Marrëveshja Serbi-Rusi/ Analisti tregon kush i parapriu marrëveshjes, ja si e quan Vuçiqin

Politika

Marrëveshja Serbi-Rusi/ Analisti tregon kush i parapriu marrëveshjes, ja si e quan Vuçiqin

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2022 Në ora: 22:15
Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiq

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordimin e politikës së jashtme mes dy vendeve.

Për këtë marrëveshje kanë reaguar krerët shtetëror, BE e po ashtu edhe amasadori amerikan në Serbi i ka kërkuar llogari presidnetin serb për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Duam sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në Nju Jork”, ka thënë ambasadori amerikan atje.

Analisti politik Skënder Mulliqi, ka thënë se është për çdui fakti se Bota Perëndimore po i mbyllë sytë para marifeteve serbe.

Nuk po mundet njeriu të qëndron indiferent ndaj faktit, se si Bota Perëndimore po i mbyllë sytë para marifeteve politike serbe, duke e bërë Vuqiqin shtetar të nivelit evropian, e ky nuk është asgjë më shumë veq një maniaku çetnik. Perëndimorët mirë e dinë se nëse nuk i pranon popujt tjerë, nëse nuk e pranon shtetin tjetër, dhe pa asnjë shkas e okupon ushtarakisht duke shkaktuar gjenocid, siç e bëri këtë gjë Serbia në ish-Jugosllavi, dhe po e bën tash Rusia në Ukrainë, atëherë të gjitha këto janë fashizëm i kohës moderne”, ka thënë ai.

Sipas tij, marrëveshjes mes Rusisë dhe Serbisë i ka parapri, vizita e Vulinit në Moskë, ku ishte takuar me Lavrovin.

Tutje, shton se është e vetmja Serbia ajo e cila nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, dhe ajo po përfiton nga Evropa.

“Bota Perëndimore e dinë gjithashtu se para disa kohësh pioni i Vuqiqit, Aleksadner Vulin kishte vizituar Moskën dhe ishte takua me Lavrovin, sikurse që ishte takuar Milorad Dodik me Putinin. Këto vizita iu paraprinë marrveshjes të dy ministarave të punëve të jashtme të Rusisë dhe të Serbinë, në tubimin e Këshillit të Sigurimit, të OKB-së në Nju Jork. Asgjë nuk po ndryshon politika serbe, që BE-ja ta përkdhelë kaq shumë Vuqiqin.

Serbia po koketon me regjimin fashist të Moskës. Serbia dyfytyrëshe po lidh marrëveshje skandaloze diplomatike me Rusinë. Serbia po e kërcënon rajoni e Ballkanin dhe Kosovën me luftë. Kur e gjithë bota perëndimore ka vë sanksione të rrepta Rusisë, Serbia e cila po përfiton nga Evropa, nuk po dëshiron të bënë këtë gjë. Ne, nuk çuditemi se e dimë se kënd kanë në pushtet Serbia, eksponentët dhe kriminelët e kohës së Millosheviqit, Vuqiq, Daciq, Sheshel, Vulin, mos t’i numërojmë të tjerët…”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat