“Ky është momenti!”/ Ja si mund të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi! Kështu duhet të veprojë Amerika

Politika

“Ky është momenti!”/ Ja si mund të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi! Kështu duhet të veprojë Amerika

Nga: A.M Më: 12 gusht 2022 Në ora: 22:20
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Tensionet e mëdha në veri të vendit të shkaktuara në ditën e fundit të muajt korrik, prodhuan një ngjarje të rëndësishme që pritet të ndodh me 18 gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel.

Edhe kësaj radhe takimi do të ndodh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” tha se vetëm me ndihmën e Amerikës mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij sa do që drejtësia do të ishte në anën e kryeministrit Kurti, përsëri do ishte shumë e vështirë të arrihet një gjë e tillë.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Vetëm roli i SHBA-ve, do ti jepte fund marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse roli i tyre është edhe çelësi i agut të lirisë dhe demokracisë së Kosovës, duke e rënditur këtë vend dhe popull, që të rreshtohet së bashku me vendet e lira dhe demokratike të botës.

Dhe në këtë rast, Kosova dhe kryeministri Albin Kurti, sa do që drejtësia do të ishte në anën e tyre, do t’a kenë shumë vështirë të arrijnë deri në pikën e fundit, nëse debatohet dhe negociohet me një njeri, sikur me presidentin Vuçiq, i cili është hallka lidhëse me njerëzit e krimit dhe gjenocidit në Kosovë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Preqi përmendi joseriozitetin e Bashkimit Evropian në lidhje me negociatat në Bruksel, ku me këtë rast edhe Serbia e ka shfrytëzuar këtë gjë duke ndërruar taktikat e saj.

“Aleksandër Vuçiq, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, që urdhëruan dëbimin e një million shqiptarëve nga trojet e veta dhe çfarosjen e tyre deri në masë, prandaj është e pa mundur të gjindet një kompromis me njerëz të tillë, apo të tillët të shdërrohen në njerëz të paqës.

Prandaj, roli i SHBA-ve, është tharmi i brumit të marrëveshjes përfundimtare në mes këtyre popujve, që janë me shekuj në konflikt në mes vete, edhe pse shqiptarët në asnjë moment dhe në asnjë konflikt nuk janë fajtorët kryesor, por gjithëherë ishin viktimë e agresorit dhe pushtuesit serb, duke u mbrojtur për të drejtat e veta më elementare.

Dhe në takimin e ardhshëm në mes Kurtit dhe Vuçiqit, që e caktoi Brukseli me një nxitim dhe qëllim për të afruar një zgjidhje të mundshme përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të rrumbullaksuar një çështje të stërgjatur, por në saje të një jo-serioziteti dhe neglizhence të deritanishme të BE-së, tregon edhe vetë fakti, apo rezulltati i pa lakmueshëm, me çrast Serbia, sikur e ka shfrytëzuar këtë kohë, duke ndërruar vetëm taktikat dhe maskat e saj”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai vlerësoi se shteti serb po frikësohet të përballet me realitetin, pasi e di se është fajtore, ku në vazhdimësi kërcënon Kosovën.

“Apo, përkundër përpjekjeve të deri tanishme me ndërmjetësimin e BE-së, ende nuk është dhënë një besim i plotë për ti besuar palës serbe se e ka me seriozitet të krijojë një marrëveshje të vërtetë paqësore, dhe të ballafaqohet me realitetin, apo, sikur ka frikë nga një ballafaqim i tillë me Kosovën, sepse është mëkatare, e cila i nxjerrë dhëmbët e saj gjakatar përditë, duke e këcënuar Kosovën, në çdo formë dhe në çdo hap të saj.

Kosova dhe Serbia, kanë nevojë që të ulen në tryezën e bisedimeve, duke e gjetë rrugën e përbashkët paqësore dhe përmes negociatave dhe marrëveshjeve si dy popuj që kanë një rrugë të gjatë shekullore të konflikteve në mes vete, dhe tani është momenti që atë periudhë të dhimbshme ta shdërrojnë në një periudhë të sigurtë paqësore e fqinjësore”, nënvizoi Preqi.

Më tej, opinionist potencoi se shqiptarët e Kosovës ende brengosen për të kaluarën, pasi pasojat dhe krimet e shumta ndaj tyre nuk mund të harrohen lehtë.

Ai përmendi disa masakra të serbëve duke theksuar që këto gjëra të tilla nuk do t’i bënin racat normale njerëzore.

“Kosovën dhe popullin shqiptarë të saj, nuk mund të mos e bregos e djeshmja, preokupimi për atë që ka ndodhur dje, që në realitet për popullin shqiptarë të Kosovës, sikur nuk mund të harrohet lehtë, sepse pasojat janë aq të thella dhe të vrazhda, sa që kanë lënë vrragë në shpirt dhe në trup, të cilat nuk e lënë të qetë, duke e ngacmuar shpirtin e tyre në çdo moment.

Krahas gjithë orvatjeve dhe përpjekjeve që të bëjmë të mundërën për të ndryshuar të djeshmën, dhe ti harrojmë ato tipare shtazarake dhe ç’njerërore të së kaluarës, por sikur ajo na mbetët e varur në qafë që na rëndon përditë e më shumë, kur kujtohen e nuk harrohen edhe 1600 njerëz të pagjetur, të cilët gjatë luftës barbaria serbe i asgjësoi edhe të gjallë, duke i fshehur nëpër varreza masive, dhe mbi ato varreza asfaltuan rrugë e ndërtuan ndërtesa për ti humbur gjurmët e krimit.

Dhe çka tjetër prodhon kjo logjikë e një populli të egër e barbar serb, përveq se e dhunoj e masakroj qenjën tonë njerëzore, një grup kriminelësh të ç’mendur serb, me kokat e prera të shqiptarëve, kafkat e tyre i bëjnë lampa elektrike, duke i vendosur nëpër shtëpitë e tyre, si simbole të krenarisë dhe historisë së turpshme serbe, që këtë lloj mostrumi barbar nuk do ta bënte as një racë normale njerëzore, vetëm ndonjë racë e prishur në kokë që nuk ka dallim nga bishat e egra”, u shpreh opinionisti.

Ndër të tjera, Preqi tha se në takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit duhet të sqarohet fati i të pagjeturëve.

Ai ceku edhe disa nga gabimet që presidenti serb duhet t’i korrigjojë me të patjetër.

“Është koha e fundit që gjatë këtij takimi në Bruksel, Kurti-Vuçiq, në debatin edhe për çështjen e të zhdukurve, duhet të sqarohet fati i tyre njëherë e përgjithmonë, poashtu Vuçiq, duhet të pranojë publikisht mëkatët dhe padrejtësitë që i kanë bërë ndaj shqiptarëve, duke e masakruar deri në gjenocid.

Po ashtu Vuçiq, duhet t’i korrigjojë të gjitha gabimet, devijimet dhe deformimet e politikës serbe që ka toleruar mbas luftës në Kosovë, deri edhe këto ditë të fundit me organizimet dhe instalimet e grupeve kriminale serbe në veri të Mitrovicës, prej të cilëve edhe të armatosur, duke shkaktuar barikada në rrugë, duke djegur pikat kufitare dhe duke rrezikuar jetën e policëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti, jo vetëm në takimet e Brukselit, por është i gatshëm dhe ka material të bollshëm të ballafaqohet me cilin do lider serb, për të biseduar hapur për të gjitha çështjet parimore dhe përmbajtësore për normalizimin e marrëdhënieve në mes palëve dhe me njohje reciproke si përfundim i mundshëm i këtij kapitulli”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat