“Vuçiq e Petkoviq u vërsulën si bishat e egra”/ Profesori nga Amerika vjen me akuza për opozitën dhe Faton Klinakun

Politika

“Vuçiq e Petkoviq u vërsulën si bishat e egra”/ Profesori nga Amerika vjen me akuza për opozitën dhe Faton Klinakun

Nga: N. Sh. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 19:58
Aleksander Vuçiq

Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, thotë se, prej që populli i qiti në opozitë më 21 shkurt 2021 partitë politike të korruptuara, liderëve të tyre as era lider nuk iu vjen.

Sipas tij, ata janë lider axhami që nuk kanë lidhje me politikë, e aq më pak nuk përkujdesen fare për shtetin, por qëllim të vitin e kanë për pushtet, për të rrëzuar qeverinë Kurti II si më proamerikanja deri më tani.

Maxharraj thekson se, këto parti opozitare kanë hyrë në vallën e Serbisë dhe Vuçiqit të cilit Albin Kurti iu është bërë halë në sy, vetëm pse po i del zot vendit të vet.

“Këta lideruca sikur kanë hyrë në vallën e Vuçiqit, nuk reagojnë fare për veprimet monstruoze të Serbisë ndaj Kosovës që për qëllim ka zhbërjen e saj kur dihet se Serbia është e përfshirë nga nacionalizmi ekstrem si në kohën e Millosheviqit të cilit tani i prin pasardhësi i tij Aleksandër Vuçiq”, thekson Maxharraj.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Profesori pohon se, Qeveria e Kosovës po vazhdonte punën e vet dhe i kishte bërë të gjitha parpërgatitjet që me 1 gusht 2022 të fillon zbatimi i reprocitetit si e drejtë sovrane e saj lidhur më tabelat dhe dokumentet e indetifikimit gjatë kalimit të kufirit.

“Kjo masë ishte paraparë edhe me marrëveshjen e Brukselit. Këtë masë Serbia po e aplikonte që nga viti 2011. Por atëherë për hirë të mosprishjës së “raporteve miqësore me Serbinë” nuk reaguan as Thaçi, as Mustafa, e as Haradinaj, në vend se ata qysh atëherë t’i kundërpërgjigjeshin Serbisë me të njëjtën masë, heshtën”, shton ai.

Ai pohon se kjo ishte një masë plotësishtë legjitime.

Image
Policia e Kosovës në veri

“Por reagimi i Serbisë dhe Vuçiqit ishte i menjëhershëm, u vërsulën si bishat e egra Vuçiq, Petkoviq, bile e kishin angazhuar edhe Richard Grenellin në këtë valle monstruoze në sulme kundër Kosovës, e cila ishte e vendosur të mbrojë shtetësinë e vetë. Një ditë para se me hy ne fuqi reciprocitet Serbia, u versul më tërë arsenalin e vet mbi Kosovën, i kishte sjellë në Kosovë të gjithë kriminelët ordiner te cilët me urdhrin e Serbisë dhe Vuçiqit kishin vra në veri për 20 vjet e më shumë. Kriminelët serbë në krye me Radojqiqin, Rakiqin e te tjerë me urdhrin e Vuçiqit menjëherë si shumë vite më parë i bllokuan rrugët, pati sulme fizike edhe ndaj shqiptarëve, por edhe gjuajtje me armë ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, thotë Maxharraj.

Prefesori pohon se, situata u eskalua deri gati në shpërthim më të gjërë, duke shtuar se, kjo ishte e koordinuar edhe me Rusinë, e cila veç po pret edhe një shpërthim të ri.

“Liderucat, pishpirikat e opozitës u ndanë anash veç po bënin sehire, sikur jepnin përshtypje se po anojnë kah Vuçiqi, kah Serbia e jo kah mbrojtja e qëndrimeve dhe vendimeve legjitime të qeverisë së Kosovës. Këta lideruca në vend se ti reagojnë “agresionit” të Serbisë filluan ta sulmojnë qeverinë Kurti II duke theksuar se gjoja ky aksion i qeverisë është bërë në krye në vete, dhe se sipas pishpirikave opozitarë qeveria qenka deshtë te koordinohej me aletatë. Është kjo një shpifje ordinere si çdo herë tjetër për ta sulmuar Qeverinë e për t’i dalë zot aksionit çetniko-shovenist-fashit të Serbisë kundër Kosovës. Mirëpo, shpifjet e liderucave të opozitës i goditi shumë ashpër ambasadori Amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, i cili deklaroi se aksioni i qeverisë së Kosovës ka qenë mirë i organizuar dhe i koordinuar me aleatët ndërkombëtar”, potencon profesori.

Sipas tij, opozita sikur nuk e kanë fortë dertë aksionin e çetnikëve kriminal në Veri.

“Ata bile shkuan edhe më larg sa që nuk iu prëgjigjën ftesës së Presidentes Vjosa Osmani në takim për të shqyrtuar çeshtjet e sigurë në vend dhe kjo është fytyra prosebe e tyre qëllimi i të cilëve është që së bashku me Serbinë ta rrëzojnë qeverinë Kurti në vend se të jetë e kundërta. Por, kjo është fytyra e vërtetë e këtyre liderëve tonë të opozitës të cilëve nuk ju intereson mbrojtja e shtetit, por vetëm marrja e pushtetit. Është shumë interesant se si edhe serbofili, proserbi dhe vellau i Vuqiçit kryeministri i Shqiperisë Edi Dreq-Kërstaq Rama nuk reagoi fare ndaj këti incidenti të rrezikshëm, ai e mori në mbrojtje Vuqiqin e jo qeverinë e Kosovës, duke thurë toki-voke edhe në këso situatash për “Ballkanin e Hapur”. Sjellja e tillë makabre e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është e papranueshme i cili veç ka rrëshqitë në tradhti të thellë ndaj kombit të vet”, shton ai.

Image
Faton Klinaku

Ai kritikon edhe OVL-UÇK-në.

“Po kjo OVL e Faton Klinakut përmes protestave donte edhe ta kallte qeverinë e Kosovës, kurse kur është në pyetje reagimi i saj ndaj shovenizmit dhe rrezikut të Kosovës nga Serbia as “çerpiku i syrit” nuk i lëvizi. Kjo është e turpshme, skandaloze dhe e mjerueshme për vet OVL. Sidoqoftë vënia e reciprocitetit është shtyer më propozimin e miqve dhe aleatëve tanë, sidomos me insistimin e Amerikës, për një muaj dhe i cili fuqishëm do të aktivizohet me 1 shtator 2022, sepse kjo është e drejtë legjtime e Kosovës në përputhshmëri me marrëveshjen e Brukselit dhe me pajtimin e aleatëve tanë ndërkombëtarë”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat