Paralajmërimi i papritur për PDK/ Kjo do të jetë dorëheqja e radhës!

Politika

Paralajmërimi i papritur për PDK/ Kjo do të jetë dorëheqja e radhës!

Nga: M.H. Më: 19 shtator 2022 Në ora: 10:25
PDK

Kohët e fundit një nga temat më të përfolura është dorëheqja e papritur e Ramë Bujës nga PDK.

Lajmi është bërë i ditur nga Faton Abdullahu – zëdhënës në Partinë Demokratike të Kosovës.

Po kryetari e ka pranuar dorëheqjen nga zotëri Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm në parti” ka thënë Abdullahu.

Thuhet se kjo erdhi si rezultat i pakënaqësive në degën e PDK-së në Lipjan.

Mirëpo a është ky fillimi i një përçarje brenda PDK-së?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se që nga koha e ish-presidentit Thaçi që harroi dhjetëra e mijëra vrasje të shqiptarëve duke u miqësuar me Vuçiqin ka pasur papajtushmëri mes mbështetësve dhe kundërshtarëve tij në PDK.

Fatkeqësisht me të ardhur në pushtet Thaçi & Co, jo vetëm se u harruan dhjetëra mijëra vrasje e mbi 20 mijë përdhunime të grave dhe vajzave minore shqiptare nga okupatori serb në Kosovë, por edhe mijëra trupat e shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, që krimineli Vuçiq ende edhe mbi 23 vite pas lufte, vazhdon t’i mbajë peng në Serbi, duke i lënë familjet, mbi dy dekada në pritje me varre të hapura për ta, sikur u harruan.

Madje në vend se Thaçi& Co të përkujdeseshin për kthimin e trupave të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar nga Serbia, dhe qojë përpara hetimet për krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë, ai me 2018 mbylli edhe Institutin për hetimin e këtyre krimeve, dhe nga ai me shokë, që nga spiuni Baton Haxhiu e deri te Edi Rama, filloji të propagandohej falja e krimeve serbe dhe ndarja e Kosovës për "pajtueshmërinë e plotë", me serbët, gjë që duket se së fundi, ka futur përçarje të papajtueshme ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij edhe në PDK”, u shpreh ai.

Përjashtimi i heshtur i Ramë Bujës

Ndërsa më tej, analisti thotë se nga momenti që edhe Escobar ka përjashtuar ndryshimin e kufijve atëhëhere kryesia e PDK kanë reflektuar dhe kështu ka ardhur deri tek largimi i heshtur i Bujës.

Kështu që vet fakti se SHBA dhe emisari i saj i shquar Gabriel Eskobar, janë deklaruar në vijimësi, se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, krijim të "zajednicës" kundërkushtetuese serbe me kompetenca ekzekutive dhe as ndarje të Kosovës, ka bërë që kryesia e re e PDK-së, përfundimisht të reflektoj dhe përpiqet për tu çliruar sa më parë, nga mbetjet e së kaluarës si Buja & Co, që ende vazhdojnë me avazin e vjetër, duke kërkuar publikisht ndarjen e Kosovës, pikërisht në momentet kur emisarët e lartë amerikan, vijnë për ta çuar përpara shtet-ndërtimin, dhe forcuar subjektivitetin shtetëror të Kosovës me insistimin për njohje të pavarësisë edhe nga Serbia, apo njohje të ndërsjellë, siç po quhet në gjuhën diplomatike, me garanti për tërësinë territoriale dhe paprekshmërinë e kufijve aktual të vendit tonë.

Prandaj, megjithëse publikisht u tha se së fundmi, anëtari i PDK-së, Ramë Buja, gjoja paska dhënë dorëheqje me vet-dëshirë nga partia në fjalë, kjo më tepër tingëllon si përjashtim i heshtur i tij, për spastrimin final të partisë nga kuadrot e vjetër e të pa-reformuar dhe përkrahësit e idesë për ndarjen e Kosovës, se sa si dorëheqje e vet-ofruar me vullnet personal, aktualisht të Bujës, e nesër ndoshta edhe të ndonjë bashkë-ideatori dhe bashkëluftëtari tjetër të paepur të PDK-së për ndarjen e Kosovës”, shpjegon analisti.

E pasi që arsyetimi u gjet shpejtë, se largimi i (dytë) i Ramë Bujës, kinse erdhi, si rezultat i pakënaqësive në degën e PDK-së në Lipjan, kryesia e kësaj partie duhet të jetë treguar agile dhe ta ketë parapërgatitur me shumë ekselencë edhe justifikimin e radhës për bashkë-ideatorin pasues të Bujës, me parafrazimin e ri, se, si rezultat i pakënaqësive në degën e PDK-së, bie fjala-në Podujevë, i hapet dera e daljes "vullnetare" nga partia edhe "luftëtares" tjetër të pa epur, për ndarjen e Kosovës, Vlora Çitakut, për lirimin e partisë nga kuadro me ngarkesa anti-kohë”, thotë më tutje Qarri.

Ndërsa në fund, ai thekson që nuk do të ketë shumë vonesë të madhe dhe do të dorëhiqet edhe Enver Hoxhaj.

Për aq më tepër, në lojën e nisur të “vet-dorëheqjeve”, partia në fjalë (PDK), nuk duhet harruar, që pa vonesë të madhe, ta inskenojë edhe dorëheqjen "vullnetare" të ideatorit për kërkim azili në Beograd, Enver Hoxhaj-t, e meqenëse rasti i tij ndryshon, nga dy të parat, pasi që Hoxhaj, fillimisht kërkonte krijimin e "zajednicës" ashtu siç ishte nënshkruar nga Thaçi e Isa Mustafa, pra me kompetenca ekzekutive, për të pasuar ndarja, edhe arsyetimi duhet të jetë se, përkundër faktit që ai nuk la rast as moment, pa e kërkuar publikisht formimin e saj, "dorëheqja" e tij, vjen pikërisht si rezultat i pakënaqësive të Listës "srpska" për mosformimin e zajednicës kundërkushtetuese një etnike serbe në Kosovë, për të cilën edhe partia ka luftuar dhe treguar mirëkuptim deri në çastet e fundit”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat