‘Përçarje’ në Vetëvendosje/ Bulliqi shuan zërat

Politika

‘Përçarje’ në Vetëvendosje/ Bulliqi shuan zërat

Nga: A.SH Më: 1 tetor 2022 Në ora: 14:22
Shpejtim Bulliqi

Në Lëvizjen Vetëvendosje tash e sa ditë është folur për ‘përçarje’ në grupin Parlamentar.

Madje, së fundi dy deputetët e VV-së, Gramos Agusholli dhe Eman Rrahmani u panë ulur në vendet e rezervuara për opozitën, saktësisht AAK-në, e që të dy mohuan se do të largohen nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Për këtë gjatë një intervistë për “Bota sot” ka folur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili ka mohuar zërat për një përçarje të tillë.

Ai ka thënë se, kjo çështje është e fryrë nga mediat dhe portalet, dhe që sipas tij, ka mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por që mes grupit parlamentar ka harmoni e bashkëpunim të mirë.

“Unë besoj që më shumë kjo çështje është e fryrë nga mediat dhe portalet sesa që ka në të vërtetë ndonjë përçarje. Përderisa kemi grupin më të madh parlamentar dhe jemi subjekti që udhëheqim me Qeverinë sigurisht që ka mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por sipas informatave që kam e di se grupi parlamentar ka harmoni e bashkëpunim të mirë ndërmjet vete”, ka deklaruar Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat