Mehmeti komenton deklaratën e Arben Gashit: LDK prapë e treta mbetet

Politika

Mehmeti komenton deklaratën e Arben Gashit: LDK prapë e treta mbetet

Nga: A.SH. Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:57
Arben Gashi

Deklarata e deputetit të LDK-së, Arben Gashit se qeveria do të bjerë në vjeshtë ka nxitur reagime të shumta.

Gashi këtë deklaratë e bëri me arsyetimin se kjo qeveri nuk po qeverisë si duhet.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për Bota sot ka thënë se rrëzimin e qeverisë e përcakton ligji jo Arben Gashi.

Sigurisht se qeverisë i skadon mandati në vjeshtën e vitit 2025, këtë e përcakton ligji dhe jo Arbeni. Po të ishte për Arbenin, Kurti kurrë s`do vinte në pushtet.

Deklarata e tij më tepër është dëshirë se mundësi reale, andaj nuk ia vlen as me u marr me të.

Sipas tij edhe po ra qeveria, zgjedhjet do të mbahen në shtator ose tetor, përsëri do të ishte një rezultat i njëjtë, e që LDK do të ishte e dyta e PDK e treta,

“Megjithatë po u lëshuam pas imagjinatës së Arben Gashit, ja mbahen zgjedhjet në shtator ose tetor të këtij viti, LDK prapë e treta mbetet, PDK e dyta dhe VV e para. LDK ka mbet e njëjtë, të njëjtin rezultat do e merr, me Arbenin si njëri ndër fajtorët për këtë degradim kaq të madh të partisë, sikur partia më e madhe në vend”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat