Akuzat e Halil Gecit: Rugovën e shpallën tradhtar, i bënë atentat dhe i vranë rrethin, edhe Kurtit tentuan t’i bëjnë atentat

Politika

Akuzat e Halil Gecit: Rugovën e shpallën tradhtar, i bënë atentat dhe i vranë rrethin, edhe Kurtit tentuan t’i bëjnë atentat

Nga: N. Sh. Më: 22 shtator 2022 Në ora: 21:01
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka kritikuar ashpër opozitën në Kosovë.

Ai pyet se çfarë opozite janë kur atdheun e kanë shënjestruar për 20 vite radhazi si vend plaçkë për tu bërë milionerë, e disa miliarderë.

Ai i pyet opozitën se a iu bien në mend ndonjëherë se si do i vjen fundi bisedimeve!?

“Ku do mbeteni ju në historinë e re të Kosovës!? Tradhtarë apo heronj, nëse dikush mbetet hero duke vrarë  atdhetarët proamerikan, duke plaçkitur atdheun apo duke ia lujtur kufijt atdheut, atëherë pa dyshim se ju do mbeteni hero”, thotë ai.

Sipas tij, ne të kundertën historia e juaj do mbetet e dhimbshme për pasardhesit tuaj tradhtarë.

“Sa herë që keni shkuar në bisedime gjithmonë keni dalur të humbur, duke nënshkruar marrëveshje e të dëmshme për atdheun, duke ja lujtur nanën Kosovës. A jeni ju ata opozuzarët që të gjithë së bashku ju bindet  kundërshtarit numër një të presidentit Biden, Grenellit  Për ta ndarë Kosovën dhe për ta shkatërruar defenetivisht, duke e zhvlerësuar pavarsinë, apo mos keni ndryshur....! A jeni ju ata opo-zuzarët që për 20 vite e keni shkatërruar arsimin në themel, dhe sot jeni ata të njëjtit që po tentoni përmes bojkotit në arsim të ktheheni në pushtet për të vazhduar tradhtitë aty ku ju kanë mbetur, për t’i realizuar marrëveshjet e nënshkruara me Vuçiqin, dhe për të vazhduar hajnin si gjithmonë. A jeni ju ata opo-zuzarët që per 20 vite rresht e kini vjedhur dhe shkatërruar shëndetësinë”, shprehet Geci për gazetën “Bota sot”.

Ai ka kritikuar edhe LDK-në dhe PDK-në dhe krerët e këtyre dy partive politike.

“Në LDK s’ka ndryshime, iku Isa erdhi Kica me Lumin...! Në PDK iku Polari erdhi zuzari!  Tjerat parti janë të njëjtat me liderë të njëjtë...! Kjo i bjen shkon njëri e vjen tjetri shumë ma qen i riu se i vjetri. Pse sot kokorizni si gjelat veç njohje reciproke, kurse në bisedimet kur ju i udhëheqëshit më shumë se një dekadë kurrë nuk kërkonit njohje, sa herë shkonit në bisedime Kosova e merrte nga një plagë. Kur Albini vuri kornizën e bisdimeve me qender njohjen reciproke, dhe kur Vuçiqi para botës thotë se kurrë nuk do ketë njohje Kosovën, kurse opo-zuzaret të cilët i kishin udhëhequr bisedimet që nga fillimi ende se kanë marrur veshë se Serbia ka luar k.. me ta!”, shton ai.

Sipas tij, Amerika e zgjedhë këtë çështje e nuk na pyt fare.

“Kishit harruar se shefi i juaj polari e kishte shitur kokën në Rusi e b... i kishte mbetur në Amerikë, të cilën ja udhëheqte Kosovska Devojka alias Vlora Çitaku, nga Amerika, por fatkeqësisht polari mbeti pa kry dhe b..., le që e humbi b... dhe kokën e vet, por ja humbi edhe Kosovska Devojkes. Albini u bë i keq, thonit ju opozitarët po i financon Irani, Turqia, Albini e ka për qëllim me na prishur me Ameliken thonit ju zuzarët dhe u bashkuat me hasmin për ta gjunjëzuar REFERENDUMIN me 61% votes të shqiptarëve. Opo-zuzarëve  ju ka këputur zingjiri i hajnisë, dhe mu për këtë jeni bërë me Listën Serbe të Vuçiqit, dhe e brigaden Ti, prandaj edhe po tentoni ta gjunjëzoni për mes grushtshtetit qeverinë Kurti 2. Së bashku me juve ju kanë bashkëngjitur edhe mbeturinat e lloji i Rrahman lopës dhe sindikalistet tjerë për t’ju kthyer edhe njëherë plaçkes”, potencon Geci.

Ai pyet se a janë këta që kanë tjetërsuar gjithëçka.

“A jeni ju ata PDK-cat që kur erdhët në pushtet, dhe kur Thaçi ishte kryeministëer i vodhet 25 kg ari berenda dhomës të dëshmive në Polici, institucionin ky që duhej të ishte më i sigurti dhe thonit hetimet vazhdojnë. A jeni ju ata opo-zuzarët që i keni zgjedhur po thuaj se të gjithë drejtorat e shkollave, drejtoret e ndërmarrjeve drejtorët e spitaleve shtetërore dhe sindikatat, gjyqtarë e prokurorë njerëzi të Shikut e të juajt për ta bërë sot grushtetin. Sot ju opo-zuzaret së bashku serbë dhe shqiptarë  me mbështetjen e Beogradit e keni paralizuar çdo gjë, me qëllimin e vetëm ta rrëzoni qeverinë e dalur fituse me referendum popullor me mbi 61% votusve shqiptarë. A e dini o te mjerë se jeni hy në tradhti të thellë e s’po dini si te dilni. Nëse ua mban b... të kerkoni zgjedhje të reja  ejani dhe provojeni sa keni me fituar, se po të ishit të sigurt do i kapitalizoni tradhtinë që e keni marrur si obligim së bashku me Beogradin me rrëzua qeverinë Kurti 2”, thotë ai.

Ai thotë se, e kanë kuptuar se po hynë në zgjedhje nuk do e kalojnë as pragun.

“Ju që sot ua mbyllet dritën fëmijëve, ua ngritë buzëqeshjen dhe çantat në krah, ju mund të jeni gjithçka pos opozitë shqiptare  kurrë, ju mund të jeni shumadinca rusë e serbë por shqiptarë kurrë! A jeni ju ata që të gjithë së bashku i  themeluat 10 komuna Serbe. E dogjët flamurin Dardan e zëvendsuat me një flamur  të dik mangrrave, se po të ishit shqiptar nuk do ta digjnit flamurin Dardan me shqiponjën dykrenare. A jeni ju ata që e ndërruat himnin kombëtar Dardan ‘kur ka ra Kushtrimi në Kosovë’, e zëvendsuat me një himn të legenave, ngase legena jeni vet. A jeni ju ata që ju rezervuat  pa te drejtë ulëse për deputetet Serb në kuvendin e Kosovës. A jeni ju ata që e nënshkruat Zajednica me kompetenca ekzekutive dhe e ratifikuat në parlament. A jeni ju ata që i dhat TOKË Malit të Zi duke i luajtur kufijt në emër të demarkacionit e sollët kufirin te Haxhajt. A jeni ju ata që e themeluat gjykatën speciale duke e spiunuar njëri tjetrin te nderkombëtarët, sot po i thoni Albinit shpërbëje, atë që vetë e bëtë jeni kthye po e hani, ani more hane ju bëftë mirë...! A jeni ju ata që i vrisnit me porosi te sherbimeve nga edhe keni ardhur  proamerikanet e LDK-së duke i zgjedhur beng e beng  dhe i quanit tradhtarë”, thotë Geci.

“A jeni ju ata që e nënshkruat Mini-Shengenin apo Ballkanin e Hapur  ide e serbo-ruse dhe u  përkrahur Rusia, si dhe nga të gjithë ju opozuzaret...! Përjashto VV -në. A ua bëri juve opozitës Serbia dhe Beogradi qeverinë Koti, Radojçiçin e bëtë kumbar shtepie përmes ti i keni kryer punët politike dhe krime ekonomike. Liderët e të dyja partive PDK-LDK-së, Hashim Polari dhe ISA Mutafa, dhe komplet këto dy parti ju versulen atdheut për ta ndarë e sakatuar dhe gjithmonë thonin s’kemë çka bëjmë se kështu po thotë Amelika. A është e vërtetë se Vuçiçi e çon polarin e Brojës  te Putini si cjapin te kasapi, duke ja sygjeruar Putinit merre këtë lopë të Brojes  se më te mirë për Serbinë dhe Rusinë në Ballkan s’kemi njeri se sa sa ky. Duke i sygjeruar Putinit se mjafton të flasesh me të, ai nuk don tjetër veç ti flasesh me dashamirësi. Polari shihej ne foto me Putinin sikur krenohej se po bënë marrëveshje te mira, dhe njëfar mënyre kinse po e heqim qafesh Serbinë duke i dhënë krejt qka donte Serbia”, thekson Geci.

Ai pyet se a ishte opozita që bënin turr drejt pushtetit.

“Rugovën e shpallët tradhtar dhe i bëtë atentat, ia vrat rrethin dhe e nënçmuat skajshmërisht. Albin Kurtin e qunit pro rus, e anti Amerikan, edhe këtij tentuat t’i bëni atentat. Kush nuk ishte me juve opozitën aktuale me Isën, Vuçiqin, Polarin dhe me sllavin Edi Kristaqin në vijë politike i quajshit tradhtarë! A jeni ju ata që shperndat qindra miliona euro grupeve kriminale, të bizneseve të ndërtuara nga polari dhe rrethi i tij, kurse qytetarëve u keni dhënë trasht e surles. A jeni ju që sot i mbyllen shkollat fëmijëve për 100 euro, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e luftës, dhe prapë po mundohen me rrëzu vullnetin e popullit për ta kthyer në pushtet prap si mashë e Vuçiqit. Një e di se kurrë më nuk do ja arrini të paktën me këta liderët që sot ka opozita, nëse nuk bëhen reforma të thella në këto parti”, thotë Geci.

“Kur unë ju kritikoj për tradhëti dhe poshtërësit që ia keni bërë atdheut, disa nga analistët dhe mediat më thonin ja ky është me Albinin. Unë jam me Kosovën o të pa fytyrë, unë do të mbetem gjithmonë me drejtësinë e ZOTIT, gjithmonë në sherbim të atdheut, kurse nuk jam kurvë me i ndërruar partitë sa herë që ndërron moti”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat