Shkollat nuk ia doli t’i mbyllte as regjimi i Millosheviqit!/ Vjen goditja për Sindikatën - zbulohet skenari që po përgatitet!

Politika

Shkollat nuk ia doli t’i mbyllte as regjimi i Millosheviqit!/ Vjen goditja për Sindikatën - zbulohet skenari që po përgatitet!

Nga: M.H. Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:07
Albin Kurti dhe Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka njoftuar se greva në arsim do të vazhdojë, duke e shtyrë kështu nisjen e procesin mësimor edhe për një kohë të pacaktuar

Kjo grevë tashmë ka arritur të sjellë një situatë të vështirë për vendin tonë, duke lënë shkollat të mbyllura dhe fëmijët pa fillim të mësimit.

Ani pse ka pasur takime mes Qeverisë dhe sindikatave një zgjidhje si duket është ende shumë larg.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj u shpreh se e gjithë kjo është politikë e opozitës.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij sindikata është në shërbim të opozitës dhe së bashku me Listën serbe po tentojnë ta rrëzojnë kryeministrin Kurti.

“Ministria e arsimit ka deklaruar se 90% të kërkesave të sindikalisteve rebelues janë plotësuar. Por, megjithatë greva vazhdon thonë matrapazët e kësaj Sindikate. Por e vërteta qëndron se Sindikata është në shërbim të politikës nën dirigjimin e opozitës. Këta së bashku edhe me Listën Serbe e kanë vetëm një qëllim të rrëzohet qeveria Kurti II. Nuk e di se sa është e arsyeshme që mësimdhënësit nuk kanë aspak respekt për nxënësit e tyre që po i lënë në rrugë afër një muaj. Kjo ska fare lidhje me etikën e mësuesit. Ju mësimdhënës e dini se në shkollat e Presidentit Ibrahim Rugovës mbaheshin nëpër shtëpi private, sepse u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit. Kurrë nuk pyetnin për rrogat, për ata më e rëndësishme ishte që të mos ndërpritet mësimi. Nxënësi ishte më i rëndësishme se sa paraja”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson se është mjerim intelektual për të gjithë ata mësimdhënës që në radhë të parë e kanë paranë se sa nxënësin.

Kurse sot pas 20 viteve në liri del dikushi matrapaz nga Sindikata dhe ua mbyll shkollat nxënësve. Ata nuk kanë turp as fytyrë, janë të pafytyrë. Ku po mbetët këtu etika e mësuesit, ku po mbetet këtu ajo dashuria për nxënësit që mezi prisnin të hapen shkollat, shumica prej tyre për herë të parë fillon një jetë të re. Por kot mësuesit askund. Mjerim intelektual për të gjithë ata mësimdhënës që në radhë të parë e kanë paranë se sa nxënësin. Dhe grevat në arsim e kanë humbur efektin e vet, nuk po bëhet grevë për 50 euro por për politikë sepse matrapazët, servilët e sindikatës janë nën trysninë e opozitës, sepse as ata nuk janë hiq më të mirë se sa matrapazët e Sindikatës”, shpjegoi tutje profesori.

Analisti në fund ka një lutje për mësimdhënësit, duke iu kërkuar të fillojnë mësimin sa më shpejt

Por, si mësues, mësimdhënës dhe profesor shumëvjeçar e kam një lutje, një kërkesë. I lus të gjithë mësimdhënësit t’i kthehen mësimit t’i hapin dyert e shkollave sepse po ju presin nxënësit, ato filiza të njoma të etura për dije. Kthehuni sepse nxënësit po pyesin për ju, po i pyesin prindërit e vet se ku është mësuesi, pse s’po vjen në klasë, ata nuk dinë se çka është greve ata ju duan në klasë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat