Ja çfarë e pret Serbinë pas miratimit të ligjit amerikan/ Ky është paralajmërimi!

Politika

Ja çfarë e pret Serbinë pas miratimit të ligjit amerikan/ Ky është paralajmërimi!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 8 gusht 2022 Në ora: 11:48
Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.

Një nga temat që mori vëmendjen e opinionit publik këto ditë është propozimi i një ligji të ri amerikan për sanksionimin e atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacionit të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Projektligji, i njohur ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është paraqitur nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan Roger Wicker.

Kjo iniciativë është ndërmarrë në kulmin e shqetësimeve për Ballkanin Perëndimor, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, dhe përpjekjeve ruse për ta zgjeruar konfliktin drejt Ballkanit.

Sipas senatores Shaheen marrëdhëniet e SHBA-së me Ballkanin Perëndimor në situatën aktuale të luftës pushtuese ruse, janë thelbësore andaj duhet frenuar qëllimet e presidentit rus, Vladimir Putin, që ta përhap ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore.

Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njëjtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Të gjitha këto hapin rrugën për një integrim më të gjerë euro-atlantik”, ka shkruar Shaheen në prezantimin e nismës ligjore në faqen e saj në internet.

Mirëpo çfarë do të sjellë ku ligj pas miratimit në Kosovë dhe rajon? Çfarë mund të përfitojnë shqiptarët? A mund të goditet Serbia, përkatësisht politikan dhe politika agresive të saja? A do të ketë një luftë të fuqishme në Kosovë ndaj të korruptuarve, që duket se edhe kjo qeveri është e pafuqishme t’i luftojë?

Kelmendi: Shteti serb ndalet vetëm me armë

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, juristi, Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se janë dy masa, të cilat po e ruajnë paqen e botës, e para ishte ndihmat ushtarake dhe nxjerrja e ligjeve, pasi Serbia është shkaktare e shumë luftërave në Ballkan, me siguri do të bënte agresion ushtarak në Kosovë.

Image
Muhamet Kelmendi

Në kuadër të aktivitetit amerikan për ruajtjen e paqes dhe të ndërtimit të sigurisë në Ballkan janë dy rrugë që po zbatohen nga administrata: 1. Ndihmat ushtarake për vende të rrezikuara nga agresioni serbo-rus dhe deri te veprimet ushtarake. 2. Nxjerrja e ligjeve, sikurse është ligji i ri amerikan për sanksionimin e atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Këto dy masa janë në fakt faktorët që po e ruajnë paqen e brishtë në këtë pjesë të botës. Pa këto dy masa, Serbia si shkaktare e shumë luftërave në Ballkan, me siguri do të bënte agresion ushtarak në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni”, u shpreh ai.

Juristi thotë më tej se sanksionimet e atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor janë masat fillestare.

Gjithashtu cek se vetëm arma e ndal shtetin serb.

Është në natyrën kriminale dhe neofashiste serbe, agresioni dhe zgjerimi i territorit serb në vrasje, masakrime dhe dëbime masovike. Masat e tilla e ndalin. Natyrisht se sanksionimet e atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor janë masat fillestare. Me to synohet të disiplinohen shovinistët dhe të nënshtrohen kriminelët. Sado të kenë sukses pritet të shihen! Kjo vlen për çdo forcë destruktive. Krimi ndalet me masa penale. Megjithatë, duhet thënë se Serbia me politikën neoimperialiste ndalet vetëm me forcën e armëve. Arma e ndal shtetin serb. Masat tjera janë treguar të pasuksesshme. Mirëpo, shpresohet në suksese”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

Mehazi: Ligji ri amerikan do t’i godasë ndikimet antiamerikane në Ballkanin Perëndimor

Ndërsa, profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që duhet përshëndetur ideja për këtë ligj të ri për efektet që do t’i krijojë ai, si në Kosovë edhe në rajon.

Image
Sulejman Mehazi

Është për t'u përshëndetur ideja e një grupi senatorësh amerikanë të të dy krahëve politikë, pozitë e opozitë që propozuan një projektligj për të sanksionuar e dënuar politikanët që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Vizita e presidentes, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit, Albin Kurtit, në SHBA siç vërehet japin rezultatet e para pasi qëllimi kryesor i tyre në SHBA kanë qenë investimet ekonomike e tregtare amerikane në Kosovë dhe sjellja e ligjeve amerikane për të sanksionuar politikanët plaçkitës e të korruptuar që si e qysh duan ta destabilizojnë Kosovën për të shpëtuar vetë”, thekson profesori.

Në bisedë e sipër ai thotë që projektligji amerikan, po ashtu është për të frenuar ndjellakeqësit e partive opozitare të Kosovës.

Ligji i ri amerikan për sanksione të rrepta ndaj atyre që sulmojnë e rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor pikësëpari është vërejtje serioze e kërcënuese ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, i cili nxit kriminelët e Listës serbe të destabilizojnë Kosovën. Projektligji amerikan, po ashtu është për të frenuar ndjellakeqësit e partive opozitare të Kosovës, të cilët janë në gjendje ta fusin shtetin në luftë për të përmbysur jo vetëm qeverinë e pakorruptuar të Kurtit, por për të vazhduar zhvatjen e vazhdueshme qeverisëse”, u shpreh ai.

Kuptimi i Projektligjit të SHBA-së është kërcënim serioz edhe ndaj atyre që kundërshtojnë ndikimet amerikane në Kosovë, e ndikimet antiamerikane në Ballkanin Perëndimor, shtoi profesori.

Kuptimi i Projektligjit në fjalë, në SHBA është kërcënim serioz edhe ndaj atyre që kundërshtojnë ndikimet amerikane në Kosovë, e ndikimeve antiamerikane në Ballkanin Perëndimor janë vetëm ato serbe të Vuçiqit: në Bosnjë-Hercegovinë me anë të "Republikës serbe, në Mal të Zi me anë të kishës serbe, në Kosovë me anë të “asociacionit” serb, pra ligji i ri amerikan për sanksionimin e atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor është enkas për presidentin e Serbisë Vuçiqin dhe qeverinë serbe të Brnabiqit”, foli Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat