Debati për shamitë trazoi opinionin publik/ Vjen thirrja për kryeministrin Kurti – tërhiqu nga ky projektligj!

Politika

Debati për shamitë trazoi opinionin publik/ Vjen thirrja për kryeministrin Kurti – tërhiqu nga ky projektligj!

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 22:46
Kryeministri Albin Kurti

Së fundmi, në Kosovë ka shpërthyer debati për lejimin e shamisë në shkolla.

Kjo çështje ka nxitur reagime të shumta dhe ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme në opinionin publik.

Kësisoj ka bërë që të zbehet interesi për takimin e shumëpritur Kurti-Vuçiq, ku pritet të arrihen marrëveshje të rëndësishme në Bruksel.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj komentoi takimin që do mbahet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Filliisht, ai në një prononcim për “Bota sot” tha se vërehet qartë se Kurti është i vendosur për një marrëveshje reciproke, derisa Vuçiq si përherë paralajmëron dështim.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

"Edhe pse takimi Kurti-Vuçiq, po pritet me interesim të madh, shqiptarët vazhdojnë të jenë skeptikë, në rezultatet e këtij takimi, të nivelit më të lartë. Mesazhet e kryeministrit Kurti janë të qarta, me gadishmëri për marrëveshje të dobishme reciproke, për të dy shtetet. Por, Vuçiq, me skepticizmin e tij, si përherë, paralajmëron dështimin.

Angazhimi i Bashkimit Evropian, përmes emisarëve të saj, Borell e Lajçak, të emisarëve amerikanë dhe, së fundi, i vet NATO-s, me shefin e saj Jens Stolstenberg, edhe mund të arrihet ndonjë marrëveshje anësore, e mbetur në gjysmë. Por, vështirë të besohet për një marrëveshje finale, siç është kërkesa për njohje reciproke, ligjërisht të obligueshme", deklaroi ai.

Zeqiraj komentoi edhe debatin për lejimin e shamisë në shkolla.

Ai beson se ‘shpërthimi’ i këtij debati, ka tërhjekur vëmendjen nga takimi Kurti-Vuçiq dhe e zbehu rëndësinë e reciprocitetit.

"Kthimi i kryeministrit Kurti ke shamitë, përkrah temës madhore të reciptocitetit, deri në njohje reciproke me Serbinë, sikur zvetnoi edhe vet takimin e pritshëm dialogues. Prej më shumë se një shekull, shteti shqiptar është sekular, shteti i ndarë nga feja dhe anasjelltas. Propozimi i kryeministrit, për të ndërhyrë dhe ndyshuar ligjin ekzistues, për mbulesën me shami të vajzave, është anakronik, paradoksal dhe në kundërshti të hapur me aspiratat e popullit, që Kosova të bëhet pjesë e qytetërimit evropian.

Deputetja Duda Balje, që flet në emër të grave muslimane, në rastin konkret, boshnjake, lë ta shohë vetën, që zbulon gjoksin deri në maje të cicave të saj! Prandaj, t`i lërë demagogjitë dhe t`i kontribuojë emancipimit të botës femërore, sepse, të paktën, në Ballkan, gjinia femërore, gruaja, krijesë e njerëzimit, është poshtëruar bollshëm, madje, ndër shekuj”, theksoi publicisti.

Sipas tij, është e pafalshme që Kurti t’i dëgjojë kërkesat të muhaxhedinëve, të tipit "hoxhë" Shefqet Krasniqit, me shokë.

Ai vlerëson se vajzat në shkolla të mesme, duhet të veshin uniformat e nxënëseve shkollare.

“Është e pafalshme, madje, marrëzi, për një kryeministër modern, bashkëkohor, si Albin Kurti, t`i dëgjojë kërkesat-pallavra, të muhaxhedinëve, të tipit "hoxhë" Shefqet Krasniqit, me shokë, të cilët ngulmojnë t`u mohojnë lirinë edhe vajzave -fëmijë, duke ua lidhë - spicë - kokën me shami. E gjithë kjo që bënë talebani Krasniqi, me shpurën e tij, përfshi edhe kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava, është politikë e porositur, nga qarqe armiqësore ndaj Kosovës.

Vajzat shkollare, në veçanti, ato në shkolla të mesme, duhet të veshin uniformat e nxënëseve shkollare. Prandaj, nuk ka përcaktim moshe, sepse vajzat shkollare të mesme, mund të jenë edhe 19 vjeçare... Dhe, çështjen e uniformës, duhet ta këtë parasyh, qysh tani, ministrja e Arsimit Nagavci, për të shuar shpresat horrake dhe kundra-kombëtare të disa predikuesëve batakçinj dhe rrast të dyshimtë, që manipulojnë në emër të fesë, islamit”, nënvizoi Zeqiraj.

Në vazhdim, publicisti kritikoi Hoxhë Shefqet Krasniqin për retorikën e tij dhe ndikimin që ka ai tek të rinjtë muslimanë.

"Hoxhë" Shefqeti është bërë yll i televizioneve në Kosovë. Ai që i shpuri në plumb, në luftërat fetare, në botën arabe, qindra djemë të indoktrinuar me islamin e dhunshëm, në vend që të zinxhirosej dhe të mbahet prapa grilave, tani mbanë "nasihat" dhe predikon mohimin e lirisë, për gjysmën e popullsisë të vendit. Cytja për një vepër penale, siç është shkuarja ilegale në luftra të pista fetare, me pasojë vdekjen, dënohet, të paktën, me 15 vjetë burg.

Kujtoni kriminelët fetarë shqiptarë, me mesazhet e inçizuara në vendet arabe dhe të dërguara televizioneve të botës, kur prisnin kokën një të riu 16-vjeçar, me hanxhar, në emër të "Allahut", në emër të islamit "paqësor"! Dhe kërcënonin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e gjetkë në botë, se do "t`ju tmerrojmë edhe në gjumë, edhe në ëndrrat e juaja"! Bota demokratike i dëgjonte mesazhet e trishta dhe ua faturonin, përgjithësueshëm, shqiptarëve, si kriminelë”, shtoi ai.

Më tej, Zeqiraj ai komentoi edhe situatën në Turqi, ku sipas tij edhe sikur 1 (një) milion kurva të dalin, nesër rrugëve të Turqisë, ia vlen heqja e mbulesave dhe nuk e zbehin aspak moralin e femrave tona.

“Udhëheqësi reformator, i pagëzuar -babai i Turqisë-, Kemail Ataturk, plot 100 vjetë më parë, urdhëroi me ligj, heqjen e ferexheve dhe mbulesat e tjera. Fanatikët e mykur e primitiv, reaguan se "po rrënon moralin e femrave turke, duke i bërë kurva"! Përgjigja e prerë e Kemail Ataturkut ishte se "mbulesa nuk e mbron moralin e femrave muslimane. Por, edhe sikur 1 (një) milion kurva të dalin, nesër rrugëve të Turqisë, ia vlen heqja e mbulesave dhe nuk e zbehin aspak moralin e femrave tona. Përkundrazi, liria e dinjiteti i vajzave, grave, nënave turke, do të jetë më i plotë, të cilat do të vazhdojnë të ripërtrijnë brezat e Turqisë moderne", - shprehej i bindur, në të drejtën e vendimit të tij, sa demokratik, aq edhe njerëzor, reformatori historik, Kemail Ataturk”, potencoi publicsti.

Në fund, ai shprehu mbështetjen dhe besimin e plotë te kryeministri Kurti në vendimet e tij.

“Personalisht, vlerësoj intelektualitetin, zgjuarësinë e kryeministrit, Albin Kurti. Andaj, kam besim edhe në vendimet e tij. Por, trajtimin absurd e skandaloz të shamive, e marrë si një lajthitje, padyshim, e rëndë. Por, shpresoj se do ta bëjë "una gentile retirata", siç thonë italianët, një tërheqje xhentile, të mençur.

Por, besimin e madh, rezervë, e kam tek vajzat dhe nuset aktiviste dhe luftarake të Lëvizjes Vetëvendosje, se nuk do të lejojnë mohimin e të drejtës elementare, në emër të fesë, të simotrave gjinore të tyre. Edhe flokët janë hirë i bukurisë femërore. Ato janë art shtesë, në kokat e femrave, të këtyre krijesave hyjnore”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat