Kryetari i LDK-së në Gjermani me akuza të rënda për Thaçin, Veselin, Selimin... Tregon vrasjet që i urdhëruan

Politika

Kryetari i LDK-së në Gjermani me akuza të rënda për Thaçin, Veselin, Selimin... Tregon vrasjet që i urdhëruan

Nga: P.R Më: 2 tetor 2022 Në ora: 19:58
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish ushtar gjatë luftës në Kosovë, Osman Ferizi, për gazetën “Bota sot” ka dalë kundër ndihmës financiare, që shteti i Kosovës po bën ndaj të akuzuarve të Gjykatës Speciale, të cilët ndër tjerash akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

Deri më tani, nga fondi shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara për një vit e gjysmë në total janë shpenzuar mbi 11 milionë e 500 mijë euro. E këtë Osmani e quan një hipokrizi që ndodhë vetëm në Kosovë.

“Gjykatës Speciales duhet t’i shtohet hetim për pasurinë e vjedhur të qytetarëve dhe shtetit, drejtësi për të vrarët gjatë dhe pas luftës! Dihet që nga 2015, kur u aprovua ligji për Dhomat e Specializuara po atëherë qëllimisht dhe politikisht u miratua ligji që u garanton të akuzuarve potencial që dihej kush ishin mbështetje financiare. Kjo hipokrizi Shqiptare e Shtetërore vazhdoi edhe kur të akuzuarit u sollën në Hagë duke propaganduar follco mashtrimin se këta të akuzuar “ po e mbrojnë UÇK-në”, UÇK-në si pjesë integrale e FARK-së ishte sakrifica, nderi dhe virtyti i përpjekjeve shekullore për liri”, thotë Ferizi.

Image
Osman Ferizi

Sipas tij, të akuzuarit nga Gjykata Speciale hartuan listat e zeza për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Po t’i kthehemi faktit nga gjendja reale, pse u akuzuan bash Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi… do duhej të ishte edhe Xh. Haliti, I. Reçica …sepse ishin kupola e ish SHP të UÇK-së dhe SHIK-së të cilët më gjuhen e tyre, të shpifjes, akuzuan, motivuan, nxorën komunikatat, krijuan” listat e zeza”, kërcënuan, inskenuan, intriguan, shpifen, vrasjet e ndodhura nëpër Kosovë të veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, ish eprorë e gazetar e ish ushtar mbështetës të vijës institucionalë të Presidentit historik- dr. Rugova si në kohen e regjimit të Enver Hoxhes, po atentatet ndaj Presidentit nga kush u bënë dhe a i dënuan ndonjë herë këto vrasje këta të akuzuar që sot ndodhen në vendin e duhur dhe pa u zbardhur vrasjet e mbi 1000- veprimtarëve, pa u dënuan nxitësit dhe dorasit (shumë janë vrarë nga ta) nuk bënë të lirohen, afërsisht deri tani janë të vrarë 23-dëshmitar”, thekson Osmani për “Bota sot”.

Më tej, Ferizi hedh akuza të rënda ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e të tjerëve, për të cilët thotë se kanë kryer krime të rënda.

“A ka ma hipokrizi e turp për shoqërinë tonë që krerët e një organizatë ushtarake që u imponuan dhe erdhën më puqe e tradhëtira duke e uzurpuar “UÇK-në”, puq ndaj Adem Jasharit, puq ndaj Ilir Kanushevcit, puq ndaj Bejadin Allaqit, puq ndaj Mërgatës që e vodhën dhe mashtruan, pra të akuzuarit që thuhet në aktakuzë që kanë vra civil të pafajshëm, kundërshtar politik, pse, cili ishte motivi, çka i shtyu, pushteti, paraja, tradhtia, pse u vranë, ( Ish MMRK kol. Ahmet Krasniqi, Enver Malokun, Xhemajl Mustafen, Tahir, Hasan dhe Enis Zemaj, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shaban Manaj, Haki Ymeri, kom. Drinin, Kom. Korbin, kom. Karadaku, kom. Leopardi, Qamil Ilazi,, Smajl Berbatovci, Adem Zekaj, Ali Rraci,, vëllezërit Nikqi, Xhevat Isufin, Konushevcin, Kumanoven, Agim Qelaj, B. Allaqin, major Skender Gashi, Shefki Popova, Sadri Ramqaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Azem dhe Hysni Stoliqi, …. u plagosen dhe shpëtuan Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Ejup Visoka, ….., që 22-vite pritet përgjigje, pra këto vrasje kanë adresë dhe për turp dhe injorancë”, shprehet Ferizi.

Sipas Ferizit, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi angazhuan avokatët më të shtrenjtë, pasi e dinë se akuzat ndaj tyre janë të rënda.

“Ky Shtet ndanë fonde për mbrojtje financiare që llogaritet të shkoi deri në 100 milion €, kur dihet që Haga është në Evropë e jo në Rusi, Serbi apo Kinë, gjyqtaret janë Amerikan dhe evropian pra nga shtetet që ndihmuan, njohën, sponzorizuan, ndihmuan dhe sot po mbrojnë sigurinë tonë. Këta po të ishin të pastër dhe “patriot” nuk do nxisnin vrasje kundër bashkëveprimtarëve të tyre, nuk do zhvatnin fondet e luftës, nuk do kapnin pasurin e Shtetit, nuk do krijonin Fonde mbështetëse( H. Thaçi dhe K. Veseli) për mbrojtje por të gjithë këta janë super milioner nga pasuria dhe zhvatja e shtetit dhe qytetarëve, i morën avokatet më të shtrenjtë (Jonathan Rice, David Yung, Ben Emmerson, Pierre Prosper, Bat Mertins, Toby Cadman…) sepse i paguajnë taksapaguesit e varfër të Kosovës”.

“Këta janë degraduesit dhe komprometuesit e UÇK-së, këta e komprometuan Shtetin dhe popullin fisnik të Kosovës sepse ato veprime kriminale çdo Shtet, ushtri e populli do i dënonte. Kujt ti themi sot “ Patriot” e kujt “ Tradhtar”, është e lehtë të ndahet. Ai që të vret për pushtet dhe karrierë dhe zhvatje shteti dhe sot është milioner pa punuar asnjë ditë të vetme apo intelektual, gazetar, eprorë ushtarak më akademi që një jetë ia ka kushtuar kombit, pra këta milioner të akuzuar nga Haga të paguhen nga arka e Shtetit është hipokrizi dhe duhet sa ma parë të ngrihet një komision parlamentar dhe të zbardhet pasuria e të akuzuarve dhe nga fondet që kanë ti paguajnë avokatet e tyre, sepse kështu edhe në burg po bëhen “milioner” duke u sjellë si viktima, mund të ndodhë të blihet “Liria” në këto gjykata sepse nuk është thënë kot se”, deklaron më tej Osman Ferizi.

Për fund, ai thotë se Gjykata Speciale është shpresa e fundit për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Leku e qonë ujin përpjetë), por do jenë gjithë jetën të akuzuar, pastaj ku do kërkohet drejtësia, kjo gjykatë është shpresa e fundit për të qetësuar shpirtrat e trazuar të familjarëve të të vrarëve dhe shoqërinë e Kosovës, kjo njollë e zeze hiqet vetëm nga drejtësia ndryshe do veproi Kanuni edhe pse është një ligj dhe normë e tejkaluar por kur nuk ka shi edhe breshëri është i mirëpritur. Kur do kthjellet ky popull i mjerë, mashtrim pas mashtrimi, vetëm shiko si erdhe në pushtet duke eliminuar shqiptarë, duke vjedhë e blerë vota, duke zhvat dhe shit pasurit e popullit dhe tani të paraqiten si “viktima” se bota perëndimore ka ra nën ndikimin e Serbisë e Rusisë janë përralla më mbret, ju ishte e zeza e Kosovës, ju do ishit sjellë si Kmeret e Kuq të Kamboxhias ndaj popullit po mos të ishte Amerika në Kosovë, nëse historia do shkruhet drejt ju do mbeteni në krahun e Esat Pashës më të bëmat e juaja”, përfundon Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish ushtar gjatë luftës në Kosovë, Osman Ferizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat