“Trupi i djegur i Shaban Manajt dhe masakrimi i Ali Ukajt dhe...”/ Albulena Haxhiut i vjen kundërpërgjigja e fortë

Politika

“Trupi i djegur i Shaban Manajt dhe masakrimi i Ali Ukajt dhe...”/ Albulena Haxhiut i vjen kundërpërgjigja e fortë

Nga: P.R. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 07:56
Ilustrim/Bota sot

Sipas Ministres së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiut, rasti i vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, e që nga Vetëvendosje konsiderohet vrasje, është rasti më i rëndë në Kosovën e pasluftës.

“Nuk ka rast më të rëndë në Kosovën e pasluftës se sa rasti Dehari, ku një aktivist politik burgoset pa asnjë përgjegjësi dhe nuk del i gjallë nga burgu dhe ish-ministrja e partisë tënde as nuk e ka marrë mundin të paktën dorëheqje të jepte edhe përkundër kërkesave të shumta qytetare”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.  

Por, kjo deklaratë e Ministres Haxhiu, ka nxitur reagimin e Saim Tahirajt, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj, i cili i cilëson skandaloze fjalët e Haxhiut.

Image
Saim Tahiraj

“Deklarata të tilla të papërgjegjshme nga politikan të papërgjegjshëm, jemi mësuar t’i dëgjojmë shumë shpesh, madje ndoshta mundë të themi ditore. Aq shumë e kanë kontaminuar opinionin shqiptarë sa që janë bërë normale dhe nuk po reagojnë më ndaj tyre. Të thuash se rasti Dehari është rasti më i rëndë në Kosovën e pas luftës është më tepër se skandaloze”, thotë Tahiraj, i cili i kujton Albulena Haxhiut vrasjet makabre të anëtarëve të LDK-së pas lufte, ku Shaban Manajt madje i ishte djegur edhe trupi pas vrasjes.

“Kur them kështu nuk mendoj se rasti Dehari nuk është i rëndë dhe se më dhembë shpirti për një djalë të ri shqiptar, por mendoj se nuk është rasti më i rëndi në Kosovën e pas luftës, siç po e thotë kjo far Ministre e Drejtësisë. A thua ku ka jetuar kjo zonjë në Kosovën e luftës dhe pasluftës? Në Kosovë apo jashtë Kosovës? Si nuk po i kujtohen shumë vrasje politike të personaliteteve të shquara të LDK-së? A ka vrasje më skandaloze se vrasjete gazetarit Ali Uka,i masakruar në banesën e tij në Tiranë? I Ministrit të Mbrojtjes së RK në mesë të Tiranës? A ka ma krim që hetimet mbyllën shumë shpejt dhe sot e 23 vite pas lufte nuk kërkon askush drejtësi për ta, madje as Ministresha arrogante dhe tabori i saj!”, shprehet Tahiraj për “Bota sot”.

“A ka raste më të rënda se vrasjet; e Ekrem Malokut, Xhemail Mustafës, Ismet Rracit, Ukë Bytyçit, komandant Drinit, vrasja dhe masakrimi i Rexhë Osaj,Sinan Musaj, Ramë Peja, Bashkim Balaj dhe hedhja e tyre në Bunar të një serbi, vrasja kriminale e Tahir Zemajt me të birin dhe Hasan Zemaj, e katër vëllezërve Musaj nga Strellci, e komandantit të Rugovës Smaj Hajdaraj, vrasja dhe djegia e trupit të Shaban Manajt?”, shton SaimTahiraj.

Sipas Tahirajt, brenda VV-së janë të strehuar njerëz që janë të implikuar në vrasjet politike.

“I përmenda vetëm këta sa për të ja kujtuar kësaj Ministres së Drejtësisë sepse lista e të vrarëve politik të LDK-së është shumë e gjatë që për çudi nuk po i kujtohen dhe as që ju kujtuan ndonjëherë Ministres dhe taborit të saj. Nuk ju kujtuan asnjëherë për të vetmin shkak se në mesin e taborit të saj janë strehuar shumë të dyshuar që mund të kenë lidhje me ato vrasje kriminale! Një të tillë e keni nëHagë ku po gjykohet si i dyshuar pikërisht për ato vrasje! Ju çdo herë situatën në Kosove e keni shiquar dhe vlerësuar vetëm nga këndi juaj dhe taborit që i takon, i cili ishte, është dhe do të jetë i një vije ideologjike që e trashëguat nga nëna e juaj LPK. Kjo është pika kryesore që ju mban unik sado që përlahi publikisht për të mbuluar gjurmët”, nënvizon Tahiraj.

Për fund, Tahiraj i bën thirrje Ministres së Drejtësisë që të kërkojë dhe punojë edhe për zbulimin e vrasjeve politike që kanë nodhur në Kosovë.

“Të gjitha lëvizjet e fundit drejtë Hagës e vërtetuan fuqishëm edhe një herë se jeni të njëjtit që nga Tirana me kryeministrin Rama, me ish presidentët e Shqipërisë dhe rrjetin e tyre. Në Kosovë ju që jeni pjellë e asaj ideologji në Shqipëri, madje po bashkëpunoni shkëlqyeshëm me prijësin e Neootomanizmit dhe argatin e Neobolshevizmi Rus. Nëse vërtet kjo Ministreshë e Drejtësisë është Ministre e Drejtësisë e Republikës së Kosovës e jo e VV-së, duhet ta kërkoj dhe zbatoj drejtësinë njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Atëherë le ta merr mundin dhe t’i vizitojë këto familje, ta viziton edhe ish kolegun e sajë deputet, deputetin Fetah Rudi dhe aty do e mësoj të vërteten se cilat raste janë të rënda dhe më të rëndat”, përfundon për “Bota sot” Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat