Nuk i doli “inati” me Kurtin!/ Ja çfarë fshihet pas deklaratës së Grenellit -analisti permend disa detaje

Politika

Nuk i doli “inati” me Kurtin!/ Ja çfarë fshihet pas deklaratës së Grenellit -analisti permend disa detaje

Nga: M.H. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 21:33
Richard Grenell/ Albin Kurti

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië.

Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se Grenelli po mundohet vetëm të demantoj Kurtin në çdo aspekt dhe nuk ka asgjë objektive por vetëm shpërfaq mllefin dhe inatin personal ndaj Kurtit.

Image
Hidajet Ahmeti

Grenell po mundohet të demantoj Kurtin në çdo aspekt, por realisht autoriteti i tij është i kontestuar për shumë arsye.Në retoriken e Grenell-it nuk asgjë objektive, por as substanciale, por vetëm një gjuhë subjektive, e cila shpërfaqë mllefin dhe inatin personal ndaj Kurtit”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që nuk duhet të marr parasysh qëndrimet e Kurtit pasi ështe parë që veprimet e Grenellit janë kontraverze për realitetin.

Mendoj se nuk duhet marr seriozisht gjuhen e tij drejtuar Kurtit, aq më shumë kur kemi për bazë veprimet e tij në raport me shtetin e Kosovës.Kontestimi i personalitetit të Grenellit me veprimet e tij kontraverze për realitetin faktik të shtetit të Kosovës ka kontestuar edhe opozitën e tanishme, pasi qëndrimi i tyre ishte duke besuar verbërisht ndaj këtij zyrtari amerikan, i cili nuk përfaqësonte politiken amerikane”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat