“Vuçiq i shtangur dhe i hipnotizuar nga kërkesat e guximshme të Kurtit”; nga Amerika vjen thirrja për opozitën

Politika

“Vuçiq i shtangur dhe i hipnotizuar nga kërkesat e guximshme të Kurtit”; nga Amerika vjen thirrja për opozitën

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2022 Në ora: 21:49
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Opinionisti dhe njohësi i zhvillimeve politike Hafiz Shala, ka lavdëruar punën e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se kryeministri Kurti po qëndron stoik dhe i pathyeshëm përball presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim të dërguar në ”Bota sot”, Shala ka kritikuar ish-udhëheqësit Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, të cilët, sipas tij, i përkrahen kërkesat dhe imponimet e Serbisë për ardhur dhe mbetur në pushtet me një vasalitet të turpshëm dhe të dëmshëm për shtetin e Kosovës.

Ai ka kritikuar edhe opozitën e sotme në vend, duke thënë se ajo po e akuzon kryeministrin Kurti për gjëra banale, “në vend se ta përkrahin në përballjen me Serbinë”.

Reagimi i plotë i opinionistit, që vepron në SHBA:

Si çdo shqiptar, tërë jetën e kam pyetur veten se a do ta përjetojë që dikush në emër të popullit tim të shumëvuajtur, të nëpërkëmbur, të poshtëruar, të vrarë e masakruar, të dhunuar dhe pas gjithë kësaj, i injoruar, dhe atë nga kush, nga ai që historikisht na shkeli e stërshkeli, na i mori tokat me dhunë, na përzuri nga trojet tona shekullore dhe siç tha Kryeministri Kurti në sy të Evropës e botës se Serbia, tri herë kreu gjenocid nda shqiptarëve.

Dhe kjo ishte ditë e zezë për Serbinë, e cila, nuk ishte e gatshme të përgjigjej në pyetjet, me dëshmi e fakte që iu dhanë Vuçiqit përmes librave, të cilat i refuzoi apriori.

Intelektuali i dijshëm dhe i guximshëm, gjithnjë duke menduar në paraqitjet e burrështetasve, në mbrojtje të te drejtave historike ndaj këtij populli, duke i mbrojtur me forcën e argumentit, me njohuritë historike dhe vuajtjet e popullit shqiptar nga armiku i pa përmirësuar nga urrejtja patologjike sepse, në tentim zhdukje të këtij populli, u arrit sindromi i skrrajës se, edhe pse e ndanë në dysh, ajo shtohet dhe shumëzohet më shumë.

Kryeministri Kurti, sot, para Evropës dhe botës, e zhveshi lakuriq Vuçiqin dhe Serbinë si dhe ua zbuloi politikat gjenocidale serbe që nga “Naqerrtanja” e deri në një nga momentet kur po tentohet të arrihet ndonjë marrëveshje për paqe dhe marrëdhënie të qëndrueshme fqinjësore në mes të dy popujve në zemër të Evropës së civilizuar, por fatkeqësisht, jo edhe Serbia të cilës iu ka ndalë ora historike e shekullit 18-të me mentalitet, sepse, gjithmonë me përkrahjen e disa shteteve të fuqishme, si Rusia, arriti t’i realizojë planet e saj ekspanzioniste, duke gllabëruar toka shqiptare.

Vuçiqi, mbeti i shtangur dhe i hipnotizuar nga kërkesat e guximshme të Kurtit, nga lansimi i të së vërtetës së hidhur për Serbinë. Kjo në bazë të shantazhimeve të ish-udhëheqësve kosovarë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Ramush Haradinaj, të cilët i përkrahen kërkesat dhe imponimet e Serbisë për ardhur dhe mbetur në pushtet më një vasalitet të turpshëm dhe të dëmshëm për shtetin e Kosovës.

Nuk heziton t’ia thotë të vërtetën, as Serbisë e as, Evropës, as botës e as Amerikës të cilën shpesh herë e vunë në lajthitje, ata të cilët, tentuan ta ndajnë , ta shesin dhe ta vjedhin shtëpinë e tyre, shtetin e Kosovës.

Populli thotë: dorën në xhep të popullit dhe shpirti në xhehnet, nuk shkojnë bashkë.

Deri me tani, ishte Presidenti historik, arkitekti dhe vizionari i ardhmërisë së Kosovës nën mbikëqyrjen e mikut tonë historik dhe çlirimtarit e shtet formuesit të Kosovës, i cili, ia la amanet Amerikës e, ajo e pranoi, sepse ishte i pastër, i sinqertë, i dinjitetshëm, i dijshëm dhe i guximshëm.

Kur popullit iu rrezikua ekzistenca, ai i doli në ballë dhe i bashkoi për t’i rezistuar armikut, i cili për qëllim e kishte, ta zhdukte një popull të tërë shqiptar të Kosovës.

Albin Kurti, kur të tjerët bënin hile, thurnin dhe bënin pazare sipas tekeve të Serbisë, falnin toka të Kosovës për të ardhur apo mbetur në pushtet përmes Serbisë, për t’u dukur i mirë dhe bashkëpunues me ndërkombëtarët, sepse disave nga ata iu premtuan qëndrim në pushtet sa më gjatë që është e mundur, duke iu premtuar edhe amnisti ndaj akuzave për krime, qoftë edhe ndaj shqiptarëve, ata, e luanin vallen e djallit.

Sot, zoti Kurti, i zbuloi ata, e zbuloi Serbinë, e zbuloi Evropën dhe disa qarqe të saj, duke ua qitë gënjeshtrat dhe tentativat qëllim këqija ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës

Jam shumë i bindur se Administrata e Presidentit Biden, është duke e përcjell me vëmendje të gjithë procesin negociator, për më tepër se tani e ka një pasqyrë krejt tjetër dhe nuk është e rastësishme se, Presidenti Biden shpreh besim dhe përkrahje ndaj Kurtit dhe udhëheqjes së re të Kosovës.

Duke njohur për së afërmi qysh nga koha kur ishte Senator dhe lobues i çështjes së Kosovës, adhurues dhe përkrahës i sinqeritetit dhe transparencës ndaj popullit dhe Amerikës, nuk do të rri duarkryq as në procesin e dialogimit Kosovë-Serbi. Siç është vërejtur edhe në takimet bilaterale me përfaqësues të shteteve të Evropës, edhe përkundër problemeve botërore, çështja e Kosovës gjithmonë ishte prezente në agjendën e tij politike.

Opozitë: hiqni dorë nga ky lloj “opozitarizmi”

Përderisa Kryeministri brenda mundësive, të cilat i ka në disponim, po mundohet që t’i dal përball Serbisë duke e zhveshur para botës se kush ishte, kush është dhe kush dëshiron të jetë për të mbetur e pazbuluar, edhe si Serbi e edhe për t’ia arrit qëllimeve të saj djallëzore, nuk ia doli para njeriut, i cili nuk dorëzohet duke e mbrojtur interesin e vendit të vet.

Megjithatë, Kurti po mundohet t’u kundërvihet këtyre tentativave, të cilave, nuk është lehtë të përballesh me to kur fatkeqësisht edhe Kryeministri shqiptar, doli në anën e arushës.

Opozita, vërtetë është duke u sjell dhe vepruar në forma rrugaçërie që nuk ka asgjë të bëjë me opozitarizëm, as me demokraci parlamentare, as me fjalë të lirë, por me metoda të papranueshme të zgjedhura për t’iu kundërvuar partisë në pushtet, e cila erdhi edhe pse nuk kishte eksperiencë. Ajo ka dëshirë të flakët që brenda natës t’i eliminojë gabimet, lëshimet, abuzimet, dhe kapjen e shtetit për një periudhë mbi njëzetëvjeçare.

Dhe siç thotë populli, afër drurit të thatë, mund të prehet edhe i njom.

Mos u befasoni rreth ndërrimit të Bordeve, shërbimeve të cilat abuzuan me postet, të cilat i kanë mbajtur dhe përditë po ndodhin arrestime, që dorën në zemër, është e vetmja mënyrë që popullit t’i kthehet besimi në drejtësi të barabartë për të gjithë.

Partitë opozitare, e kane humbur sensin dhe efektin e opozitarizmit, të cilat duke e kritikuar Qeverinë e posaçërisht Kryeministrin Kurti për gjëra banale, në vend se ta përkrahin në përballjen me Serbinë, duhet ta dinë se askujt më shumë së vet vetës së tyre, nuk janë duke i sjell dëm.

Unë kam një sugjerim të sinqertë dhe miqësor për Lidhjen Demokratike të Kosovës, që mos të bëjnë “ opozitarizëm” sikur partitë tjera si, PDK, AAK dhe ato që veten e quajnë parti, por që assesi populli nuk po ua jep besimin, as të qëndrojnë e as të kthehen në Parlament.

Unë deëshiroj që LDK-ja, ta kthejë primatin e saj, por, atë mund ta bëjë vetëm duke u pastruar nga mbeturinat e filozofisë politike, të cilat, asgjë nuk kishin të bënin me themeluesin, ideologun dhe shpëtimtarin e popullit të Kosovës në kohërat më të vështira.

Lidhja Demokratike e Kosovës, i duhet Kosovës.

Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, nuk e themeloi LDK-në as për pushtet personal, as për karrierë e as për përfitime materiale.

E themeloi së ishte imperativ i kohës dhe i kërkesës dhe përkrahjes masive gjithë popullore.

Partitë e dala nga lufta, që në fillim, duke u thirrur në vlerat e luftës, erdhën në pushtet, abuzuan, keqpërdorën, u pasuruan, politikisht dështuan, e sollën shtetin nga i pavarur, në të varur dhe dirigjuar nga Serbia. Hynë në aranzhmane të rrezikshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës. Filluan t’i shkëpusnin pjesë të saj, duke vazhduar edhe më ndarje si një lloj korrigjimi i kufirit.

Nënshkruanin marrëveshje të dëmshme dhe të rrezikshme, të cilat e vënin në pikëpyetje funksionimin normal të Republikës së Kosovës.

Prandaj, do të dëshiroja që partitë serioze siç ishte LDK-ja, tani edhe Vetëvendosje, në të ardhmen të bëjnë konkurrencë politike mes veti për ta marrë pushtetin.

Këto dy parti, i duhen Kosovës, të tjerat, nëse nuk e ndryshojnë kursin politik dhe nuk ndryshojnë në tërësi që është shumë vështirë, do ta përjetojnë fatin më zi se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Opozitën, të cilën gjoja po e bëjnë, do t’u hakmerret shumë keq, ndërsa, në anën tjetër, po ia bëjnë argatin Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat