Propozimi i traktatit të Osmanit ndaj Begajt, fjalën e fundit e kanë Kurti e Rama – a mund të realizohet kjo gjë!?

Politika

Propozimi i traktatit të Osmanit ndaj Begajt, fjalën e fundit e kanë Kurti e Rama – a mund të realizohet kjo gjë!?

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:27
Barjam Begaj dhe Vjosa Osmani

Sot përfundoi vizita e presidentit të Shqipërisë në Kosovë, Bajram Begaj.

Ai që nga dita e djeshme ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Fillimisht ka pasur takime me krerët e lartë të shtetit për të vazhduar pastaj sot me opozitarët.

E, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se që mes Shqipërisë dhe Kosovës të ketë një traktat të ndërsjellë.

“Është me rëndësi që me Shqipërinë, Kosova të ketë edhe një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në mënyrë që do të reagonin në mënyrë reciproke në rast të cenimit të dy shteteve”, ka thënë Osmani.

Analisti Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se se Kosova në ylli polar, ishte deklarim kur u themelua Partia Demokratike.

Tutje, Shahu shton se edhe në kushtetutën e Shqipërisë është e përcaktuar si detyrim dalja zot Kosovës.

“Është një gjetje politike, diplomatike, patriotike po të duash, kërkesa e presidentes së Kosovës ndaj presidentit të Shqipërisë për një traktat që ta detyrojë Shqipërinë të përfshihet në mbrojtjen e Kosovës dhe anasjelltas në rast të ndonjë sulmi.

Kjo kërkesë e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani nuk e di çfarë përgjigje ka marrë.

Me Kosovën historikisht është bërë politikë nga Shqipëria e zyrtarët e saj. Akti i parë i shkruar kur u themelua Partia Demokratike ishte deklarimi i saj se Kosova është ylli polar i PD. Kosova për Shqipërinë ka qenë gjithmonë çështja kombëtare.

Sa di unë në kushtetutën e Shqipërisë është e përcaktuar si detyrim dalja zot Kosovës.

Por është e bukur për tu thënë dhe për tu shkruar që të dy shtetet shqiptare të reagonin bashkë si një shtet ne rast të një agresioni ndaj njerit prej tyre”, thotë ai.

Ai thotë se historia ka treguar se Kosova ka përkrah Shqipërinë me trupa ushtarake, derisa histroia e re tregon se nga Shqipëria administrative as një togë me njerëz nuk morën pjesë drejtpërdrejt në luftë brenda Kosovës ne vitet 1998-1999.

“Historia ka treguar se Kosova ka reaguar, ka luftuar por nuk është përkrahë me fuqi ushtarake nga krahinat e Shqipërisë kur ka pase nevojë, ndërsa ajo e ka përkrahë Shqipërinë me trupa ushtarake që në shpalljen e pavarësisë. Historia me e re tregon se nga Shqipëria administrative as një toge me njerëz nuk morën pjesë drejtpërdrejt në luftë brenda Kosovës ne vitet 1998-1999, ndërsa paslufte për turpin e tyre e të komandantëve fallco të Kosovës, shkruhen veteranë e partizane qindra e mijëra shqiptarë të Shqipërisë duke shëmtuar luftën e qëndresën, duke rrjepë Kosovën. Shqipëria si popull ka meritë të padiskutueshme pritjen e njerzëve nga Kosova në vitet 1998-1999. Zyrtarët shqiptarë të atyre viteve kanë meritë se lejuan Shqiperinë të jetë si prapavijë e Kosovë”, shprehet Shahu.

Kurse, për nënshkrimin e traktatit thotë se nuk kanë fuqi për të bërë këtë edhe pse kumbon bukur, pasi janë të pafuqishëm në shtetet e tyre.

“Tani, nënshkrimi i një traktati mes dy shteteve kumbon bukur, por asnjëri nga dy presidentët nuk kanë fuqi ta bëjnë një gjë të tillë, pasi janë të pafuqishëm në shtetet përkatëse. Janë Edi Rama dhe Albin Kurti ata që kanë fuqi, presidentët e Shqiperise dhe Kosovës janë të emëruar prej tyre. Kjo është forma e shtetit në dy vendet dhe aq më tepër që janë të dy autokrate si Rama si Kurti.

Nëse këta të dy bien dakord dhe parlamentet e dy vendeve vendosin, do të ishte më shumë se lajm nga presidentja Osmani që entuziazmon sot shumë njerëz dhe ngjan me një këngë të re majekrahu.

Megjithate gjetje e bukur, edhe pse Shqipëria nuk ka takat as për vete as për Kosovë, edhe pse sot për sot Kosova nuk ka nevojë për askënd sepse është nën mbrojtjen e NATO-s, gjë e cila e lejon Kurtin të bëjë deklarata tallavaje me luftë, kur luftën e fitoi dhe e bën NATO në Kosovë.

Por një traktat i tillë i nënshkruar ligjor, do të ishte detyrim ligjor nesër, pavarësisht se kush është në pushtet në të dy vendet.

Një traktat i tillë ligjor, jo si mijëra marrëveshje ndërqeveritare të Rames e Kurtit a Thaçit që nuk zbatohen kurrë nga qeveritë që hanë qebapa e bëjnë foto të bashkimit kombëtar, u fryn erërave të bashkimit kombëtar, e ndez një flakë të tillë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat