Zbulohet pse Gjukanoviqi mund të dëshmojë në favor të Thaçit në Hagë - ky është “nderi” që ia bëri kohë më parë!

Politika

Zbulohet pse Gjukanoviqi mund të dëshmojë në favor të Thaçit në Hagë - ky është “nderi” që ia bëri kohë më parë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 9 tetor 2022 Në ora: 22:05
Hashim Thaçi me Milo Gjukanoviqin, dhe një zyrtare

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, në një letër të dërguar Kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith, ka treguar se në listën e dëshmitarëve mbrojtës për rastin, janë edhe tetë ish-diplomatë, figura ushtarake të NATO, të OSBE-së, UNMIK-ut e misione të tjera, të cila kanë qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Gjithashtu ka paralajmëruar se si dëshmitar mbrojtës për Thaçin, do të jetë edhe një top-zyrtar i një shteti fqinj të Kosovës.

Ani pse nuk u përmend emri i zyrtarit nga shteti fqinj i Kosovës, mendimi që dëshmitar për Thaçin mund të jetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka arritur të sjell debate në opinonin vendor.

Lidhur me këtë, për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se Gjukanoviq do të dëshmojë në dobi të Thaçit pasi i njëjti ia dhuroi Çakorrin duke ia bërë një nder historik.

Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Gregory Kehoe në një shkresë dërguar Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, thekson se pret të dëshmojnë edhe nëntë ish diplomatë të huaj, që mendohet se gëzonin autoritet të lartë apo kishin, dhe dikush ende ka detyra të larta shtetërore. Sot midis këtyre nëntë diplomatëve të huaj, u lakua edhe emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Pse jo bile presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, do të dëshmojë me vetëkënaqësi në mbrojtje të Hashim Thaçit, kur dihet se Hashim Thaçi ia bëri nderin me të madh në histori, duke ia dhuruar si në tepsi Çakorrin më 8200 hektarë, këtë përkrenare madhështore të Kosovës, që ia kishte dhuruar natyra dhe gjithmonë ishte e Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që presidenti Rugova e ka mbrojtur çdo cep të Kosovës, mirëpo Thaçi, Haradinaj dhe Mustafa e dhuruan Çakorrin me vet-dëshirë.

Gjithashtu ai cek që mbrojta e Çakorrin ishte premtim i Rugovës, se do ta mbrojë gjithmonë.

“Për Çakorrin gjatë historisë janë zhvilluar beteja dhe luftëra të përgjakshme midis Kral Nikollës dhe Mark Milanit të Malit te Zi, por kurrë nuk ia arritën ta pushtojnë Çakorrin, sepse atë e mbrojtën kreshnikët e Rugovës më plot fanatizëm ku edhe sot atje gjenden varret e tyre. Por, çuditërisht pas 100 e më shumë vjetëve, Çakorrin ia dhanë vetë shqiptarët pa luftë. Ndodhi kjo pas luftës, apo më mirë në vitin 2017, kur me propozimin e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës, Parlamenti i Kosovës turpshëm dhe tradhëtisht e ratifikoi demarkacionin me Malin e Zi, i cili që atëherë i takon Malit të Zi. Këtë e bënë pa u pyetur fare popullata e Rugovës, ani pse ata e kishin premtimin dhe zotimin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, së Çakorri përjetësisht do të mbetet i Kosovës, i rugovasve që dikur e mbrojtën me fanatizëm duke dhënë edhe jetët e tyre”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat