Kërkoi zëvendësimin e Kurtit me Ramën në dialog/ Vjen parashikimi: Nuk do ketë marrëveshje, ja çfarë pritet të ndodhë

Politika

Kërkoi zëvendësimin e Kurtit me Ramën në dialog/ Vjen parashikimi: Nuk do ketë marrëveshje, ja çfarë pritet të ndodhë

Nga: A.SH Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:11
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Më 18 korrik do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut.

Nga ana tjetër, para se të ndodh takimi mes dy vendeve, kryeministri Albin Kurti do të takohet me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg.

Por, çfarë pritet nga ky dialog?

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga takimi mes dy vendeve nuk do të ketë asnjë marrëveshje, duke u bazuar edhe në deklarimet e Vuçitit dhe Branbiqit se me Kurtin nuk diskutohet.

“Dialogu i Kurtit me Vuçiqin që do mbahet më 18 gusht në Bruksel e ka kuptimin e një ekskursionit diplomatik, mediatik dhe të një darke të përbashkut të Lajçakut, Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiqit e asgjë më shumë. Asnjë marrëveshje politike nuk do ketë, themi kështu për shkak se paralajmërimet e presidentit të Serbisë, i cili deklaroi para disa ditëve se do të ishte mirë që me rastin e dialogut me Kosovën të bisedonte me Edi Ramën e kurrsesi me Kurtin, po dhe kryeministrja serbe, Brnabiq, deklaroi se me Kurtin nuk bisedohet, pra këto deklarata të Vuçiqit dhe Brnabiqit na japin të drejtë të themi se kurrëfarë marrëveshje nuk do ketë në dialogun që do mbahet në Bruksel”, thotë ai.

Sipas tij, principet e Kurti kundër asociacionit dhe kërkesa për njohje do ta stagnojën edhe më shumë dialogun i cili madje edhe do të stërzgjatet derisa të ndërhyjë SHBA.

“Principet politike titanike të kryeministrit të Kosovës kundër asociacioneve serbe dhe kundër gjenocideve serbe në Kosovë nuk ia japin Vuçiqit luksin e dialogut përfundimtar për njohje reciproke, pikërisht këtu do stagnojë e do stërgjatet ky dialog derisa nuk ndërhyjnë seriozisht SHBA-ja me përfaqësuesin e tij Eskobar, sa prej evropianit Lajçak nuk presin gjë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat