Dimal Basha për “Bota sot”: Ekzekutimi i pagave për grevistët është shkelje ligjore! Ka një zgjidhje për të mos u ndëshkuar askush

Politika

Dimal Basha për “Bota sot”: Ekzekutimi i pagave për grevistët është shkelje ligjore! Ka një zgjidhje për të mos u ndëshkuar askush

Nga: M.L. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:20
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e konsideron si të drejt vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, Basha ka thënë se, vendimi i qeverisë është i bazuar në ligjin për greva.

Vendimi është i drejtë sepse është i bazuar e ligjin për greva. Çfarëdo veprimi ndryshe nga Ministria e Financave do t ‘ishte shkelje ligjore”, ka deklaruar Basha.

Mirëpo, ai ka theksuar se ndonëse është dëmtuar procesi, për këtë nuk do të duhej të ndëshkohej askush.

Propozimi i deputetit është zëvendësimi i orëve të humbura nga mësimdhënësit grevistë.

E dyta, procesi është dëmtuar dhe për këtë nuk do duhej të ndëshkohet askush, por vetëm do duhej të zëvendësoheshin orët e humbura me pagën e humbur dhe gjithçka do zgjidhej!”, është shprehur Basha.

Ndryshe, sot pas një muaji grevë të mësimdhënësve, ka nisur mësimi i rregullt në shkollat fillore dhe të mesme në vendin tonë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos i ekzekutojë pagat për grevistët.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, ka deklaurar se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka deklaruar Kryeziu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat