‘Shpërthen’ Maxharraj kundër Edi Ramës: Ti dreq Rama, së bashku me Thaçin e Baton Haxhiun punuat në planet serbo-ruse

Politika

‘Shpërthen’ Maxharraj kundër Edi Ramës: Ti dreq Rama, së bashku me Thaçin e Baton Haxhiun punuat në planet serbo-ruse

Nga: N. Sh. Më: 29 korrik 2022 Në ora: 22:38
Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tashmë njihet publikisht për bashkëpunimin e tij më presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ky bashkëpunim i Ramës me shtetin serb, nuk i shkon aspak përshtati shqiptarëve e sidomos jo Kosovës, kur dihet se ende nuk kemi një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi për njohjen e Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë, profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj thotë se më nuk e kupton sjelljen e Edi Ramës.

“Nuk po kuptoj se çfarë je ti Edi Dreq-Kërstaq Rama. Sipas sjelljes sate po del së ti nuk je grek, nuk je as serb por më së paku jeni shqiptar. Pse po ta theme këtë troç e haptas, sepse… greku dhe serbi angazhohën deri në vdekje duke e mbrojtë vendin e tyre, ata vdesin duke e ruajtë nderin dhe virtytet e kombit të tyre, ata nuk lanë shibël me ra në pastërtinë e kombit të tyre. Po ti çfarë bënë për ta mbrojtë kombin tënd?! Asgjë, vetëm se e denigron e nënçmon, e përdhunon. Turp që s’kapërdihet”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, Rama vepron kundër kombit shqiptar dhe nuk ka as ndjenja dhe dashuri për kombin.

“Kjo ndoshta sepse prindërit tu nuk kanë mbjellë në ty asfarë ndjenja atedhedashurie. Ti Edi Dreq- Rama bëhësh bashkë më djallin dhe të birin e tij, ti bëhesh bashkë më armiqtë e kombit, ti bëhesh bashkë më grekun dhe serbin, bënë aleanca të turpshme me të ta, për ta dëmtuar kombin, shqiptarinë, ti për hater të serbit dhe grekut bënë lojën më të turpshme djallëzore, jo vetem ndaj vendit tënd, por në veçanti ndaj pjesës tjetër të kombit që jetojnë në Kosovë, Maqedoni e Serbi, ti Edi Dreq-Kristaq Rama luan lojërat më të turpshme me ta në demë të shqiptarisë, ti vepron kështu sikur Kosova të mos ishte pjesë e kombit, ti krijon bariera gjithëkombëtare, ti për çdo ditë e më shumë krijon barriera midis dy pjesëve të kombit Shqipërisë dhe Kosovës”, thotë profesori.

Maxharraj thekson se kjo është skandaloze, e mjerueshme dhe e turpshme.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Dhe ti po vazhdon pa fije turpi, sepse djalli dhe dreqnit nuk kanë turp, i sojit të tillë je ti.?! Çfarë pjelle je ti Edi Rama, që sillësh kështu ndaj kombit tënd, a mos je vallë pjellë e ardhur diku nga Malet Karpateve me sojin tuaj Vuçiq. Pse Edi Rama vepron, sillet kështu, e nderon, e respekton serbin, çetnikun, vrasësin e shqiptarëve, nuk e dënon politikën kriminele dhe gjenocidiale të Vuçiqit, kurse i urren vëllezërit e tij liderë në Kosovë”, shton ai.

Ai pohon se, kkjo është skandaloze dhe tragjike.

“Por e gjithë kjo i ka rrënjet e veta thellë në histori, kur tradicionalisht të gjithë liderët shqiptarë që nga themelimi i shtetit shqiptar ishin përkrahës, ia mbanin anën Serbisë, ishin të lidhur me ta. Rrugën e tradhtisë kombëtare e nisi Esat Pashë Toptani, vazhdoi me Enver Hoxhën gjatë luftës e deri te Fatos Nano dhe tash Edi Rama. Të gjithë këta ishin në funksion të politikës fashiste të Serbisë. Esat Pashë Toptani ua dha Shën Naumin sllavëve, Enver Hoxha shkoi edhe më larg kur gjatë luftës doli kundër dhe luftoi kundër atdhetarëve properëndimor të Ballit Kombëtar. Bëri lidhje të ngushta me projugosllavët titistë Dushan Mugoshën, Miladin Popoviqin, Stojniqin, etj., të cilët i ndihmuan të fitoi luftën e tij partizane për ta sjellë komunizmin në Shqipëri. Bile Enver Hoxha në vitet e para të luftës për pak që nuk e futi Shqipërinë si Republikën e shtatë në ish-Jugosllavi të cilën jugosllavët veç e konsideronin gati si republikë të tyre, bile e futën në buxhetin e saj në planin pesëvjeçar fill pas çlirimit, të cilët jugosllavët duke i mashtruar me një buxhet simbolik ia marrë Shqipërisë të gjithë pasurinë, të gjitha asetet e rëndësishme duke i bartë në Jugosllvisë. Ti po e bënë sot njësoj duke e përkrah projektin sllavo-serbo-rus Ballkani i Hapur”, potencon ai.

Profesori shton se, edhe pas çlirimit liderët shqiptarë e sidomos Fatos Nano nuk rrinin rehat, por i rrasej Serbisë.

“Derisa Millosheviqi e bënte hi e pluhur Kosovën, me krime e masakra, ai haptas tha se çështja e Kosovës duhet të “zgjidhet përmes Beogradit”. Edi Dreq-Kërstq Rama ti dhe vetëm ti rrugën e tradhtisë kombëtare po e vazhdon edhe gjatë tranzicionit 30 vjeçar me besnikëri në dëm të çështjes kombëtare dhe në dëm të Kosovës, sepse haptas që disa vite je rreshtuar në krah të Vuçiqit dhe duke u përzier në punët e brendshme të Kosovës”, thotë Maxharraj.

Ai theksons e Rama mori pjesë në planet serb-ruse për ndarjen e Kosovës.

“Edi Rama mori pjesë intensive në planet serbo-ruse për ndarjen e Ksoovës, ku Sonja Biserko të zuri me ‘pelë për bishti’, duke diskutuar ndarjen e Kosovës, ku më vonë t’u bashkua edhe Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, etj. dhe tash në vitet e fundit Rama po i del në ndihmë Serbisë duke krijuar marrëveshje të dëmshme jo vetëm për vetë Shqipërinë, por më shumë për Kosovën siç është Minishengeni, tashti se voni i konvertuar në “Ballkan të Hapur” të cilën Kosova e kundërshton, sepse nuk është në interesin e saj kur Serbia nuk e njeh si shtet, kur Serbia aplikon metoda te luftës ndaj Kosovës, e kërcënon me çka ka me avion, helikopter, e rrethon me ushtri sikur do ta gulfatë të terën, kudo që i zënë shqiptarët në Serbi i arreston, i maltreton, i terrotizon kurse ti me flet për ndonjë levizje të lirë të njerëzve”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat