“Albini duhet ta bëjë këtë”/ Paralajmërimi për 18 gushtin: Kështu duhet t`i kundërpërgjigjet Kosova lojës së pistë putiniste të Vuçiqit

Politika

“Albini duhet ta bëjë këtë”/ Paralajmërimi për 18 gushtin: Kështu duhet t`i kundërpërgjigjet Kosova lojës së pistë putiniste të Vuçiqit

Nga: M.L. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 07:52
Arkiv/ Pamje nga dialogu

Kanë mbetur edhe tre ditë nga takimi që do të zhvillohet në Bruksel, ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.  

Ky takim vjen vetëm pak javë pas tensioneve të zhvilluara në veriun e vendit, për shkak të masave të reciprocitetit në targa e dokumente të vendosura nga Qeveria e Kosovës.  

Ndonëse zbatimi i këtij vendimi u shtye për në shtator, Serbia ka bërë paralajmërime të vazhdueshme se të njëjtin do ta kundërshtojë fuqishëm, duke mos kursyer as kërcënimet me luftë.  

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare Prof. Dr. Enver Bytyçi.  

Ai ka thënë se, deri më tash ishte presidenti serb ai që kundërshtonte dialogun.  

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

“Pas pak ditësh kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel. Eshtë takimi i parë gjatë këtij viti. Që prej korrikut të vitit të kaluar ata nuk janë takuar. Të dy fajësojnë njëri-tjetrin për bllokimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa opozitarët politikë e mediatikë në Kosovë fajësojnë zotin Kurti. Në fakt është presidenti i Serbisë ai që e bllokon dialogun. Sepse e di se procesi i dialogut do të çojë në zgjidhje sipas vlerave euro-atlantike. 

Vuçiq vazhdon me obskurantizmin e tij në kërkim të një zgjidhje nga pikëpamja hegjemoniste. Me këtë qasje nuk ka zgjidhje, ndaj dhe bllokon dialogun. Tani erdhi rasti të takohen. Me datën 18 gusht ata do jenë përballë njëri-tjetrit”, ka thënë profesori.  

Por çfarë do të thonë, çfarë pritet prej tyre?  

Sipas Bytyçit, uljen në tryezën e bisedimeve e diktoi vendosja e reciprocitetit. 

“Uljen në tryezën e bisedimeve e diktoi vendosja e reciprocitetit. Në këtë mënyrë ishte Albin Kurti ai që u bë shkak i këtij takimi. Nëse qeveria e Kosovës nuk do të kishte marrë vendimin për reciprocitet në targat dhe dokumentet e Republikës së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, nuk do të kishte ndodhur ky taim. Aq më pak në muajin e pushimeve absolute për burokracinë europiane”, potencon ai. 

Por kur shohim retorikën,  atëherë sipas profesorit duhet të besojmë se asgjë nuk do të ketë nga ky takim.  

“Eshtë folur për nënshkrimin e një marrëveshjeje për respektimin e paqes e stabilitetit midis të dy vendeve. Ky është një hap drejt statukuosë. Nëse nuk parashikohet në këtë marrëveshje heqja dorë nga vendimi i qeverisë së Kosovës për targat e dokumentet, do ta quaja pozitive një marrëveshje të tillë, gjithnjë nëse nënshkruhet. Por nuk besoj se Vuçiq do të pranojë një marrëveshje të balancuar. Ai kërkon gjithnjë marrëveshje poshtrimi dhe nënshtrimi për Kosovën. 

Pikërisht kjo nuk po ndodh me Albin Kurtin dhe ai është i zemruar. Madje edhe me Bashkimin Europian, edhe me Gabriel Eskobar”, ka shtuar profesori. 

Ai ka thënë se, nuk beson se do të ketë marrëveshje për implementimin e vendimit të qeverisë dhe njohjen e targave e dokumenteve të Republikës së Kosovës nga ana e presidentit serb.  

Sipas tij, nuk e dihet nëse do të ketë edhe një marrëveshje të dobishme për të adresuar çeshtjen e të zhdukurve.  

“Në zhargonin e medias sonë ata po konsioderohen “të pagjetur”, por kjo është të shfajësosh kriminelët serbë, të cilët i morën kufomat e shqiptarëve nga vendi i kryerjes së krimit në Kosovë dhe i dërguan ato në Beograd, Danub, i hodhën në lumen Sava, madje ua morën organet e brendshme dhe i shitën për transplant në Rusi e kështu me radhë. 

Serbia bën tregti me kufomat e shqiptarëve dhe ne shqiptarët i konsiderojmë trupat e martirëve tanë “të pa gjetur”! Ata janë të zhdukur. Dhe zhdukja e tyre është një akt i shtuar kriminal genicidist. Me këtë frymë duhet trajtuar marrëveshja e të zhdukurve, nëse ajo vjen në shprehje për trajtim e nënshkrim. Serbisë në cdo rast i duhet kujtuar se cfarë makabriteti ka bërë në Kosovë. Më duket se edhe këtyre europianëve ndërmjetësues u duhet kujtuar kjo, sepse nuk shfaqin asnjë dhimbje për jetët tona”, ka theksuar profesori. 

Profesor Bytyçi ka thënë se duke u takuar Kurti me Viçiqin dhe duke i elaboruar krimet serbe ballë për ballë, edhe ndërkombëtarëve u kujtohet me krimet genocidiste të Serbisë. 

“Megjithatë është mirë që takohen dy liderët e shtetit të Serbisë e të Kosovës. Gjithmonë Kurti dhe autoritetet e tjera të Kosovës duhet të jenë të gatshëm të takohen, të bisedojnë, të flasin, sepse kanë me vete të drejtën për të folur për moralin e tikën njerëzore shqiptare në kundërvënie me krimet genocidiste të Serbisë. Ndryshe si do të kujtohet Europa se Serbia ka bërë genocide në Kosovë. Ja kështu duke u takuar Kurti me Viçiqin dhe duke i elaboruar krimet serbe ballë për ballë. Nuk është mësuar kësisoj presidenti serb. Ishte komod me paraardhësin e Kurtit në bisedime. Jo me zotin Hoti, por me ish-presidentin e vendit. Atij i thoshte Vuçiq, mos i trego të gjitha çfarë ne flasim me njëri-tjetrin fshehtas. Kështu i pati thënë më 18 gusht në Alpach të Austrisë, nëse ju kujtohet! 

Prandaj është i xhindosur ai e bën thirrje për luftë”, tha ai.  

Bytyçi kujtoi se të shtunën presidenti serb u betua në bibël e në gjak për mbrojtjen e serbëve e të Serbisë, se nga kush kërcënohen serbët, vetëm ai mund ta dijë.  

“Një lojë e pistë e modelit të Vladimir Putin. Edhe Putin fliste për genocid ikrainas kundër rusëve në këtë vend dhe bazuar në këtë retoorikë filloi luftën. E njëjta gjë më Aleksandër Vuçiq. Flet për genocid kundër serbëve, kur një ferrë në këmbë nuk i ka hyrë asnjë serbi në Kosovë. Ky manipulator në krye të shtetit të Serbisë duhet ta marrë një përgjigje të qartë dhe të vendosur me datën 18 gusht. Eshtë rasti që të qortohet fort për këto deklarime dhe përbetime, akuza e trillime që bën kundër Kosovës e kundër shqiptarëve. Albini duhet ta bëjë këtë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat