“Fundi i Ramushit në politikë ka ndodhur”/ Paralajmërimi për Haradinajn – ky është skenari i radhës për të!

Politika

“Fundi i Ramushit në politikë ka ndodhur”/ Paralajmërimi për Haradinajn – ky është skenari i radhës për të!

Nga: M.H. Më: 1 tetor 2022 Në ora: 22:41
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që menjëherë ta ndërpres grevën.

Në të kundërtën, Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.

Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”, ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se është e natyrshme që Haradinaj të kërkojë dorëheqjen e Kurtit, pasi është i njejti që ia ka ndaluar tenderët dhe shpërdorimin e parasë publike.

Në këtë kuptim, opozita kërkon të gjej edhe pretekstin më të vogël për sulm ndaj qeverisë, me iden se do e lëndojnë përcëptimin publik ndaj qeverisë Kurti”, u shpreh analisti.

Është e natyrshme me kërku dorëheqjen e Kurtit, pasi është " fajtori" i ndaljes së tenderëve, luksit dhe shpërdorimit të parasë publike, e kush më shumë se Ramushi shquhet për luks në kurriz të parasë publike.Në këtë kuptim, opozita kërkon të gjejë edhe pretekstin më të vogël për sulm ndaj qeverisë, me idenë se do e lëndojnë perceptimin publik ndaj qeverisë Kurti”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thekson që fundi i Ramushit në politikë ka ndodhur veçse ai personalisht nuk ka arritur ende ta kuptojë.

Ramushi nuk po dëshiron ta kuptojë se koha e tij dhe ish komandantëve ka mbaruar, dështuan në qeverisje andaj u ndëshkuan. Janë të kota ulërimat e Ramushit, qytetarët e dinë kush janë Ramushi dhe soji i tij, kështu që ata skanë asnjë të drejtë të akuzojnë dikë pasi vet janë fundërrinë e degradimit të vendit. Fundi i Ramushit në politikë ka ndodhur, sa keq që spo e kupton z.Haradinaj”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat