Profesori nga Amerika: Ardhja e Edi Ramës në pushtet, fatkeqësi për popullin shqiptar, me Thaçin kishin qëllim ndarjen e Kosovës

Politika

Profesori nga Amerika: Ardhja e Edi Ramës në pushtet, fatkeqësi për popullin shqiptar, me Thaçin kishin qëllim ndarjen e Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:53
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama/ Foto ilustrim gazeta "Bota sot"

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq janë njerëz të ‘paskrupullt; të cilëve nuk mund t’u besohet fare, e sidomos kur është fjala për raportet me Kosovën si shtet i pavarur.

Kështu shprehet analisti dhe profesori dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se Rama së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin janë më meritorët që veriu i Kosovës gjendet në këtë gjendje duke e mbajtur për dy dekada flakën e ndezur të konfliktit.

“Vuçiqit nuk i interesojnë aq shumë një grusht serbësh që jetojnë në veri të Kosovës, por atij i intereson nëntoka e Kosovës me pasuritë e saja marramendëse, ky njeri është në gjendje të bëjë ç’mos për të mos u largu nga veriu i Kosovës, sepse synim e ka ndarjen e Kosovës. Për këtë qëllim ky njeri edhe e bëri rrëmujë dialogun fiktiv midis Serbisë e Kosovës që qëllimi i tij ishte ndryshimi i kufijve”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, Aleksandër Vuçiq për dy dekada mashtron se është propërendimor, se dëshiron të inkuadrohet në BE, por në fakt fytyra e tij u pa këto kur shpërthej lufta midis Rusisë dhe Ukrainës i cili edhe përkundrejtë insistimit te SHBA dhe BE-së, ai hapatasi u rreshtu në krah të Rusisë.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Bile shkoj edhe me large duke lidhë marrëvshje për gazin, sepse ashiqare ky njeri është me zemër me Rusinë, por në esencë i dëshiron para e Perëndimit, filtron me ta, paraqitet si gjoja perëndimor duke i mashtruar, por në realitet është pro-rus i përbetuar të cilët edhe ë quan vëllezër”, shton ai

Sipas tij, Serbia është shkaktarja e të gjitha të këqijave që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, nuk është aspak paqësore, është ndezëse e nacionalizmit në Ballkan, si në Bosnje përmes Dodukut i cili tenton të ndahet, poashtu edhe në Mal te Zi i ndezë kandilat e nacionalizmit kishtar dhe në Kosovë përmes veriut duke i përdor ekstremistët si Veselinoviqin, Rakiqin  dhe Radonçiqin e të tjerë, të cilët edhe u penalizuan nga SHBA.

“BE e sidomos SHBA duhet të kenë të qartë qëndrimet jo perëndimore të Serbisë për të cilën investuan shumë në këto dy dekada duke e përkdhelë që të orientohet kah vlerat perëndimore të pranohet në BE, por doli se të gjitha këto janë mashtrime sepse Vuçiq nuk e ndërron BE me Rusinë me të cilën si sllavë janë të lidhura shpirtërishtë”, thekson profesori.

Sipas tij, BE dhe SHBA u mbetet të vlerësojnë sjelljet më të vonshme orientuese të Serbisë nga Rusia dhe të marrin qëndrime të reja lidhur me të.

“Në të gjitha këto përpjekje dhe qëndrime të tij bizarre prej shofenisti dhe çetniku është vetëm një njeri Edi Dreq-Krstaq Rama që i jepë përkrahjen vëllazërore. Ardhja e Edi-Dreq-Ramës në pushtet ishte më tepër një fatkeqësi për popullin shqiptar, sepse ai pos korrupsionit magaloman u ngjitë edhe në politikën korruptive të vendit duke lidhë fije interesi me liderët e korruptuar të vendeve fqinje sllave e sidomos më Aleksandër Vuçiqin, njeriun më të urryer të shqiptarëve i cili mori pjesë së bashku me makinerinë shkatërruese vrastare të shqiptarëve Sllobodan Millosheviqit që për qëllim kishte shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat