si pjesëtarë të vjetër të kësaj orkestre që opinioni nuk e ka ditur?”, shton Tahiraj.

Para vizitave në Hagë, Tahiraj thotë se duhet të vizitohen së pari familjarët e viktimave të vrasjeve politike.

Nëse ju ka mbetur vetëm pak humanizëm këtyre gazetarëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile, para se ta marrin rrugën për në Hagë, le ta marrin mundin dhe t’i vizitojnë familjarët e viktimave që u vranë, vetëm pse ishin veprimtarë të LDK-së. Gazetarët le t’i vizitojnë familjet dhe varret e kolegëve të tyre; Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Shefki Popvës, Bardhyl Ajetit, pastaj Ahmet Krasniqit, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, komandant Drinit, e dhe shumë të tjerëve! Jam shumë i sigurt se ndryshe do veprojnë, e jo siç vepruan tani duke u përpjekur të ua vrasin shpresën e fundit këtyre familjeve. Ndërsa për përfaqësuesit e shoqërisë civile, nëse vërtet janë përfaqësues e jo falsifikatorë, duhet të luftojnë dhe t’i mbrojnë të drejtat e familjarëve të viktimave si pjesë përbërëse e shoqërisë sonë dhe jo të sulmojnë Gjykatën Speciale, shpresën e vetme për të vendosur drejtësia në vend për më të dashurit e tyre”, shprehet Tahiraj.

Për fund, Tahiraj thotë se LDK nuk duhet të hesht për zbardhjen e vrasjeve politike, por duhet të ngrit zërin edhe tani, e jo veç gjatë fushatave elektorale.

Të gjithë së bashku duhet të veprojmë fuqishëm kundër kësaj fushate të çmendur kundër Gjykatës Speciale. Ajo duhet të lihet e qetë në kryerjen e misionit të shenjtë, në vendosjen e drejtësisë në vend dhe familjarët e viktimave të ndihen të qetë. Kjo fushatë e çmendur nuk është sulm vetëm kundër Gjykatës Speciale, por sulm terrori ndajë familjarëve të viktimave në radhë të parë dhe pastaj edhe ndaj dëshmitarëve! LDK mos të hesht, por të veprojë tani e jo vetëm në fushata elektorale për përfitim votash. Ata ishin dhe mbetën veprimtarët më të devotshëm të LDK-së”, përfundon për “Bota sot”, Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj dhe veprimtar i LDK-së në diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat