“Bomba” e Albin Kurtit/ Profesori: Është mëse e drejtë!

Politika

“Bomba” e Albin Kurtit/ Profesori: Është mëse e drejtë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 22:37
Albin Kurti

Në media është raportuar se qarqet diplomatike në Prishtinë kanë raportuar për sinjale dramatike që mund të shfaqen në takimin e afërm që do të mbahet në Bruksel.

Sipas këtyre raportimeve bëhet fjalë për një draft që Albin Kurti e ka bërë gati prej kohësh e pret që ta lëshojë në tavolinën e bisedimeve, e që do të jetë një ‘bombë’ e vërtetë.

Po ashtu është raportuar se ndërkombëtarët janë të alarmuar se kërkesës për të pranuar variantin gjerman të Asocacionit të Komunave Serbe, i cili edhe pse nuk ka funksione të qarta ekzekutive, është një entitet i veçantë pushteti, Albin Kurti do t’i përgjigjet me një kundër propozim.

Burimi diplomatik bën të ditur se drafti që ka gjasa ta hedhë Kurti në Bruksel është: “O mbajmë asocacionin e heqim privilegjin politik, ose mbani privilegjin politik e jo Zajednicën. Të dyja nuk shkojnë”.

Për këtë çështje, ka folur analisti politik prof. Sulejman Mehazi.

Mehazi thotë se përgjigja e Kurtit është e arsyeshme.

“Nëse është e vërtetë se në takimin e ardhshëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do përgjigjet me një draft kundër variantit gjerman me rastin e asociacioneve të komunave serbe nuk është asfarë "bombe" ndaj Serbisë e BE-së, por shumë e arsyeshme për paqën që duhet të pranohet nga gjermanët dhe francezët në takimin e ardhshëm në Bruksel, ku sipas informatave të ndërkombëtarëve thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e ardhshëm me Serbinë do delë me qëndrimin se: "barazi e plotë e pakicave në Kosovë do ishte heqja e privilegjit politikë që ka pakica serbe në Kushtetutë"”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, është shumë e vërtetë dhe pyet pse pakica serbe në Kosovë të jetë më e priviligjuar sesa pakicat tjera turke, boshnja, rome etj. njësoj sikurse pakicat serbe hungareze, rumune, boshnjake, shqiptare që fare nuk janë të priviligjuar në Serbi.

“Asnjë pakicë në botë nuk është aq e priviligjuar sesa serbët e Kosovës, asnjë pakice në botë nuk i jepen të drejta shtetërore që pa farë votash të fitojnë në parlament dhjetë deputetë dhe domosdoshmërisht të jenë në qeveri”, shton ai.

Mehazi pohon se, nëse serbët e Kosovës janë të priviligjuar pse dhe hungarezët e Vojvodinës mos të jenë të priviligjuar në Serbi, aq sa ju jepet e drejta priviligjuese serbëve të Kosovës, pse mos t'u jepet e drejta priviligjuese asociacionuese edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që sipas regjistrimit të popullsisë kanë dalur mbi 120 mijë.

“Si mundet pa farë votash të jetë çdoherë në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiqi, i Listës serbe të Vuçiqit që se njeh Kosoven e në anën tjetër pakicat tjera turke, bonjake, rome dhe serbe që njohin Kosovën të eliminohen nga qeveria për shkak votave të tyre, prej nga ky luks i pakicës serbe në Kosovë?”, thotë ai.

Profesori tutje shton se, nëse Serbia nuk e ndërron kushtetutën për Kosovën, pse Kosova për hatër e qejfin të asociacionit të pakicës rebele serbe të priviligjuar të ndërronte kushtetutën?

“Të drejtat e pakicave serbe në Kosovë duhet të jenë as më pak e as më shumë sesa pakicat hungareze, shqiptare, boshnjake, rumune, bullgare kroate në Serbi, kaq dhe qartë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat