“Aleksander Vuqiq po djersitet”/ Analisti zbulon ‘planin e fshehtë’ të Serbisë dhe Rusisë për Ballkan

Politika

“Aleksander Vuqiq po djersitet”/ Analisti zbulon ‘planin e fshehtë’ të Serbisë dhe Rusisë për Ballkan

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2022 Në ora: 13:51
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Analisti amerikan, Janusz Bugajski, këtyre ditëve ka thënë në një shkrim se “armata ruse, është shumë e ngjashme me armatën serbe”.

Këtë deklaratë të tij, e ka komentuar analisti Skënder Mulliqi për gazetën “Bota sot”, duke thënë se ka shumë të vërteta në deklarimin e Bugajskit rreth ushtrive të Serbisë dhe Rusisë.

“Analisti dhe kolumnisti i njohur amerikan, Janush Bugajski këtyre ditëve ka thënë në një shkrim së”Armata ruse, është shumë e ngjashme me armatën serbe”. Duke u ballafaquar me ushtritë profesioniste ka thënë Bugajski, këto dy ushtri tërhiqen dhe marrin ikin. Dhe, sigurisht se ka shumë të vërteta në deklarimin e Bugajskit, kur dihet se ushtria serbe, në rastet më të rënda, ka ushtruar dhunë dhe vrasje në civil të pa mbrojtur. Kjo tregon në pafuqinë e ushtrisë ruse dhe serbe në luftë me ushtri të përgatitura në mënyrë profesionale. Edhe rusët sipas shumë informacioneve që vijnë nga terreni, po marrin ikën para ushtrisë ukrainase, dhe në ikje e sipër po vrasin civilë. Rusët do të humbasin luftën në Ukrainë, sa do që të zgjasë ajo, sikur e kanë humbur luftën dikur në Afaganistan”, shprehet Mulliqi.

Sipas tij, kërcënime që po i bëjnë për luftë në Ballkan rusët dhe serbët, janë kërcënime pa mbulesë, se nuk e kanë takatin për një luftë të re.

Tutje, shton se serbët nuk do të arrijnë më kurrë që të fitojnë territore, sepse shqiptaërt janë faktor në Ballkan.

“Edhe Serbia humbi luftën në Kosovë. Këto kërcënime që po i bëjnë për luftë në Ballkan rusët dhe serbët, janë kërcënime pa mbulesë, se nuk e kanë takatin për një luftë të re. Serbia edhe mund të përgatitet për luftë, por nuk paraqet asnjë forcë serioze ushtarake. Nuk dua të flasë nga këndi i subjektivitetit, por çdo luftë eventuale me Kosovën e humbë edhe më keq se në vitin 1999. Serbia do të rrezikonte të mbetet vetëm me Pashëllakun e Beogradit. Vuqiqi, kryepopi Porfirije dhe Dodik i Bosnjës, mund të kërcënojnë sa të dëshirojnë, por nuk ju frikësohet askush, e shqiptarët jo se jo.

Ata nuk do të arrijnë të fitojnë kurrë më territore si dikur nga shqiptarët, as më luftë dhe as më paqe. Shqiptarët janë faktorë në Ballkan, këtë e dinë mirë edhe shovenistat serbomëdhenjë në fjalë. Mu për atë edhe po djersitët shpesh e fortë presidenti serb, Aleksander Vuqiq. Prandaj, mendoj se nuk ka vend për ndonjë frikë apo diqka tjetër. Mua më duket se nuk ka nevojë që tema se Serbia po përgatitet për luftë dhe paraqet rrezik, të zënë shumë vend, në mjetet tona të informacionit publik”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat