“Turp për BE-në...”/ Kelmendi reagon ashpër: Këta persona po e dëmtojnë Kosovën, po ia mbajnë anën Serbisë!

Politika

“Turp për BE-në...”/ Kelmendi reagon ashpër: Këta persona po e dëmtojnë Kosovën, po ia mbajnë anën Serbisë!

Nga: A.M Më: 24 shtator 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

David Philips, drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbias analizoi situatën e Kosovës, ku sipas tij ngërçi i njohjes nuk zgjidhet dot vetëm me ndërmjetësimin europian.

“BE-së i mungon legjitimiteti si ndërmjetës, Lajçaku dhe Borelli vijnë nga vende që s’e kanë njohur vetë Kosovën. SHBA-ja duhet të ketë rol më aktiv”, tha ai.

Profesori Muhamet Kelmendi përkrahu deklaratën e Philips në lidhje me Borell dhe Lajçak.

Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se Bashikim Evropian ka gabuar rëndë me emërimin e këtyre dy ndërmjetsuesve për dialogun Kosovë-Serbi.

“UE ka gabuar kur në qendër të ndërmjetësimit ka vendosur z. Borell, i cili vjen nga Spanja dhe vetë si politikan dhe Spanja si shtet, gjithashtu janë kundër pavarësisë së Kosovës. Këtej vazhdoi gabimi tjetër, kur Borell u lejua nga shtetet vendosëse të UE-së, që të merret si ndermjetës z. Lajçak nga Sllovakia, që se njeh shtetin e Kosovës. As vetë z.Lajçak është kundër pavarësisë së Kosovës.

Këto gabime i kushtuan shumë UE-së.

Kjo, jo vetëm se nuk u arritë marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë dhe, nuk ka si bëhet, kur z.Borell dhe z.Lajçak si ndërmjetës të UE-së janë kundër pavarësisë së Kosovës, por duke qëndruar përkrah shtetit serb, bëri që Gjermania dhe Franca, duke e humbur besimin në këtë ndërmjetësim, caktuan përfaqësuesit e vetë në çështjen Kosovë-Serbi. Zaten këtë mosbesim e shfaqi edhe Anglia, kur caktoi përfaqësuesin e vetë dhe edhe SHBA-të duke vendosur z.Escobar në qendër të dialogut”, deklaroi profesori.

Sipas tij, Borell dhe Lajçak po e dëmtojnë rëndë Kosovë, duke mbajtur anën e Serbisë.

Kelmendi tha se ky gabim i madh po i kushton rëndë në dy aspektet BE-së.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Shihet se UE ka gabuar rënde me z. Borell dhe z.Lajçak, sepse që të dy po dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi. Të dy janë në anën serbe.

Dhe, ndrrimi tash i tyre për UE është i pakapshëm, sepse del në dritë paaftësia e UE në përzgjedhjen e kuadrit dhe në zgjidhjen e konfliktit. Ndaj, nuk pritet zëvendësim, veç edhe pjesëmarrës të tjerë në dialogim, nga Gjermania, nga Franca, nga SHBA dhe nga Anglia, jo në tryezë të dialogut, por në dialogim të Kosovës me Serbinë.

Pikërisht, ky gabim trashanik po i kushton UE-së:

1. Në rritjen e shpenzimeve financiare, që sidomos z.Lajçak po i bënë, duke udhëtuar kohë e pa kohë dhe

2. Në thellimin e krizës në Ballkanin Perëndimor, duke mos e zgjidhur çështjen, thjeshtë se janë z.Borell e z.Lajçak në anën e Serbisë”, vlerësoi ai.

Më tej, profesori konsideroin se ndërmjetësuesit e BE-së janë kundër një zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi.

Ai përmendi disa deklarata kur shtetin tonë e kritikuan apo e barazuan me Serbinë.

“Takimet e shpeshta në Bruksel, në Beograd dhe në Prishtinë u bënë dhe bëhen për të treguar gjoja interesimin e madh të z Borell-Lajçak për dialog. E në fakt, të dytë janë për mos zgjidhjen e çështjes me njohje të shtetit në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pikërisht kundër kësaj marrëveshjeje po punojnë dhe këtu është edhe çështja.

Kurre z.Borell dhe z.Lajçak nuk kërkuan njohje të shtetit, duke u mbështetur në atë se 5 shtete të UE, kundruall 22 shteteve tjera, nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, kurre nuk dolën hapur.

Mbrojten me fanatizëm qëndrimin gjoja asnjënës. Edhe kur deklaruan në emër të UE-së ndonjëherë e dënuan me deklarata Kosovën ose e barazuan me Serbinë, përcaktim tipik anti-Kosovës”, shpejgoi Kelmendi.

Në fund, ai tha se Borell dhe Lajçak janë trupi i Bashkimit Evropia.

“Mirë kishte me qenë që të dytë të ndërrohen. Jo nga pozitat në UE, sepse këtë nuk e bëjnë, por nga ndërmjetësimi në çështjen Kosovë-Serbi, kur ata veç ndërmjetësim nuk bëjnë. Ekzistenca e tilllë, deri diku pozitive e shtetit serb në UE, është pasojë e të dy ndërmjetësve, të cilët kurrë nuk e paraqiten Serbinë si shkaktare të mos suksesit në ndërmjetësimin Kosovë-Serbi.

Thjeshtë: Z.Borell dhe z.Lajçak janë turpi i UE”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat