Profesori iu përgjigjet Memli Krasniqit: U pa kënd e donë Amerika e kënd jo

Politika

Profesori iu përgjigjet Memli Krasniqit: U pa kënd e donë Amerika e kënd jo

Nga: H.O. Më: 30 korrik 2022 Në ora: 20:57
Memli Krasniqi

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, Binak Maxharraj ka reaguar ndaj deklaratës së Memli Krasniqit, kur ky i fundit ka thënë se nuk qeverisim me Albin Kurtin.

Maxharraj thotë se është e kundërta, sepse Kurti nuk i pranon në qeveri. Sipas tij, kjo deklaratë e tij është shtruar mbrapsht.

Image
Binak Maxharraj

“Memli Krasniqi: Nuk qeverisim me Kurtin?! Por është e kundërta,sepe Kurti nuk ju pranon në qeveri. "Nuk i bashkohemi Kurtit në asnjë lloj qeverie, e qeverisje, sepse nuk është e domosdoshme. Kemi dallime thelbësore në koncept, mentalitet, qasje, percepsion, besim, histori, në krejt sendet e mundshme”, ka deklaruar ai. Kjo pyetje e Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit është shtruar mbrapsht”, thotë Maxharraj.

Ai thotë se duhet të shtrohej kështu se Kryeministri Albin Kurti assesi nuk dëshiron të bashkëqeverisë me PDK-në, jo për ato arsye që Krasniqi i thekson me lartë, por për fakti se PDK e Memli Krasniqit kur ishte në qeveri ka qeverisur keq e më keq, me hajnia, me vjedhje, me plaҫkitje, me korrupsion derisa të gjithë janë bërë milionera.

“Kjo do të thotë se Albin Kurti nuk i dëshiron në qeveri partitë e korruptuara, sepse qeveria Kurti II është qeveri e popullit me mbi 50%, qeveri pa korrupsion pa hajna brenda. Duke e patur parasysh një qeveri të tillë Kurti II, Amerika ia bëri pritjen më madhështore që i bëhet një Kryeministri dhe një presidente, kurse partitë e korruptuara i quanin antiamerikan, s’ju donë Amerika. Kjo u pa ashiqari këto ditë kënd e donë Amerika, e kënd jo”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat