Rama-Vuçiq, u bënë një, me Rusinë e Putinit/ Paralajmërohet Kosova nga plani djallëzor i Ramës!

Politika

Rama-Vuçiq, u bënë një, me Rusinë e Putinit/ Paralajmërohet Kosova nga plani djallëzor i Ramës!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 shtator 2022 Në ora: 12:42
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Miqësia mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, tashmë nuk po vihet në diskutim.

Kryesisht mbrojtja po bëhet nga Rama për Serbinë, madje edhe në raportet me Rusinë, duke treguar kështu kryeministri i Shqipërisë, ndjeshmëri apo dhembshuri për humbjet edhe të Rusisë.

Mirëpo, vënia në pah e kësaj çdo ditë e më tepër po dëshmon që Rama është pro Serbisë dhe jo në anën që i takon të jetë (Kosovës).

Kryeministri Rama sërish u shpreh pro Serbisë:

“Të mos ushtrojmë presion ndaj Serbisë, nuk mbijeton dot pa Rusinë”, është shprehur ditë më parë Rama.

Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia ka mbajtur tashmë qëndrim”, ka thënë Rama

po nënkupton që në një mënyrë apo tjetrën, kryeministri i Shqipërisë po e mban anën e Serbisë dhe Vuçiqit.

Kelmendi: Qëndrimet e shtetit shqiptar ndaj shtetit serb dhe kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiqit po e dëmtojnë Kosovën.

Për këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me profesorin Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori tha për gazetën që Rama ka një afërsi të madhe me Vuçiqin dhe se deklaratat e tij të vazhdueshme tregojnë që nuk ka synim të ketë qëndrim më të afërt me Kosovën sesa me Serbinë.

“Qëndrimet që po i paraqet Shqipëria për shtetin serb dhe veprimet që po i bënë e kanë dobësuar jashtëzakonisht Republikën e Kosovës. Ky koncept mbi shtetin serb i Edi Ramës tregon afërsinë e madhe me A. Vuçiqin nga z.Rama. Rama kërkon kështu nga UE që të mos bëjnë presion mbi Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ekonomike, ushtarake, politike ndaj Rusisë. Për z.Rama mjafton qëndrimi politik kundër agresionit rus në Ukrainë. Kjo formë e të shprehurit të qëndrimit të Tiranës ndaj Beogradit bëhet për të treguar se Tirana nuk është e kapur pas qëndrimit të Kosovës”, thotë ai.

Tutje, profesori shprehet se raportet Shqipëri - Serbi i bënë z.Rama me A.Vuçiqin jashtë pozitës dhe pikëpamjeve neoshoveniste që i ka Serbia për Kosovën.

Raportet Shqipëri - Serbi i bënë z.Rama me A.Vuçiqin jashtë pozitës dhe pikëpamjeve neoshoveniste që i ka Serbia për Kosovën. Me këtë po forcon z.Rama raportet me A. Vuçiqin dhe i dha edhe një shtytje “Ballkanit të hapur”. Madje ka deputet në Kuvendin e Serbisë që shumë pozitivisht folën për z.Rama”, thekson profesori.

Ndër të tjera, ai shton që mbetet që të deklarohet vet z.Rama për qëndrimet ndaj Serbisë.

“Nuk ka logjikë politike normale që shpjegon qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Beogradit! Nuk ka analizë që tregon pozitivitetin ndaj Kosovës, të Tiranës zyrtare me raportet me Serbinë që ka z.Rama! Nuk mundet kurrsesi të kapet qëndrimi i z.Rama kundruall qëndrimit serb ndaj Rusisë! Thjesht: Kemi këtu një vije të njëjtë Rama-Vuçiq, që kështu u bë një me Rusinë e Putinit. Shkaqet nuk janë të qarta. Mbetët që të deklarohet vet z.Rama për qëndrimet ndaj Serbisë. Mirëpo, një është e qartë, fakti që kështu dhe këtej po dëmtohet ashpër pozita e Kosovës”, shpjegoi Kelmendi për “Bota sot”.

Duhanaj:Serbia është goxha e varur nga bashkëpunimi me Rusinë

Por, ka edhe analistë nga Kosova që duket se mendojnë për Serbinë njësoj si Rama. Madje pavarësisht kritikave thelbësore, që i bëhen ata nuk hezitojnë t’i dalin në mbrojtje jo parimore. Kështu të paktën argumenton komentuesi politik, Leon Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Edhe ky shprehet si Rama, dhe ia qan hallin se si Serbia është e varur nga bashkëpunimi me Rusinë dhe se nuk duhet të presim, sipas tij, apo të kërkojmë që t’i vë sanksione.

Në kundërshtim me atë që po bën Perëndimi, ndihmën e plotë për Ukrainën kundër Rusisë, ky mendon se edhe kështu kryeministri Rama, është në linjë dhe harmoni të plotë me frymën orientuese euroatlantike.

“Të gjithë ata që i njohin zhvillimet ndërkombëtare e dinë se Serbia historikisht ka pasur dhe ka ndërlidhje kulturore, politike dhe ekonomike me Rusinë. Madje në shumë aspekte, Serbia është goxha e varur nga bashkëpunimi me Rusinë, shto kësaj edhe afërsinë kuluro-politike e strategjike. Në ketë kontekst mendoj që është tepër jorealiste të pritet që Serbia t'i shpallë sanksione e armiqësi Rusisë. Ketë fakt e di edhe SHBA, edhe BE dhe mbi këto fakte punojnë gradualisht, hapë pas hapi, duke e synuar çkapjes përfundimtare të Serbisë nga ndikimi rus. Në ketë kontekst për mendimin tim Kryeministri shqiptar Edi Rama, është në linje dhe harmoni të plotë me frymën orientuese euroatlantike duke marrë rol promovues e integrues e jo atë konfrontues siç e ndjekin shumica e liderëve ballkanik”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që kryeministri Rama është duke ndjekur një qasje tejet produktive në politikat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat