Tri opsionet e Serbisë pas tensioneve në veri të Kosovës/ Profesori vjen me një parashikim interesant!

Politika

Tri opsionet e Serbisë pas tensioneve në veri të Kosovës/ Profesori vjen me një parashikim interesant!

Nga: M.H. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Tensionet të mëdha e kanë shoqëruar mbrëmjen e djeshme veriun e Kosovës

Pas vendimit që Kosova të filloj zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ishin serbët ata që filluan të bllokojnë disa pika kufitare dhe të sulmojnë bashkëatdhetarët tanë.

E të gjendur në këtë situatë u mblodhën urgjent krerët e Republikës së Kosovës e në koordinim me SHBA-të, tërhoqën vendimin për zbatimin e reciprociteti deri më 1 shtator.

Mirëpo kryeministri Kurti theksoi që duhet të largohen të gjitha barrikadat në mënyrë që mos zbatohet në pikat e tjera recirpociteti.

Në lidhje me këto tensione në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se Serbia ka tri opsione ndaj Kosovës, duke filluar nga marrja e veriut të saj e deri tek sulmet nga serbët.

Shteti serb kurrë nuk e ka ndalur veprimtarinë neofashiste ndaj Kosovës. Tash filloi destsbilizimi i veriut të pushtuar të Kosovës me veprime kriminale të organizuara nga Beogradi zyrtar. Duket se nga Serbia janë tri opsione ndaj Republikës së Kosovës.

Opsioni i parë është pushtimi i sërishëm i Kosovës me armë në dorë, duke bërë masakëra dhe ndjekje me dhunë të shqiptarëve nga vendet e veta.

Opsioni i dytë është ndarja e Kosovës, duke pushtuar veriun me dhune dhe

Opsioni i tretë është që veç veriut të krijojnë enkllava serbe nëpër Kosovë, si vende ku funksionon neofashismi dhe racizmi serbomadh”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që serbët po vazhdojnë të bëjnë provokime kriminale në vende të ndryshme të Kosovës.

Gjithashtu thekson që BE po e lejon ndërsa Rusia dhe Kina po e ndihmojnë ushtarakisht.

Tash për tash nuk ka ndarje të këtij apo të atij opsioni. Sundon opsioni i pushtimit me dhunë të tërë Kosovës. Në këtë kuadër janë provokimet kriminale që bëhen nëpër vendet e ndryshme të Kosovës, si në veri, ashtu edhe brenda Kosovës, nëpër vendet ku gjenden kishat e manastiret shqiptare të sllavizuara nga kriminelet serb. Këtej po e ndihmojnë Serbinë shumë qëndrimet jo të qarta të UE dhe të qendrave vendimarrëse në botë. Ndërsa, ushtarakisht po e përkrah Rusia dhe Kina”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat